Nëse jeni duke lexuar këtë test, do të thotë se jeni një gjyshe! Jeni shndërruar dy herë nënë me gjithë gëzimin që pason: urime! Kemi përgatitur këtë test për të nderuar rolin tuaj, duke qenë se gjyshërit janë një pjesë shumë e rëndësishme e familjes në jetën e fëmijëve. Keni përgjegjësinë e madhe që t’i transmetoni dashurinë dhe edukatën dhe për të qenë një shembull që duhet ndjekur.
Nëse duhet të cilësoni veten si gjyshe, cilat fjalë do të përdorni? Pa dyshim ka disa tipare që ju dallojnë dhe me anë të këtij testi mund t’i kuptoni ato. Përgjigjuni me sinqeritet pyetjeve tona dhe argëtohuni!
- Vajza ju telefonon dhe ka nevojë që t’i mbani fëmijët në mbrëmje. Si përgjigjeni?
a. Padyshim që po! Çfarë mund t’i them? Anulloj çdo plan tjetër dhe mbaj fëmijët.
b. Jo, jo. Më vjen keq e dashur: sot do dal vetë! Nesër nuk ka problem, por sonte kam programuar diçka.
c. Bën sikur nuk ka valë telefoni dhe sikur je nisur për një udhëtim.
d. Nuk ke mundësi për të mbajtur fëmijët dhe të vjen keq. E ndihmon të gjejë dikë tjetër.
- Është e martë dhe fëmijët paradite do të qëndrojnë me ty. Çfarë u ke përgatitur?
a. Drithëra e fruta.
b. Panine me vaj, domate e proshutë: fëmijët kanë nevojë për energji!
c. Bukë me çokollatë, dhe qumësht të ngrohtë që ata të shkrijnë brenda pluhurin e kakaos.
d. Kroasantë me proshutë e djathë, pite me banane e arra të bëra në shtëpi, sallatë frutash dhe qumësht.
- Si të thërresin nipërit?
a. Nëna ose gjyshe.
b. Në emër.
c. Nënoke ose ndonjë emër tjetër me dashuri.
d. Nuk të thërresin, thjesht të mbulojnë me puthje.
- A u përgatit ndonjë dhuratë kur vijnë në shtëpinë tënde apo kur shkon t’i vizitosh?
a. Sigurisht, u jap gjithmonë lekë!
b. Pa dyshim, gjithmonë marr me vete një qese me ëmbëlsira dhe karamele.
c. Më pëlqen t’u dhuroj gjëra origjinale, të veçanta, të cilat i gjej nëpër dyqane gjatë udhëtimeve që bëj apo që i bëj vetë në shtëpi.
d. Libra, përralla ose kartolina, gjëra që i ndihmojnë të mësojnë.
- Kur qëndroni bashkë, cili është aktiviteti që bëni?
a. Shohim një film: e zgjedhim atë bashkë!
b. I çoj për drekë a darkë jashtë, sillen shumë mirë.
c. Bëjmë gjëra origjinale: udhëtime të vogla, në muze apo dalim për piknik…
d. Shkojmë jashtë qytetit, që të marrin ajër të pastër e të mund të vrapojnë.
- Cili është libri juaj i preferuar?
a. Romeo dhe Xhulieta
b. Vrasje në trenin Orient Ekspres
c. Udhëtim në qendër të Tokës
d. Princi i vogël
- Kur udhëtoni së bashku, çfarë ju pëlqen më shumë të bëni?
a. Të luani e të argëtoheni.
b. Të tregoni histori apo t’i shpikni ato.
c. Të këndoni së bashku këngët që i pëlqejnë më shumë.
d. Të vizatoni e ngjyrosni.
Më shumë A
GJYSHJA QË DO TË DONIN TË GJITHË
Je e ëmbël, e dashur, e mirë, më e butë se sa buka e sapo dalë nga furra. Nëse dikush do të kërkonte në google për shprehjen “gjyshja e dashur” me shumë gjasa do të dilte fotografia juaj. Bëni gjithçka për fëmijën dhe nipërit tuaj dhe kjo gjë është e mrekullueshme… megjithatë, mos ndoshta po harroni pak, fare pak, veten tuaj? Kujtoni se, përveç se jeni nënë e gjyshe, jeni një grua dhe ka shumë gjëra që duhet të bëni e të zbuloni!
Më shumë B
GJYSHE “HARRAKATE”
Argëtuese, e gëzuar e plot jetë. Nuk jeni asnjëherë e qetë, keni gjithmonë diçka për të bërë: nëse nuk bëhet fjalë për të dalë me mikeshat tuaja, atëherë qëndrimi në shtëpi me nipërit shndërrohet në një mbrëmje shumë të veçantë. Dhe kjo gjë është absolutisht fantastike: ju pëlqen jashtëzakonisht shumë të qenit gjyshe, por nuk e harroni as veten tuaj! Në shtëpi e dinë se ju pëlqen të dilni dhe të shijoni në maksimum jetën. E njihni vlerën e gjërave dhe kjo gjë vihet re në restorantet që frekuentoni, në mënyrën se si kujdeseni për veten dhe për dhuratat që bëni. Por ndonjëherë duhet edhe të pushoni.
Më shumë C
GJYSHE KREATIVE
Kjo jeni ju, origjinale, ekstravagante, unike, e ndryshme! Nipërit tuaj (dhe miqtë e tyre) nuk kanë njohur asnjë gjyshe tjetër si ju. Jeni plot të papritura! Propozoni ide, plane, gatime të mrekullueshme… Ndoshta kuzhina nuk është pasion i juaji, por, kur gatuani, recetat tuaja janë shumë interesante! Ju pëlqen të qëndroni me fëmijët dhe kur jeni mundoheni t’u jepni këndvështrimin tuaj të veçantë e special për botën, nëpërmjet përvojave të ndryshme që keni kaluar. Është e natyrshme që nipërve u pëlqen shumë të kalojnë kohën me ju.
Më shumë D
GJYSHE E MENÇUR
Jeni inteligjente, interesante dhe keni gjithmonë përgjigjen e duhur për këdo. Nipërit tuaj mendojnë se jeni magjike! Nëse ndokush do të pyeste pasqyrën e Borëbardhës “kush është më e mençura e mbretërisë?”, pa dyshim ajo do të përgjigjej që jeni ju. Keni një imagjinatë të pashtershme, ju pëlqen të lexoni përralla e tregime duke imituar zërat e personazheve, i ndihmoni nipërit të vizatojnë, u mësoni gjëra të reja, që mund t’i bëjnë ata më të ndershëm, më kurajozë, inteligjentë dhe të pavarur në jetë. Në shtëpi nuk ju zëvendësojnë me asnjë gjë të çmuar në botë.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 133
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.