Teste

February 22, 2017 | 9:41

TEST/ Çfarë u pëlqen meshkujve tek ti?

Dekolteja, buzëqeshja, buzët, këmbët… zakonisht këto janë karakteristikat që meshkujt vërejnë në takimin e parë, por më pas, me kalimin e kohës, zbulojnë diçka që i bën të veçanta femrat për sytë e tyre. Po çfarë është kjo ‘diçka’? Ndonjëherë është e vështirë ta kuptojmë dhe shpenzojmë orë të tëra për ta zbuluar. Epo, për të kuptuar pikën tënde më të fortë ndaj meshkujve, bëj menjëherë këtë test!

untitled

1. Shkon për të blerë një çantë. Cilën prej këtyre markave do zgjidhje?

a. Prada

b. Bottega Veneta

c. Diesel

 

2. Mikesha më e mirë martohet pas një muaji. Për festën e beqarisë ke organizuar:

a. Sauna, sushi dhe festë në diskotekë: mbrëmja jote ideale

b. Shëtitje me limuzinë, darkë në një restorant shumë të famshëm: një ditë të paharrueshme

c. Një seancë të plotë te qendra e preferuar estetike, humor pa fund dhe festë: do të argëtoheni pa masë

 

3. Seriali yt i preferuar është:

a. A place in the sun

b. Desperate Housewives

c. Lost

 

4. Të është prishur makina në rrugë. Ç’bën?

a. Telefonon të dashurin që të vijë të të marrë.

b. Vrapon për në punë, edhe pse je vonë tashmë

c. Hipën në autobus që të mos vonohesh në punë

 

5. Si je në shtrat?

a. Spontane dhe krijuese

b. Sensuale dhe e shpërqendruar

c. E ëmbël dhe e kujdesshme

 

6. Nuk duron dot:

a. Të të gënjejë

b. Të tallet në sy të të tjerëve me ty

c. Të të thërresë me emrin e ish-it të vet

 

7. Kur ishe e vogël:

a. Luaje me djemtë

b. Bëje shaka me shoqet

c. Rrije mënjanë vetëm me shoqen e ngushtë

 

8. Sapo ke blerë revistën e preferuar. Lexon menjëherë:

a. Artikujt për modën

b. Artikujt për jetën në çift

c. Plotëson fjalëkryqin në faqen e fundit

untitled

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top