Teste

November 26, 2019 | 8:38

TEST / Çfarë ju streson në zyrë?

Mendoni se janë mbledhjet e vazhdueshme, punët e shumta, shefi arrogant, apo kolegët ziliqarë që ju japin ankth? Mund të jeni shumë larg nga realiteti: stresi, thonë ekspertët, vjen nga brenda. Zbuloni atëherë bashkë me ne se cilat janë shkaqet e gjendjes së keqe në zyrë.

1

Në zyrë në krahun tuaj disa kolegë ? Diskutojnë gjallërisht. Në një çast dëgjoni të përmendet emri juaj…

a.Zemra fillon të të rrahë me të shpejtë.

b.Përgatiteni për të ndërhyrë

c.Trembeni se kolegët janë duke folur keq për ju

d.Befasoheni dhe hapni veshët për të dëgjuar.

 

Në mbledhje keni 10 minuta për të bindur të tjerët mbi një projekt tuajin:

a.Para se të hyni në mbledhje i jepni vetes disa minuta kohë për t’u shtensionuar

b.Nuk dyshoni në asnjë çast në aftësinë tuaj bindëse

c.Fillimisht gjykoni gjendjen shpirtërore të të tjerëve, e pastaj filloni diskutimin

d.Filloni të flisni lirshëm

 

Nuk gjendet dokumenti mbi të cilin keni punuar një ditë më parë, që e patët lënë mbi tryezë:

a.Ju zë paniku dhe filloni të qani

b.Mendoni se një kolege ju ka futur në këtë siklet

c.Përpiqeni të ruani qetësinë, duke kujtuar me mend të gjitha veprimet që keni bërë një ditë më parë para se të dilni nga zyra.

d.Pyesni kolegët se mos ndonjëri e ka marrë gabimisht

 

Për të zgjidhur një konflikt lipset:

a.Të jeni të bindur

b.Kurajë

c.Qartësi

d.Gjakftohtësi

 

Gjatë një mbledhjeje një kolege hedh poshtë të gjithë projektin tuaj:

a.Ironizoni me aftësitë dhe kompetencat e saj

b.Fjalët e saj ju lëndojnë dhe ju krijojnë një ndjesi marramendjeje. Nuk thoni asgjë dhe mbylleni në vetvete

c.Nxirrni jashtë të gjithë nervozizmin tuaj

d.Dëgjoni vetëm kritikat konstruktive dhe përpiqeni ta rishihni projektin duke pasur parasysh sugjerimet e saj

 

I duroni me bezdi kolegët:

a.E ngadalshëm

b.Hiperaktivë

c.Të pavendosur

d.Kokëfortë

 

Zotërimi i mirë i vetes shprehet me:

a.Siguri

b.Cinizëm

c.Shpërfillje

d.Urtësi

 

Një kolege ju ka zhgënjyer ose tradhtuar, si reagoni?

a.Sapo ju paraqitet rasti ia ktheni me të njëjtën monedhë

b.Ndiheni të plagosur, ju lëshojnë nervat

c.Përpiqeni të ndryshoni emocionet

d.E fshini menjëherë emrin e saj nga blloku i telefonave

 

Krizat ekonomike mbinxehin planetin… Si do të silleshit përballë këtij lajmi?

a.Me dyshim

b.Do të kapeni nga ankthi

c.Jeni fatalistë

d.Ju bëjnë të nxeheni

 

Një kolege ju thotë duke qarë se nuk do t’i rinovojnë kontratën:

a.E lini të shfryjë, pastaj përpiqeni ta qetësoni

b.E ftoni për drekë për të folur më shumë mbi argumentin dhe e ndani hallin me të

c.Përpiqeni të hetoni për të zbuluar pse

d.I thoni se ju vjen keq dhe se do të gjejë një punë më të mirë

 

Ju propozojnë një ngritje në detyrë interesante

a.Ishit duke e pritur

b.Kërkoni kohë për t’u menduar para se të merrni një vendim

c.Filloni të përfytyroni pozicionin tuaj të ri

d.Lëkundeni mes gëzimit dhe frikës

 

Prej disa kohësh shefi juaj sillet në mënyrë joshëse me ju

a.Bini në krizë të thellë

b.Përballeni me sytë hapur duke i treguar mendimin tuaj

c.Shpërfillni çdo formë avancimi, duke shpërfillur pikërisht atë

d.Fantazoni dhe… jo vetëm

 

Si e kontrolloni zemërimin tuaj?

a.Duke nxjerrë jashtë emocionet tuaja

b.Duke manifestuar, çdo herë, sjellje agresive

c.Duke shmangur kë provokon reaksionet që do të donit t’i shmangni

d.Duke u përpjekur të jeni gjakftohtë me gjithçka dhe gjithkënd

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top