Më në fund erdhi momenti për të shkuar në plazh! Po cila është sjellja juaj? Zhvisheni me krenari se ju pëlqen që t’ju shohin të tjerët apo keni turp? Lëvizni e shkujdesur apo preferoni të jeni “e padukshme”? Jeni një nga ato femra që luajnë gjithë ditën në breg të detit apo ju pëlqen të rrini shtrirë në shezlong për të marrë rreze dielli? Bëni këtë test dhe zbuloni se çfarë plazhisteje jeni… … dhe kini parasysh, ky është vetëm një test argëtues!
1. Në plazh vishni:
a. Një palë rroba banje të vogla që të nxiheni sa më shumë
b. Një palë rroba banje që “fshehin” pjesët intime apo edhe rroba banje trup
2. Argëtimi juaj i preferuar në plazh është:
a. Të luani tenis, volejboll dhe të rrini në ujë gjithë ditën
b. Të lexoni një libër, të dëgjoni muzikë, të shihni njerëzit rreth e rrotull jush…
3. Një fëmijë në çadrën pranë jush ju lag me ujë të ftohtë. Çfarë bëni?
a. Çoheni menjëherë, i merrni pistoletën e ujit nga dora dhe e ndiqni në gjithë bregun duke qeshur e duke bërë shaka
b. Inatoseni, fshini trupin dhe i ktheni kurrizin
4. Kur shkoni në plazh, nuk harroni asnjëherë të merrni me vete:
a. Kamerdaren tuaj për t’u lëkundur me orë të tëra nga valët e detit; raketat e tenisit dhe topin
b. Librin e preferuar, që është miku juaj më i mirë
Më shumë përgjigje A
Jeni një tip i qeshur dhe argëtues
Jeni natyrë sportive. Nuk ju pëlqen fare të trukoheni. Jeni shoqëruesja ideale për në plazh. Gjithmonë gati për një lojë tenisi apo volejbolli. Përshtateni me të tjerët dhe argëtoheni pa masë. Qeshni, bëni shaka, kërceni… jeni gjithnjë në lëvizje. Duke bërë kështu gjatë gjithë kohës, merrni një ngjyrë natyrale, trupi juaj dobësohet dhe mendja çlirohet e çlodhet nga ngarkesat dhe streset.
Më shumë përgjigje B
Jeni një tip që i pëlqen të bjerë në sy
Jeni krenare për trupin tuaj dhe ju pëlqen që të tjerët t’ju shohin. Jeni shumë e vetëdijshme për veten dhe lëvizni me elegancë nëpër plazh. Nuk bëni asnjë veprim rastësisht. Ecni duke lëvizur vithet, uleni vetëm në pozicione që tregojnë format, lyheni me produkte kozmetike kundër ujit, pa lënë mënjanë syzet e diellit, të cilat duhet të jenë vetëm të markave më të shtrenjta. Hidhni shikime provokuese kundrejt meshkujve që ju rrethojnë dhe sigurisht që ia arrini qëllimit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.