Teste

August 21, 2016 | 9:42

TEST/ Çfarë babai je?

Roli i babait ka ndryshuar shumë në këto dekadat e fundit. Dikur, i tërhequr nga jeta familjare, tani është i pranishëm në edukimin e fëmijëve të tij. Po ti, ç’baba mendon se je? Je baba i kohëve moderne apo ndihesh se je ‘me të vjetrën’?

1. Djali yt feston ditëlindjen dhe 15 fëmijë të rrëmujshëm do hyjnë në shtëpinë tënde nga çasti në çast. Çfarë bën?

a. Mbyllesh në dhomën tjetër dhe vë kufjet në vesh

b. Ke përgatitur një tufë me lojëra argëtuese për ta

c. Pyet veten si do ia bësh t’i durosh deri në fund

 

2. Kur je para televizorit:

a. Sheh bashkë me fëmijët, por pa lënë pas dore aktivitetet në ajër të pastër

b. Janë fëmijët që zgjedhin programet dhe ti i njeh përmendësh personazhet e filmave vizatimorë

c. Fëmijët kanë leje të shohin televizor vetëm në fundjavë dhe ti kontrollon çdo gjë që ata shohin

 

3. Vajza jote 16-vjeçare kërkon leje të shkojë në një disko natën. E lejon?

a. Nuk shërben për asgjë të them jo: e ëma do ta përkrahë dhe nëse kundërshtoj, do dal unë i keqi

b. Jo. Është ende shumë e re dhe nuk do që të fillojë të dalë mbrëmjeve

c. E çon ti, dhe kur del nga diskoja, je po ti që e pret për ta marrë

 

4. Gruaja ka vendosur që pazarin e fundjavës do ta bësh ti me fëmijët. Si reagon?

a. Nuk të bën asnjë përshtypje. Je mësuar tashmë

b. Blen çdo gjë që ke në listën e pazarit, por del nga supermarketi i bezdisur, pasi nuk mendoje se do të ishte kaq e vështirë si detyrë

c. Shpik një mbledhje në punë për të evituar bezdinë e sorollatjes nëpër supermarket

 

5. Ke zbuluar se djali 12-vjeçar bashkë me shokët e tij përdorin kompjuterin tënd për të parë faqe jo të përshtatshme për moshën e tij. Si reagon?

a. I heq kompjuterin dhe e detyron t’u kërkojë falje edhe prindërve të shokëve

b. Qesh me vete, por atij i bën një bisedë serioze për këtë çështje

c. I bërtet, por e di shumë mirë se nuk do të dëgjojë dhe do të vazhdojë të njëjtën gjë, por do gjejë mënyrë tjetër

 

6. Mendon se je një baba:

a. Modern dhe i kuptueshëm

b. Me dëshirë të mirë për të qenë pranë fëmijëve, por i ngarkuar me shumë punë

c. I rreptë, por gjithmonë i drejtë

 

7. Vetia kryesore e gruas tënde është:

a. Të jep siguri

b. Është një grua e ekuilibruar

c. Është një nënë shumë e mirë

 

Më shumë A

Baba modern

Je ai që quhet baba modern. Investon kohë në edukimin e fëmijëve të tu dhe je shumë i pranishëm. Luan me ta, i përkëdhel, por edhe u bërtet kur është e nevojshme. Je shumë larg imazhit tradicional të shtëpisë me babanë padron dhe mamanë në kuzhinë. I ndan detyrat në mënyrë të barabartë me partneren dhe ia del mbanë shumë mirë. Urime!

Më shumë B

Baba i ngarkuar me punë

Je baba shumë i ëmbël, por shpesh tepër i ngarkuar me punë. Rezultati: shpesh je i papërqendruar, por fëmijët e tu e kanë kuptuar dhe të adhurojnë gjithsesi. Mos hyr në dilema, a je duke bërë gjënë e duhur apo jo. Përqendrohu dhe kënaqu, duke qenë i natyrshëm e spontan me fëmijët e tu, dhe gjithçka do të shkojë më së miri.

Më shumë C

Baba me mentalitet të vjetër

Je një baba tradicional dhe mishëron autoritet në familje. Gjithçka që ka të bëjë me lojërat, përkëdheljet, ngushëllimin e fëmijëve është detyrë e partneres dhe jo e jotja. Mos ndoshta ke frikë të afrohesh me ta? Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh i rreptë me ta, pasi rreptësia nuk ndikon aspak në edukimin e fëmijëve, përkundrazi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top