Teste

April 15, 2017 | 10:20

TEST/ Arsyetoni me mendje apo me zemër?

Të arsyetosh mirë, nuk është e thjeshtë. Ka vendime që i marrim të udhëhequr nga intuita e nga dëshirat e zemrës, por ka dhe të tjera, të cilat i sjellim e i risjellim në mendje për të bërë zgjedhjen e duhur. Si veproni ju? Jeni njeri që arsyetoni me zemër apo me mendje? Zbuloni me këtë test se cila është ajo pjesë e trupit dhe karakterit tuaj që ju udhëheq në vendimet që merrni…

1

1. Keni vendosur ku do të shkoni me pushime?

a. Në të njëjtin vend ku shkojmë çdo vit
b. Në një vend ekzotik
c. E rëndësishme është të ikim me pushime. Të shohim se ku…

2. Kur grindeni:

a. Je therëse me fjalë
b. Të vjen për të qarë
c. Ulëret dhe inatosesh

3. Në restorant:

a. Porosit diçka që e ke provuar
b. Pyet për gatimin më të shijshëm
c. Zgjedh në menu gatimin që të tërheq më shumë

4. Duhet të boshatisni dollapët:

a. Mundohesh të mbash gjërat që do të nevojiten më pas
b. Hedh çdo gjë
c. Mban gjërat që të pëlqejnë më shumë

5. Shoku i partnerit të pëlqen shumë:

a. E eviton me kujdes
b. Ndihesh në faj
c. Nuk e kontrollon dot veten

6. Nuk ke gjumë:

a. Numëron delet…
b. Lëviz e rrotullohesh në shtrat
c. Ngrihesh nga shtrati dhe bën diçka tjetër

7. Çfarë të tërheq më shumë kur sheh një shtëpi për herë të parë?

a. Drita
b. Aroma
c. Arredimi e dekorimi

8. Duhet t’i bësh një dhuratë partnerit. Zgjedh:

a. Diçka që t’i hyjë në punë
b. Një dhuratë të çmuar
c. Shëtit nëpër dyqane të gjesh dhuratën e duhur

9. Vjen mbrëmja:

a. Mendon për ditën e kaluar
b. Ke dëshirë për përkëdheli
c. Fantazon

10. Nëse mendon për partnerin, ndjesitë e para janë:

a. Siguri
b. Dashuri
c. Dëshirë

PROFILI JUAJ

Më shumë A | Udhëhiqeni nga mendja

 Racionaliteti gënjen: “grisini” të gjitha parashikimet dhe bëni të kundërtën. Racionalizoni, reflektoni përballë çdo vendimi vlerësoni me kujdes çdo “pro” dhe “kundër ”, analizoni të gjitha opsionet, mundoheni të dukeni asnjanës, sidomos me veten. Përvoja është cilësia tek e cila besoni më shumë, duke ndjekur kriterin e minimizimit të çmimeve dhe maksimizimit të përfitimit dhe mirëqenies. Nuk pranoni me lehtësi këshillat e të tjerëve, por dini të mblidhni të gjitha informatat që vijnë nga përvojat e të tjerëve. Ka një problem ama: ndonjëherë, pasi të keni peshuar mirë situatën, bëni të kundërtën e asaj që mund të parashikoni të bëni në raste të tilla. Do të shihni se do të habiteni nga rezultati.

Më shumë B | Udhëhiqeni nga zemra

 Jeni skllevër të detyrës e jetoni thjesht për fasadën. Jeni të dashur, të gatshëm për ndihmë, të kujdesshëm ndaj nevojave të të tjerëve, por edhe shumë emotivë. Bota juaj ideale është plot me përkujdesje, me ideale të mëdha e ndjenja fisnike. Për këtë shpesh merrni vendime të tërhequr nga vala e ndjenjave, duke u frymëzuar nga ajo që ju sugjeron zemra në atë moment. Duke bërë kështu, shpesh sakrifikoni dëshirat tuaja që t’u bëni vend atyre të të tjerëve, të cilat i konsideron më të denja se tuajat. Ama, jo gjithmonë ajo që mendojmë se është një detyrë, është me të vërtetë e tillë. Është joproduktive të humbisni nga këndvështrimi nevojat tuaja. Përqendrohuni tek e tashmja dhe vëreni veten në qendër të mendimeve tuaja.

Më shumë C | I mendoni mirë gjërat, por dëgjoni dhe zemrën

Dëshira për risi, ju ndihmon të rriteni. Dini t’i dozoni sa më mirë energjitë tuaja: punoni me optimizëm dhe jeni konkretë. Dini të argëtoheni e të pushoniatëherë kur është momenti i duhur. Në këtë mënyrë nuk ju mungon dëshira për të eksperimentuar situata të reja e të paparashikuara dhe dini të kapni në ajër mundësitë që mund t’ju rrisin e t’ju japin edhe kënaqësi njëkohësisht. Edhe pse arsyetoni me mendje, çdo vendim që merrni bazohet tek ajo që ju thotë zemra. Është ekuilibri i duhur për të marr vendime po kaq të duhura.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top