Teste

December 4, 2019 | 8:18

TEST / Çfarë gjysheje do të jeni?

Gjyshet janë zëri i urtësisë, ngrohtësia e dashurisë, trashëgimia e paçmuar për të gjithë. Dinë të bëjnë të durueshme momentet e vështira, dhe të veçanta ato të gëzimit. E keni imagjinuar veten disa vite më pas? Ç’lloj gjysheje do të jeni? Provoni të krijoni një ide me këtë test.

  1. Është e vërtetë apo e gabuar që vetëvlerësimi varet nga aspekti fizik?

a. E gabuar. Një sjellje e tillë është jashtëzakonisht shumë sipërfaqësore.

b. E vërtetë. Një pamje e bukur fizike të jep siguri.

c. Do të doja të mund të thoja e gabuar, por e di që është e vërtetë.

  1. Kur ishe e vogël njerëzit për ty thonin se ishe…

a. Shumë e edukuar për moshën time.

b. Që më kanë ndërruar në lindje.

c. Shumë naive.

  1. Kur të dalësh në pension do të doje…

a. Të kujdeseshe për nipërit.

b. Të koleksionoje gazeta të vjetra dhe vazo me ornamente.

c. Të shëtisje gjithë botën.

  1. Gjërat që nuk i mëson në fëmijëri…

a. Nuk mund t’i mësosh kur rritesh.

b. Mund t’i mësosh edhe kur rritesh.

c. I mëson në universitet.

  1. Cilat nga këto karakteristika negative keni?

a. Bezdinë

b. Inatin

c. Trishtimin

  1. Cilat nga këto karakteristika pozitive keni?

a. Inteligjencën

b. Mirësjelljen

c. Energjinë

  1. Sa e shoqërueshme jeni?

a. Preferoj të rri vetëm

b. Më pëlqejnë shumë macet

c. I adhuroj njerëzit

  1. Si silleni kur duhet t’i tregoni dikujt një të vërtetë “me spec”?

a. I shkruaj një letër.

b. Jam njeri që i them gjërat ballazi, pa pritur gjatë.

c. Mundohem të formuloj sa më pozitivisht atë çka dua t’i them.

  1. Çfarë mendoni për pleqërinë?

a.Preferoj të plakem, të mos vdes e re.

b.Të paktën edhe të tjerët nuk do të rinohen më.

c.Me moshën vjen dhe pjekuria.

Më shumë A

NJË GJYSHE MODERNE

Do të jeni një gjyshe, të cilën miqtë dhe nipërit tuaj do ta kenë zili. Do të keni një freski rinore dhe të afërmit tuaj nuk do të kenë probleme nëse i shoqëroni nipërit në festa të ndryshme. Veç kësaj, do t’ju çmojnë shumë për ndjenjën e mirë dhe gjykimin tuaj të drejtë.

Më shumë B

NJË GJYSHE E MENÇUR

Jeni një person inteligjent dhe keni qenë gjithmonë e tillë. Pa dyshim që do të jeni një gjyshe inteligjente, e cila me mençurinë e saj mund t’i ndihmojë të rinjtë – edhe nëse bëhet fjalë qoftë edhe për një fjalëkryq të thjeshtë.

Më shumë C

NJË GJYSHE E TMERRSHME

Kush mendon se tani jeni kryeneçe, nuk e di ende se çfarë e pret kur të plakeni! Me moshën paparashikueshmëria e sjelljeve tuaja do të rritet edhe më shumë. Ndaj askush nuk duhet të guxojë t’ju quajë ‘plakë e çmendur’, nëse keni një bastun në dorë…

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top