Teste

September 4, 2019 | 9:10

TEST / Çfarë e dashure jeni?

Ky test do t’ju shërbejë të zbuloni se çfarë e dashure jeni dhe si silleni me veten dhe me partnerin? Janë 15 pyetje që do t’ju lejojnë të njihni më mirë veten dhe të kuptoni se çfarë dëshironi me të vërtetë nga partneri.

  1. Një burrë i panjohur, i pashëm, ju afrohet në rrugë dhe ju shkel syrin. Mendon:

a. “Sa keq, jam e zënë…”

b. “S’qenka i keq! Le të shpresojmë që të flasë ai i pari…”

c. “Më mirë të mos ia var”

d. “Pa të shohim si do rrjedhin ngjarjet?”

  1. Partneri ju propozon të bëni një “çmenduri”. Mendon se do të jetë:

a. Një fundjavë romantike në Paris.

b. Do më bëjë foto “të guximshme” me aparatin e tij fotografik.

c. Një fundjavë ku të kalojmë gjithë kohën në një park lojërash.

d. Ka organizuar një festë.

  1. Marrëdhënia seksuale duhet të jetë:

a. E gjatë dhe e kënaqshme.

b. E shkurtër dhe e fortë.

c. E ëmbël dhe çlodhëse.

d. E paparashikueshme.

  1. Partnerit i njihni pa dyshim:

a. Dashurinë e madhe që ka për ju.

b. Çdo centimetër të trupit të tij.

c. Mënyrën se si mendon.

d. Momentet e nervozizmit.

  1. Nuk do t’ia pranoje kurrë partnerit:

a. Heshtjen dhe mungesën.

b. Kërkesat për besnikëri.

c. Këmbënguljen dhe të qenit ngjitur pas jush në çdo kohë.

d. Racionalitetin e tepruar që ka për çdo gjë.

  1. Mënyra se si ai ju josh duhet të jetë:

a. Shumë romantike.

b. E vendosur dhe konkrete.

c. Bindëse, por me takt.

d. E ngrohtë dhe me pak “çmenduri”.

  1. Për ju çdo ndarje nga ai është:

a. Bezdi e vërtetë.

b. Çlirim.

c. Shërim i vërtetë.

d. Një mundësi për të rritur dëshirën seksuale.

  1. Arma me të cilën joshni është:

a. Ëmbëlsia juaj.

b. Magjepsja juaj.

c. Ngurrimi dhe droja.

d. Fantazia e zjarrtë.

  1. Merrni një dhuratë që nuk ju pëlqen:

a. Bëni sikur ju pëlqen.

b. Nuk prisje ndonjë dhuratë më të mirë.

c. E falenderon pa entuziazëm.

d. E bën të kuptojë që nuk e pëlqen dhuratën e tij…

  1. Do të hidheshe në një aventurë vetëm nga:

a. Dashuria.

b. Dëshira.

c. Dëshpërimi.

d. Kureshtja.

  1. Vlerësimi që ushqeni për veten varet kryesisht:

a. Nga gjykimi i partnerit për ju.

b. Nga agresiviteti juaj.

c. Nga qëndrueshmëria dhe durimi juaj.

d. Nga fantazia juaj dhe dëshira që keni për të ndryshuar.

  1. Nuk duron dot femrat:

a. Shumë të pavarura dhe me sjellje të tepruara.

b. Shumë serioze dhe të ngurta.

c. Me sjellje dhe veshje që bien në sy.

d. Shumë të mërzitshme, monotone dhe të parashikueshme.

  1. Gjatë një feste, ai ta bën me sy. Për t’i tërhequr vëmendjen:

a. Herë pas herë i hedh vjedhurazi ndonjë shikim.

b. E injoron dhe vazhdon të flasësh e të qeshësh me zë të lartë.

c. Veçohesh nga të tjerët dhe sheh jashtë dritares.

d. Gjen një mënyrë të këndshme për të komunikuar me të.

  1. Ndihesh e pakënaqur dhe me humor jo të mirë. Për të ndryshuar humorin:

a. Kërkon miqësi të reja.

b. I lutesh të dashurit që të takoheni.

c. Lexon një roman romantik.

d. Projekton se si të realizosh një ëndërr që ke në sirtar.

  1. Për të mbyllur një lidhje që tashmë i ka ardhur fundi:

a. I shkruan një letër.

b. Zhdukesh nga qarkullimi.

c. Pret që të të lërë ai.

d. E takon dhe duke biseduar e bën të kuptojë se rrugët tuaja po ndahen.

Më shumë A | E dashur besnike

Aspiratat tuaja më të mëdha janë që të ndani me partnerin çdo minutë të ditës. Në marrëdhënie keni nevojë për siguri, qëndrueshmëri dhe harmoni. Për të arritur këto objektiva doni një burrë që t’ju mbrojë. Problemi është që shpesh nevoja juaj për qetësi, nuk ju jep mundësinë të vlerësoni në mënyrë kritike, karakteristikat e partnerit. Tregoni kujdes të mos bini në kurthin e lajkave dhe mos e ngatërroni edukatën për diçka të rëndësishme dhe gjithëpërfshirëse.

Më shumë B | E dashur që largohesh

Jeni aktive, joshëse dhe… e shpejtë në konsumimin e një historie dashurie. Kur dikush ju pëlqen, nuk keni qetësi deri sa ta bëni për vete. Por, pastaj largohesh, sepse ke frikë se mos përfshihesh në diçka më serioze dhe jetëgjatë. Për këtë arsye zgjidhni partnerë narcistë, nga ata që me të mbaruar pasioni, mund t’i japësh duart qetësisht. Megjithatë, kujdes, të mos largoni njeriun e duhur, duke qenë se jeni shumë “e zënë” për t’u larguar nga lidhjet dhe nga ndjenjat e qëndrueshme.

Më shumë C | E dashur e ngurtë

Meshkujt duhet t’ju joshin… më shumë se sa t’ju fitojnë. Është e vështirë që t’ju kuptojnë dhe shpesh ashpërsia juaj është çarmatosëse për ata që ju afrohen. Me t’u përfshirë në lidhjen në dy, keni nevojë për kohë që t’u jepni zë ndjenjave, pozitive apo negative qofshin. Ndaj preferoni heshtjen dhe qetësinë. Megjithatë, thellë-thellë, keni shumë dëshirë për të jetuar dhe doni që ta shijoni deri në fund marrëdhënien: kërkoni vetëm që dikush të dallojë perlën që është e fshehur brenda jush… e ruajtur në cepin më të fshehtë të qenësisë suaj.

Më shumë D | E dashur që fantazon

Jeni një vullkan idesh dhe ndjesish. Kreativiteti dhe pozitiviteti juaj dalin në pah edhe në dashuri. Ju tërheqin meshkujt interesantë, jo për muskujt apo lekët që mund të kenë, por për bukurinë, buzëqeshjen… për detajet edhe më të vogla. Imagjinata juaj shpërthen para ndjenjave. Por edhe kur ndjenjat dalin në sipërfaqe, nuk jeni të afta të ndalni fluturimin e fantazisë. Jeni në gjendje, gjithmonë, t’i jepni jetë një marrëdhënieje të gjallë dhe stimuluese!

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 140

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top