Thuhet se dy njerëz nuk debatojnë, nëse njëri prej tyre nuk dëshiron. E vërtetë, por është gjithmonë dikush i gatshëm të komplikojë jetën e vet apo të të tjerëve, duke prishur ekuilibrat e një familjeje dhe duke futur thashethemin mes palëve. A mund të bëni pjesë në këtë kategori apo jeni për të mirën e familjes suaj gjithmonë e në çdo rrethanë.
Zbulojeni me anë të testit tonë…
1.A mendoni se familja juaj është bërë fole grerëzash?
a.Praktikisht po. Secili mendon për veten dhe nëse nuk tregohesh i kujdesshëm, përfitojnë nga rasti.
b. Jo dhe aq, ka ulje-ngritje, por në fund gjërat rregullohen gjithmonë.
c.Absolutisht jo. Kemi një marrëdhënie të mirë mes njëri-tjetrit.
2. Nëse lind ndonjë problem, a mbajnë zakonisht anën e ndonjërit prej jush në familje?
a. Sigurisht jo anën time. Duket sikur janë të gjithë kundër meje.
b. Ndonjëherë po, por për atë që më përket, ia dal gjithmonë të jem një shpatull për vëllezërit e motrat. Jemi shumë të lidhur.
c. Të paktën, mundohem ta ndaloj këtë gjë. Preferoj të dëgjoj të gjitha pretendimet objektivisht. Më mirë të mos mbaj anën e askujt.
3. Çfarë bën kur je i acaruar me ndonjërin prej tyre?
a. Ua thua të gjithëve, që ashtu si ty kanë arsye të jenë të inatosur dhe vendos një mur mes vetes dhe atyre.
b. Në rastin e parë u thua në fytyrë se çfarë mendon.
c. Mundohesh të flasësh dhe të sqarosh gjërat para se ato të përkeqësohen.
4. A i pranon kritikat në rastet kur ndodh të gabosh?
a.Të bezdisin, sepse janë të padrejta.
b. Varet se kush m’i thotë këto kritika.
c. Zakonisht po, preferon që t’i thonë në fytyrë kritikat, në vend që të flasin pas krahëve.
5. Ke debate me kunetërit?
a. Mjaftueshëm, zakonisht janë ata që turbullojnë marrëdhënien tuaj.
b. Herë pas here, por jo më shumë se me vëllezërit apo motrat.
c. Shumë pak, problemet familjare i zgjidh me njerëzit e familjes.
6. Shkon më mirë me njerëzit e burrit/gruas se sa me familjarët e tu?
a. Jo, aspak. Kemi një marrëdhënie të tmerrshme.
b. Ndoshta pak më shumë, sepse me ta nuk grindem unë, por partneri.
c. Njësoj me të dyja palët. Mundohem të kem kujdes që të mos e ndërlikoj marrëdhënien që kam me ta.
7. I ke ndërprerë ndonjëherë marrëdhëniet me ndonjë nga motrat apo vëllezërit?
a. Më shumë se një herë dhe tani nuk do t’ia dish më për ndonjërin prej tyre.
b. Rrallëherë dhe inati nuk ka zgjatur asnjëherë aq shumë.
c. Asnjëherë, ka mënyra më të mira për të rregulluar problemet.
8. A kanë qenë paratë ndonjëherë shkak për t’u grindur me familjarët?
a. Po, nuk të pëlqen që të tjerët t’ju konsiderojnë leshkon e shtëpisë. Ke po aq të drejta sa dhe të tjerët.
b. Jo me të gjithë. Me ndonjërin ke debatuar, por nuk kanë qenë probleme dhe aq të mëdha.
c. Asnjëherë. Askush nuk më ka dhënë arsye për të dyshuar. I kemi bërë gjërat në mënyrë të barabartë.
9. Shqetësohesh që të ruash gjithmonë kontaktet me të gjithë?
a. Jo më, nëse nuk më telefonojnë, nuk i telefonoj. Pa dyshim nuk do e ul unë hundën i pari. Nëse kanë ndonjë interes, do të telefonojnë.
b. Mundohesh, por nuk ke asnjëherë kohë dhe në fund i lë pas dore, por jo me dashje.
c. Po, por nuk je i vetmi, edhe të tjerët të kontaktojnë gjithmonë.
10. Ndihesh më shumë i bashkuar me miqtë se sa me familjen?
a. Aktualisht po, ndihesh më mirë me ta dhe argëtohesh më shumë.
b. Pak më shumë. E do familjen, por me miqtë je më i/e afërt.
c.Secili ka vendin e vet. Miqtë nuk mund ta zëvendësojnë kurrë familjen.
Më shumë përgjigje A
Jeni shumë pinjoll
Në familjen tënde duhet të ecin të gjithë si mbi vezë, për të evituar që të nevrikosesh, e të marrë flakë situata. Është po aq e pamundur që të tjerët të mbështeten tek ti, si nga familja jote ashtu edhe nga njerëzit e partnerit. Duhet të lëshosh fillin e të jesh më tolerante. Evito kritikat pas krahëve, mos bëj thashetheme duke kërkuar gjithmonë aleatë, sepse kështu nuk bën gjë tjetër veçse shton inatet e mëritë.
Më shumë përgjigje B
Nuk jeni shumë konfliktual
Është e mundur që këtë rol e kryen një tjetër pjesëtar i familjes tënde, por nuk vihesh edhe aq në lojë për të zgjidhur problemet. Kur ka diçka që nuk shkon, ia pason topin dikujt tjetër. Ndoshta gjëja më e keqe e sjelljes tënde është se nuk je objektive. Ke gjithmonë tendencën të mbash anën e atij që të pëlqen më shumë, në vend të shkosh pas atij që ka realisht të drejtë, por fatmirësisht marrëdhëniet tuaja nuk janë aq konfliktuale dhe në fund çdo gjë zgjidhet.
Më shumë përgjigje C
Keni një marrëdhënie të shkëlqyer me familjarët
Ti shquhesh për sjelljen paqësore, por me shumë gjasa nuk je e vetmja në familjen tënde që kryen këtë rol. Secili ka pjesën e vet. Në këtë mënyrë, ia dilni të ruani një marrëdhënie prej besimi reciprok dhe për atë që të takon, më shumë se sa me të tutë, ia del të bësh pjesë edhe në familjen e partnerit. Shumë njerëz duhet të ndjekin shembullin tënd.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 124
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.