Shpesh edhe vetë ne vëmë në dyshim mbi ndjenjat dhe mënyrën sesi na shohin të tjerët. Edhe në një marrëdhënie dashurie ndodh e njëjta gjë. Si dukemi në sytë e partnerit? A jemi partnerja ideale për të?
Zbulojeni me këtë test, për të kuptuar se çfarë lloj partnereje je…
1. Një i panjohur, i pashëm, të afrohet në rruë mendon:
a.Sa keq, jam e zënë
b.S’ka asgjë të keqe. Le të shpresojmë që do të më flasë
c.Më mirë të mos ia var
2. Marrëdhënia seksuale duhet të jetë:
a.E gjatë dhe shpërblyese
b.E shkurtër dhe intense
c.E ëmbël dhe e paqtë
3. Te një mashkull nuk do të duroje kurrë:
a.Heshtjen dhe mungesën
b.Kërkesat për besnikëri
c.Këmbëngulja për të invaduar hapësirën tënde
4. Për ty, çdo ndarje nga partneri është:
a.Një torturë e vërtetë
b.Lehtësim
c.Çlirim i vërtetë
5. Merr një dhuratë që nuk të pëlqen:
a.Bën sikur të pëlqen
b.Nuk prisje dhuratë më të mirë
c.E falënderon thatë
6. Vlerësimi që ushqen për veten varet kryesisht nga:
a. Gjykimi që ai ka për ty
b.Agresiviteti yt
c.Nga qëndrueshmëria dhe durimi që ke
7. Gjatë një feste ai të shikon, për të ushqyer interesin e tij ti:
a.Herë pas herë i hedh shikim joshës
b.E injoron dhe vazhdon të bisedosh e qeshësh me zë të lartë
c.Largohesh pak dhe sheh jashtë dritares
8. Për t’i dhënë fund një historie tashmë të përfunduar:
a.I shkruan një letër
b.Zhdukesh nga qarkullimi
c.Pret që të jetë ai i pari që të të lërë
9. Partneri propozon të bëni një çmenduri, mendon për:
a.Një fundjavë romantike në Paris
b.Pozoni për të bërë një set fotografik
c.Një ditë në një kënd lojërash
10. Partnerit ia njeh padiskutim:
a.Dashurinë e madhe që ka për ty
b.Çdo centimetër të trupit
c.Mënyrën se si ai mendon
Profili juaj:
Më shumë a
Partnere besnike
Aspirata juaj më e madhe është të ndani me partnerin çdo minutë të ditës. Në një marrëdhënie ke nevojë për siguri, qëndrueshmëri dhe harmoni.
Më shumë b
Partnere përfshirëse
Kërkoni një mashkull që t’ju mbrojë… Problemi është se ndonjëherë nevoja juaj për qetësi nuk ju lejon të vlerësoni konkretisht karakteristikat e partnerit.
Më shumë c
Partnere kërkuese
Meshkujt duhet vazhdimisht t’ju joshin… më shumë se sa t’ju fitojnë zemrën. Është e vështirë t’ju kuptojnë dhe ndonjëherë ashpërsia juaj është çarmatosëse për ata që ju afrohen.
Përgatiti: Manjola Ereqi / Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.