Teste

June 7, 2016 | 10:19

TEST/ A i tregoni gjithçka partnerit?

Marrëdhënia në çift është e idealizuar kur mendojmë se nuk ka vend për gënjeshtra, për pretekste të rreme midis njëri-tjetrit. Mirëpo, që të jesh shumë transparente në jetë, a nuk është e rrezikshme? Zbuloni duke kryer këtë test se deri ku arrini ju me transparencën tuaj në marrëdhënie me partnerin. Lexojini me vëmendje situatat e mëposhtme dhe zgjidhni alternativën që i përshtatet më mirë ndjeshmërisë suaj, duke qenë e vetëdijshme se nuk ka as përgjigje të mira, por as të këqija.

1- Partneri juaj ka akses në llogarinë tuaj bankare:

a.Po. Ju i ofroni gjë atij

b.E vërtetë, ashtu si ju keni akses në llogaritë e tij

c.Vetëm në llogarinë tuaj të përbashkët

d.Nuk e shihni të arsyeshme një veprim të tillë

 

2- Partneri kërkon të jetë me ju në çdo moment të ditës:

a.Ju duket normale

b.Edhe ju dëshironi të njëjtën gjë

c.Nuk dëshironi që ai t’ju telefonojë kur jeni duke punuar

d.I tregoni gjithçka nga momenti kur nuk jeni bashkë

 

3- Ai përdor kompjuterin tuaj personal:

a.Po, shumë shpesh

b.Ndodh, ashtu si ju keni nevojë për gjërat e tij

c.Keni një kompjuter të përbashkët në shtëpi

d.Çdonjëri përdor të vetin. Është një objekt privat, s’e ndani me të tjerët.

 

4- Mësoni se ai ju ka gënjyer në lidhje me projektet e tij:

a.Kjo gjë ju bën konfuze

b.E pyesni se çfarë ka ndodhur në të vërtetë

c.Mendoni se është më mirë të mos thuash asgjë se sa të gënjesh

d.Mbyllni sytë

 

5- Ju keni qenë e shthurur para se të njiheshit me partnerin tuaj:

a.I keni premtuar besnikëri

b.Edhe ai njëlloj si ju. Jeni njohur në një mbrëmje jo shumë serioze

c.Nuk mendoni se ia vlen të hysh në detaje

d.Jeta juaj private ju përket vetëm ju

 

6- Partneri juaj ka pasur në të kaluarën probleme me drejtësinë:

a.Ju ka treguar për gabimet e tij të rinisë

b.Kushdo mund të ketë pasur një herë një problem me ligjin

c.Do të bënit mirë ta harronit këtë histori

d.Kjo gjë nuk ka vlerë për ju. Mjaft të jeni së bashku

 

7- Babai i partnerit tuaj ka probleme me alkoolin:

a.Ai nuk jua ka fshehur këtë të vërtetë

b.Edhe nëse babai juaj do ishtë i tillë, do ta kishit treguar pa drojë

c.Nuk është e rrezikshme dhe as e transmetueshme gjenetikisht

d.Kur kjo gjë nuk përbën problem në jetën tuaj, pse të jetë shqetësuese?

 

8- Partneri juaj kërkon të dijë në lidhje me pronat tuaja:

a.Nuk është sekret

b.Do të merret vesh, për aq kohë sa nuk keni asnjë pasuri

c.Është e vështirë të njohësh pasurinë ekzakte

d.I thoni se kjo gjë nuk i përket atij

 

9- Ju i jepni partnerit të gjithë pagën, është ai që e drejton buxhetin tuaj:

a.Po, nuk jeni shumë e aftë për të mbajtur llogaritë

b.Në këtë fushë, keni më shumë besim tek ai

c.Një pjesë e të ardhurave shkon në një llogari të përbashkët

d.Keni vetëm një llogari të përbashkët

 

10- Merrni vesh se partneri ju tradhton:

a.Tronditeni, e ndërprisni marrëdhënien

b.Edhe nëse përpiqeni të kuptoni, keni humbur besimin

c.Nëse është thjesht një aventurë, përpiqeni ta harroni

d.Bëni sikur nuk ka ndodhur asgjë, por kjo ju bën të reflektoni

 

11- Kur jeni në një udhëtim pune:

a.Flisni në telefon çdo ditë dhe i tregoni gjithçka ndodh me ju

b.Flisni çdo ditë për të marrë vesh se ç’bën ai

c.E merrni në telefon shpesh për t’i thënë se sa e doni

d.E merrni në telefon kur arrini, nuk ju pëlqejnë kufizimet

 

12- Në mungesë të tij:

a.Gërmoni të shfletoni letrat dhe e-mail-et e tij

b.Hapni vetëm e-mail-et e rëndësishme

c.Shikoni përmbajtjen e letrave dhe e informoni

d.Nuk e hapni asnjëherë postën e aq më pak e-mail-et e tij

 

13- Ju gjeni një veshje intime në gjërat personale të partnerit tuaj. Mendoni:

a.Dikush ka menduar t’i bëjë një shaka

b.Me siguri është një nga veshjet e tua, ka mbetur rastësisht aty

c.Ai mund të mbajë “nuska”…

d.Ndoshta nuk duhet të kishit gërmuar në gjërat e tij personale

 

14- Arrini me vonesë në takim sepse ishit duke folur në internet me një shoqe:

a.I thoni të vërtetën dhe i kërkoni të falur

b.I thoni të vërtetën, duke bërë shaka se dhe atij i ndodh kjo gjë

c.I thoni se u vonuat nga një takim pune

d.Flisni për gjëra të tjera, duke mos i përmenduar vonesën

 

15- Mamaja ju thotë se e ka parë të dashurin tuaj me një bionde në plazh:

a.Jeni në mëdyshje: po të kishte shkuar në plazh do ju kishtë thënë

b.Nuk e besoni

c.Ndoshta mamaja dëshiron t’ju provokojë

d.Nëse është kështu… silleni në të njëjtën mënyrë

 

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top