Teste

July 9, 2019 | 11:13

TEST / Besoni te miqësia e sinqertë?

A mund të keni një marrëdhënie miqësore, që të jetë njëkohësisht e fortë, e sinqertë dhe e përjetshme? Apo nuk besoni në miqësi dhe ndoshta i shfrytëzoni miqtë vetëm për interes, pa qenë të gatshëm të bëni asnjë sakrificë?

  1. Një mik ka tradhtuar besimin tuaj:

a. Inatosem me të dhe nuk i flas më.

b. I kërkoj sqarime dhe vlerësoj nëse duhet t’i jap edhe një mundësi tjetër.

c. E fal: miqësia është e shenjtë.

  1. Do të ishit të aftë të hiqnit dorë vetja për të ndihmuar një mik në vështirësi?

a. Varet, më parë duhet të vlerësoj situatën.

b. Po, por do të gjeja mënyrën e duhur që të mos dëmtoj as veten.

c. Po, gjithmonë.

  1. A flet me të gjithë miqtë pa rezerva, apo ke dhe marrëdhënie më të ngushta me ndonjë prej tyre?

a. Është e njëjta gjë me të gjithë, sepse nuk hapem asnjëherë deri në fund për gjërat shumë personale.

b. Kam një mik të veçantë, por edhe me të tjerët kam një marrëdhënie të shkëlqyer.

c. Hapem vetëm me shoqen apo shokun më të ngushtë.

  1. Pushimet ideale për ty janë:

a. Me partnerin.

b. Me miqtë.

c. Të gjithë së bashku.

  1. Merr vesh se shoqja jote ka rënë në dashuri me të njëjtin person që ju intereson:

a. Nuk e takoj më dhe nuk i jap asnjë sqarim për këtë vendim.

b. Kërkoj të takohem për t’u sqaruar.

c. Tërhiqem dhe i lë rrugën e lirë.

  1. Të kalosh një pasdite me një mik, është një ndër kënaqësitë e jetës?

a. Varet.

b. Pothuajse gjithmonë.

c. Pa asnjë dyshim.

  1. Mendon se partneri duhet të jetë një person me të cilin të flasësh si me një mik?

a. Jo.

b. Varet nga situatat.

c. Sigurisht.

  1. Shoqja e ngushtë të shkruan se ka nevojë për ndihmë. Si sillesh?

a. I dërgoj një mesazh ku i shkruaj se do ta ndihmoj sapo ta kem të mundur.

b. E telefonoj për të mësuar se si është.

c. Nisem menjëherë tek ajo për ta ndihmuar.

  1. Je një njeri që ka besim tek të tjerët?

a. Jo, jam mosbesuese.

b. Po, megjithatë tregoj gjithmonë kujdes.

c. Po, deri në naivitet.

  1. Mendon se zhgënjimet ndihmojnë që të jesh më realiste kundrejt miqësisë?

a. Po, nuk ekzistojnë miqësitë e përjetshme ose të përsosura.

b. Po, por edhe nëse të bëjnë të vuash, mund të ndihmojnë një miqësi të rritet.

c. Po, por nuk ka nevojë që t’i japësh shumë rëndësi.

  1. A mendojnë miqtë se ti je një person i besuar?

a. Nuk e di se çfarë mendojnë për mua.

b. Po, jam një ndër personat me të cilin ata hapen për problemet e tyre.

c. Po, mes nesh nuk ka sekrete.

Më shumë A | NUK I KUSHTONI VËMENDJE MIQËSISË

Miqësia nuk është në majë të gjërave më të rëndësishme të jetës suaj. Jeni pak skeptikë dhe nuk krijoni iluzione. Pa dyshim që keni miq e mikesha, megjithatë nuk e lë asnjëherë veten që të keni një marrëdhënie afërsie dhe besimi të plotë. Çdo gjë është sipërfaqësore dhe e ftohtë. Ndoshta një zhgënjim i madh ju ka bindur të mos flisni kurrë më, të paktën plotësisht, të mos e hapni zemrën me miqtë, por vetëm me partnerin.

Më shumë B | JENI NJË MIK SELEKTIV

I kultivon miqësitë, për shpesh përfaqësojnë strehën tuaj kur gjërat e jetës bëhen shumë të vështira apo të pakëndshme për t’u përballuar. Jepni dhe merrni dashuri dhe miqtë ju konsiderojnë si një person me të cilin është e lehtë të hapesh. Veç kësaj, ju pëlqen t’i dëgjoni të tjerët dhe të jepni këshilla, por jo t’i tregoni atyre gjërat tuaja shumë personale. Jeni një person selektiv: vetëm kush ka cilësi të caktuara, mund të bëjë pjesë në këtë rreth kaq të veçantë miqsh.

Më shumë C | JENI NJË MIK I BESUAR

Miqësia për ju është një vlerë thelbësore. Është e rëndësishme dhe e kënaqshme njësoj si dashuria, në mos më shumë. Ndiheni të gjallë dhe të pranuar vetëm me miqtë tuaj. Do të bënit gjithçka për ta dhe kjo gjë duket haptas. Por kujdes… fakti që e adhuroni miqësinë mund t’ju privojë nga pavarësia afektive dhe mund të humbisni aftësitë e të gjykuarit objektivisht.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 139

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top