Kush është prind, është gjithmonë i vëmendshëm për të kuptuar sjelljet e fëmijëve, për të vlerësuar veprimet që ata bëjnë. Kjo gjë ndodh me të gjithë prindërit, pa përjashtim. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë prindi jeni? Si po i edukoni? Përgjigjuni pyetjeve të testit tonë dhe do të kuptoni më shumë mbi stilin e prindërimit…
- Je vonë për të dalë dhe fëmija nuk dëshiron të vishet:
a. I bërtet dhe e qorton, në mënyrë që t’i japë fund sjelljes tekanjoze
b. E bind që të shpejtojë
c. I jep një dënim
- Fëmija kthehet në shtëpi me një notë jo të mirë:
a. Inatosesh me të, shokët dhe/ose mësuesit
b. E pyet se çfarë ka ndodhur
c. Tund kokën dhe nuk thua asgjë
- Fëmija grindet se e do diçka menjëherë:
a. Ia merr, që të pushojë
b. E bind që t’ia marrësh më vonë
c. E dënon
- Të kërkon që të hyjë vetë në internet:
a. Ia lejon që të komunikojë vetëm me miqtë
b. Ke vendosur ‘kontrollin prindëror’
c. I thua jo
- Dëshiron të shkojë me miqtë në diskotekë:
a. E lë të shkojë vetë
b. E shoqëron
c. Nuk e lejon të dalë
- Nëse merr një notë negative:
a. I thua: detyra ishte shumë e vështirë
b. I kërkon që ta shihni së bashku detyrën
c. I thua që në këtë mënyrë nuk do të zgjidhë asgjë
- Në shkollë djali grindet me një shok:
a. U shkruan menjëherë mësuesve
b. Dëgjon versionin e tij të ngjarjeve
c. I thua se ai futet gjithmonë në telashe
- Humbet telefonin në një shëtitje:
a. I blen një celular të ri
b. Mund ta blejë me kursimet e veta
c. Inatosesh se nuk është treguar i vëmendshëm
- Ka tri ditë që mezi e zë gjumi:
a. I jep një qetësues
b. Pret me të deri sa ta zërë gjumi
c. E lë në dhomë me një dritë ndezur
- Fëmija nuk do të hajë drekë:
a. I jep një patatinë
b. E shoqëron ndërkohë që ai ha
c. Ia jep të njëjtin ushqim ta hajë në darkë
Më shumë përgjigje A | Të edukosh një fëmijë është një gjë e mundimshme, e vështirë. Jeni një prind që lëshoni pe, në mënyrë që të arrini rezultatin që keni paravendosur, por keni vështirësi të bashkëpunoni me partnerin, mësuesit, prindërit e tjerë. Jeni një prind i dashur, por “luftoni” mes rregullave dhe dorëzimit para kërkesave apo tekave të fëmijës. Ndiheni një print pak i kujdesshëm, i shpërqendruar dhe pak i pranishëm. Për këtë arsye nuk ia dilni të pranoni dhe menaxhoni vështirësitë e fëmijës. Jeni një prind i mirë, por mund të përmirësoheni.
Më shumë përgjigje B | Komunikoni dhe dialogoni duke e dëgjuar me dashuri e maturi. Kuptoni e i shpjegoni gjërat pa i imponuar asnjëherë “forcën” e këndvështrimit tuaj. Jeni në gjendje të kuptoni fokusin e problemeve, duke zgjedhur herë pas here përgjigjen më të mirë. Nuk besoni te dënimi, sjellje dhe mënyra shtrënguese, por te mirëkuptimi, komunikimi, respekti reciprok dhe përgjegjshmëria. Jeni me të vërtetë një prind i mirë!
Më shumë përgjigje C | Besoni në një edukim të rreptë dhe kërkues, në detyrimin pa pyetje e shpjegime. Jeni një person që impononi autoritetin, duke qenë se jeni më i rritur dhe prind. Te dhembshuria dhe dashuria ju dalloni shenja dobësie. Besoni te “shtrëngimi” e detyrimi dhe keni vështirësi që t’ia shpjegoni fëmijës suaj një gabim pa e dënuar. Një analizë individuale apo familjare mund të jetë e nevojshme për të përmirësuar sistemin tuaj edukativ.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 135
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.