Teste

June 5, 2016 | 10:40

TEST/ Çfarë përfaqëson paraja për ju?

Të gjithë biem dakord me shprehjen se “paraja nuk e sjell lumturinë”, por të gjithë ne jemi të lumtur nëse kemi një sasi të madhe parash! Marrëdhënia jonë me paranë nuk është asnjëherë neutrale. Për disa, paraja ofron një fuqi të madhe joshjeje. Për disa të tjerë paraja sjell siguri dhe më shumë akoma, na afron ndjenjën e lirisë. Çdokush ka një marrëdhënie të veçantë me paranë. Përmes saj arrijmë të zgjidhim problemet, dëshirat dhe nevojat tona. Po për ju, çfarë rëndësie ka paraja? Si e jetoni marrëdhënien tuaj me paranë? Për të bërë një vlerësim, përgjigjuni pyetjeve të mëposhtme:

1. Jeni me miqtë në një klub nate. Në momentin që bëhet pagesa, ju preferoni:

a.Që të tjerët të marrin përsipër llogarinë

b.Secili të paguajë pjesën e vet

c.Keni dëshirë të paguani për të gjithë

d.Të gjithë të kontribuojnë

 

2. Pas disa javësh, çmimi i divanit që ju e pëlqenit shumë është ulur! Ju:

a.E kaloni me një buzëqeshje

b.E blini divanin duke i shtuar edhe dy pupa që t’i përputhen, kështu ka shumë klas

c.Prisni akoma se mund të ketë edhe një ulje tjetër më vonë

d.Nuk keni më arsye për ta blerë

 

3. Në shkollë fillore, ju i kishit zili adoleshentët për:

a.Motorin e ri që ndonjëri kishte

b.Rebelimin

c.Lirinë e zgjedhjes së rrobave

d.Mundësinë e mbarimit të viteve shkollore me sukses

 

4. Dikush këmbëngul për të blerë një nga krijimet tuaja të preferuara. Ju thoni me vete:

a.Sa do të më propozojë?

b.Të përfitoj nga fakti që i pëlqen dhe t’i ngre çmimin

c.Duhet të mendohem gjatë për këtë gjë

d.Nuk e shes për asgjë në botë

 

5. Dëshironi të shkoni për dy javë në Marok:

a.Mendoni nëse është i arsyeshëm ky udhëtim

b.Merrni mendimin e miqve që kanë qenë një vit më parë atje

c.Angazhoheni për të blerë aksesorë udhëtimi që janë në modë

d.Përgatisni valixhen dhe niseni menjëherë për udhëtim

 

6. Dikush ju bën një vërejtje të fortë dhe të papritur. Ju:

a.Përgjigjeni me qetësi

b.Habiteni me këtë sjellje të pacipë

c.E lini të kalojë këtë pjesë

d.Inatoseni dhe ngryseni në portret

 

7. Në një punë të re, jeni zemërgjerë për sa i përket shpenzimeve… Ju:

a.I humbisni gjithnjë faturat që merrni në supermarket

b.Ktheheni në shtëpi me autobus

c.Ftoni miq në restorant

d.Ofroni pjata të shijshme herë pas here me kolegët në punën tuaj

 

8. Gjatë mbrëmjeve, ju keni tendencën të:

a.Tregoni ngjarjet që ju kanë ndodhur së fundmi

b.Të vazhdoni punët personale deri në fund

c.Të respektoni të tjerët dhe fjalën e tyre

d.Të diskutoni ngjarjet e aktualitetit

 

9. Një shpenzim i paparashikueshëm ju zbraz llogarinë tuaj. Ju ndiheni:

a.E zhgënjyer

b.E zëmëruar

c.E frikësuar

d.E frustruar

 

10. Keni planifikuar prej kohësh të blini një shtëpi:

a.Kërkoni ku ka tabela që shkruajnë “Në shitje”

b.Kërkoni për një shtëpi në lagjen më të bukur të momentit

c.Vizitoni shtëpi që ju pëlqejnë dhe kaq

d.Caktoni kufirin e çmimit të blerjes dhe filloni të kurseni

 

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top