Jeta në çift është gjithmonë një lojë… në sjellje. Kur njëri prej partnerëve sillet si një fëmijë shtyn pavetëdije tjetrin të veshë ‘kostumin’ prindëror. Ndërsa, kur njëri prej tyre bën rolin e mjekut, detyron në njëfarë mënyre tjetrin të sillet si pacient… Disa çifte dinë të gjejnë një ekuilibër, të tjerë nuk e arrijnë këtë.
Po ju, çfarë roli luani?
KËSHILLA
Përgjigjuni me sinqeritet të gjitha pyetjeve duke zgjedhur përgjigjen që i përshtatet ndjeshmërisë suaj. Mundet që, në disa raste të gjendeni i pambështetur në më shumë se në një përgjigje. Përzgjidhni për çdo rast vetëm një përgjigje, duke iu afruar asaj që ju qëndron si sjellje.
1.Kërkoni më kot një dvd që keni pak kohë që e keni blerë:
a.Mundoheni të kujtoni se ku e keni parë herën e fundit.
b.I kërkoni partnerit tuaj t’ju ndihmojë për ta gjetur.
c.Kërkoni në ‘kaosin e zakonshëm’ të partnerit tuaj.
d.Shprehni keqardhje për faktin se e keni humbur.
e.Akuzoni partnerin tuaj që ju a ka marrë dhe e ka zhdukur.
2.Partneri juaj vjen vonë nga puna dhe vini re që është me humor të keq:
a.I kërkoni se çfarë mund të bëni për të.
b.I vini në pah se nuk është aspak simpatike mënyra se si vjen i ngrysur.
c.Insistoni të dini çfarë ka dhe i bëni mijëra pyetje.
d.E përkëdhelni për ta bërë të ndihet më mirë.
e.I ofroni një gotë verë dhe i përgatisni darkën.
3.Ai sheh një ndeshje futbolli në televizor:
a.Mendoni se nuk dedikohet mjaftueshëm ndaj jush dhe ndiheni e lënë mënjanë.
b.Ju duket si fëmijë, i hutuar, gati si i luajtur mendsh…
c.Shkoni e uleni pranë tij.
d.Buzëqeshni: jeni e kënaqur që ai çdo herë argëtohet.
e.I propozoni, që në mundësinë e radhës të shkoni së bashku në stadium…
4.Kërkoni të merrni një kompjuter personal dhe ai nuk është dakord:
a.I thoni që do të jetë komode dhe për të.
b.Kërkoni të dini arsyet e vërteta të refuzimit nga ana e tij.
c.Tregoni, me argumentet tuaj, që përfitimi është i justifikuar.
d.I shpjegoni se i keni të ardhurat për ta blerë.
e.E kritikoni për mungesën e tij të bashkëpunimit dhe zemërgjerësinë.
5.Hyni në shtëpi dhe e gjeni frigoriferin bosh:
a.Shkoni menjëherë bëni blerjet e duhura.
b.I bëni me dije partnerit tuaj se duhej t’ju kishte paralajmëruar.
c.Kërkoni të dini nëse ai e kishte boshatisur.
d.I kujtoni se i takon atij të bëjë blerjet, këtë herë.
e.I propozoni të dilni për darkë.
6.Kunata ju bën me dije se, me bashkëshortin e saj do të kalojë fundjavën nga ju:
a.Jeni të lumtur: është një rast i mirë për të festuar.
b.Jepni maksimumin nga ana juaj për t’iu ofruar një pritje madhështore.
c.Jeni xheloze: monopolizoni vëmendjen vetëm për bashkëshortin tuaj.
d.Jeni e kënaqur… Por kërkoni nëse ishte vërtet e nevojshme të vinin.
e.Nuk do të bënit për ta as lëvizjen më të vogël.
7.Bashkëshorti juaj do të jetë jashtë për punë rreth një javë:
a.Ju takon e vetme të kujdeseni për punët e shtëpisë.
b.I premtoni se do ta merrni në telefon çdo ditë.
c.I jepni një tufë me këshilla.
d.Trishtoheni nga ideja e qëndrimit vetëm në shtëpi kaq gjatë.
e.I jepni një dorë për t’ia bërë sa më shpejt valixhen e udhëtimit.
8.Nuk votoni për partinë e njëjtë:
a.Krijoni dialog dhe përpiqeni t’i mbushni mendjen partnerit.
b.Provoni të bëni kritiken në programin e tij politik.
c.Përpiqeni të sqaroni arsyet e zgjedhjes suaj.
d.Ironizoni bindjet e tij politike.
e.Vini në dyshim të gjithë marrëdhënien tuaj.
9.Partneri juaj kërkon të realizojë një fantazi erotike:
a.Ideja ju pëlqen dhe kërkoni shtysë.
b.I propozoni, mbi të gjitha, një prej fantazive tuaja.
c.Hidhni poshtë egoizmin e tij.
d.Ta bëni të lumtur është pikësynimi i jetës suaj.
e.I përgjigjeni se ëndrrat erotike nuk janë bërë për të qenë të realizueshme.
10.Ndonjëherë e befasoni duke lexuar një gazetë erotike:
a.Ndiheni shëmtuar.
b.Bëni shaka me preferencat e tij të “tmerrshme”…
c.Përpiqeni të zbuloni se çfarë ka interesante në këtë revistë…
d.E akuzoni se kërkon ta shndërrojë trupin femëror në një objekt.
e.E zhdukni gazetën sapo ai e lë mënjanë.
Më shumë përgjigje A
Bëni fëmijën
Të gjallëruar nga lumturia, mallëngjyes nga përkëdhelitë, të ngashënjyer deri në përkufizim. Tek ju është fëmija ai që zotëron situatën. Luajeni këtë rol në çift për të qenë të dashuruar, të mbrojtur, të falur. Pavetëdijshëm kërkoni të mbani formën e dashurisë së parë. Lëreni të vendosë partneri juaj, flitini, mendo nga pozicioni yt. Ky nënshtrim i qartë eviton rrezikun për të mos pasur të drejtë apo frikën për të humbur dashurinë e tij. Por sjellja fëmijërore mund të shkatërrojë pjesëmarrjen seksuale: erotizmi bëhet më i brishtë, raporti seksual përshkohet nga një lirshmëri fizike. Dilni nga kjo pjesë atëherë kur partneri juaj nuk do të ndihet më si ju në një lidhje kaq të bashkuar. Por falë aktivitetit të dukshëm të çiftit, kjo vendimmarrje mund ta bëjë më të fortë besimin tuaj tek ju vetë dhe në ndryshimin e marrëdhënies suaj.
Më shumë përgjigje B
Bëni adoleshentin
Në çift, rebelimi është njehsuesi juaj shpirtëror: refuzoni atë që simbolizon autoritetin apo pushtetin e tjetrit dhe jini të dashuruar nga paragjykimet negative në përballje me qëllimet tuaja. Acaroheni sapo ju bëhet një vërejtje, ndiheni të sulmuar dhe i kundërviheni menjëherë. Sjellja prej adoleshenteje lind nga frika për të shfaqur dobësitë tuaja, të qenit e gjykuar si fajtore në një gabim apo mangësi. Adoleshentët gjejnë arsye në lidhje me hapat e konfliktin: “Më duaj ose më lër!” Ju intereson mbi të gjitha vetja dhe kjo mund të provokojë një klimë tensioni në çift. Rezultat kjo që pasohet me konflikte dhe dramatizim ekstrem që çojnë në kategorizimin e lidhjen tuaj. Sipas këtij qëndrimi, një çift adoleshentësh ka gjithmonë nevojë për mbrojtjen e idealeve. Pasi në të kundërt, konflikti do t’ju mundojë shumë dhe do t’ju duhet të kërkoni më tej se për çfarë keni nevojë…
Më shumë përgjigje C
Bëni prindin
Prindi merret me gjithçka, parashikon të paparashikueshmen, e gdhin për përmbushjen e nevojave të familjes. Të luash këtë rol, do të thotë të marrësh vendime për tjetrin dhe të realizosh çdolloj tipi që ka të bëjë me përgjegjshmërinë. Asnjë objektiv nuk duket i pamundur nëse ky rol ka si qëllim mbrojtjen e partnerit, ndoshta dhe nga ana juaj. Ky rol të jep mundësinë për të ofruar dëshirën për të qenë i dobishëm. Por kjo shoqërohet dhe nga frika se mund të humbasësh kontrollin. “Prindi” detyron partnerin të vishet me kostumin e fëmijës, duke e shtrënguar dhe privuar nga iniciativat. Në këtë tip të çiftit, erotizmi priret të gjejë hapësira vuajtjesh ku më pas përjetohet si shtysë negative në krijimin e familjes. Çifti “prindër-fëmijë” nuk është saktësisht modeli më i arrirë për zhvillimin personal të partnerit. Kush kërkon të largohet ky rol do të duhej t’ia nisë nga shprehja “ta lësh të lirë prenë”…
Më shumë përgjigje D
Bëni mikun
Partneri mik ndan gjithçka: emocionet, opinionet, paratë. Përshtateni këtë rol në zgjerimin e hapësirave tuaja: në çift ndihesh shumë fort, jetohet me intensitet. Partneri mik jep maksimumin e tij në mbështetje, bashkëpunimin, parapëlqen më shumë interesat e çiftit se sa ato personale. Mendon “ne” më shumë se sa “unë”. Ndarja e detyrave nuk përbën shqetësim përderisa e drejta është e negociueshme. Ky rol ndihmon në krijimin e harmonisë mes partnerit dhe botës që e rrethon. Por nën petkun e mikut, pavetëdije ndikon tek tjetri i cili duhet të luajë shumë ngjashëm me rolin tëndin. Një çift miqsh mund të gjejë një ekuilibër të mirë në të gjitha nivelet me kushtin që, të ketë projekte që mobilizojnë energjinë e përbashkët. Ndërkaq, për sa kohë do të jetë lidhje transparente, mund të provokojë dhe zhgënjime të mëdha. E mira është se duhet të zbulohet pak më shumë mbi personalitetin e vërtetë.
Më shumë përgjigje E
Bëni terapeutin
Të luash rolin e terapeutit në çift ndikon në dëshirën e shpejtë për t’i ofruar ndihmë tjetrit, për t’iu gjendur pranë. Vështirësia më e vogël ju jep shansin të ofroni “kurimin”, dhe kur nuk ka ndonjë shqetësim të vërtetë, gjendeni për ta krijuar atë. Një prej avantazheve të këtij roli është fuqia e dukshme për të cilën jep. Terapeuti kërkon të ndihet i vlerësuar dhe të jetë i kërkueshëm: di t’u përgjigjet pyetjeve të drejta dhe të zgjidhë problemet e vërteta. Kur njëri prej partnerëve vesh këtë petk, erosi i mundimshëm bie dhe kënaqësitë trupore kanë nevojë padashur të hyjnë tek të dy. Terapeuti në fakt nuk shfaqet: është i ngarkuar në leximin e sekreteve të tjetrit. Duke bërë këtë, detyron partnerin që në anën e pacientit në çift, të presë gjithnjë shërimin. Që, me sa duket nuk do të vijë kurrë … Të shprehësh emocionet e vërteta mund të të ndihmojë të rivendosësh ekuilibrat në marrëdhënien tënde.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.