Teste

July 1, 2020 | 8:16

Test / A është në krizë lidhja juaj?

Objektivi i këtij testi nuk është që të kuptoni nëse marrëdhënia juaj është në krizë, por t’ju ndihmojë që ta zgjidhni një situatë të mundshme krize. Nëpërmjet përgjigjeve, do t’ju tregojmë sesi të përmirësoni marrëdhënien, nëse ka ndonjë problematikë apo vetëm disa re në horizontin tuaj.

Ky është një test shumë i veçantë, pasi pyetja pas pyetjeje, do të bëhet e qartë se ku lind kriza dhe çfarë të bëni për ta zgjidhur…

  1. Kërkon mendimin e partnerit për një problem që ke. Si reagon ai?

a. Përgjigjet me kujdes dhe i përkushtuar.

b. Jep një përgjigje praktike, konkrete.

c. Nuk shfaq asnjë interes, nëse nuk është problemi i tij.

  1. Zgjidh një frazë që përshkruan më mirë marrëdhënien që keni tani:

a. “Kemi arritur në njëfarë stabiliteti”.

b. “Ndodh që të mos i tregojmë njëri-tjetrit as gjërat më të vogla”.

c. “Ndonjëherë më duket i largët”.

  1. Mundohu të kujtosh se si ndiheshe në fillim të lidhjes. Çfarë ka ndryshuar?

a. E dua edhe më shumë dhe besoj verbërisht tek ai.

b. Asgjë, e dua në të njëjtën mënyrë.

c. Nuk i ndiej më fluturat në stomak kur i them ‘të dua’.

  1. Në shtrat:

a. Themi shpesh “të dua” dhe shprehje të tilla dashurie.

b. Flasim pak, por ka ende pasion.

c. Ndonjëherë nuk kam fare dëshirë.

  1. Kriza financiare dhe jeta në çift:

a. E përballojmë bashkë çdo problem.

b. Mundohemi t’ia dalim mbanë të dy.

c. Fillojnë menjëherë grindjet dhe debatet.

  1. A ka partneri yt difekte, të cilat nuk i duron dot më?

a. Nuk më vjen asgjë në mendje.

b. Po, njëri sidomos.

c. Më shumë se një!

  1. A keni kaluar ndonjëherë një “periudhë pauze” në lidhjen tuaj?

a. Jo, asnjëherë.

b. Po, një herë.

c. Po, më shumë se një herë.

  1. Në çift grindjet janë normale, por si pajtoheni pastaj?

a. Duke folur, duke e analizuar problemin në thelb.

b. Duke kërkuar falje, edhe pse ndonjëherë problemi nuk zgjidhe deri në fund.

c. Duke bërë dashuri dhe duke mos folur më deri në grindjen e radhës.

  1. Jeta juaj seksuale në këtë periudhë është:

a. Shumë aktive dhe pasionante.

b. E rregullt dhe aktive.

c. Pak e mërzitshme dhe monotone.

  1. Inatet dhe sjelljet hakmarrëse kundrejt partnerit ndodhin:

a. Rrallëherë ose asnjëherë.

b. Ndonjëherë.

c. Shpesh.

Më shumë përgjigje A | Marrëdhënia juaj nuk është në krizë

Vështirësitë ekonomike, sëmundjet, tradhtitë: çifti juaj ia del të përballojë e të hedhë pas krahëve çdo gjë. Jeni shpirtra binjakë dhe pavarësisht vështirësive të jetës jeni gjithnjë pranë, të dashuruar, bashkëpunues dhe nuk e humbisni asnjëherë interesin dhe intimitetin për njëri-tjetrin.

Më shumë përgjigje B | Marrëdhënia juaj nuk është në krizë, por…

Në një marrëdhënie që ndoshta zgjat prej disa vitesh, është normale të pengoheni në ndonjë vështirësi dhe fatkeqësisht nuk jeta nuk ia kursen askujt ulje-ngritjet e saj. Mundohuni të qëndroni gjithmonë të bashkuar, pavarësisht ndonjë grindjeje, dhe keqkuptimet do të zgjidhen menjëherë. Evitoni debatet që mund t’ju shfaqen në të ardhmen.

Më shumë përgjigje C | Marrëdhënia juaj është në krizë

Ndoshta mes jush kanë lindur keqkuptime, të cilat nuk i zgjidhni dot, por aktualisht nëse përballeni me vështirësi të ndryshme, nuk ia dilni që së bashku t’i zgjidhni ato. Ju mungon bashkëpunimi, por mos u mërzisni, kriza në çift mund të kalohet, nëse jeni të dy së bashku që e doni një gjë të tillë.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 148

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top