“Në çift nuk kemi të njëjtën mënyrë për të dashuruar e për më tepër nuk përdorim të njëjtat fjalë apo të njëjtat qëndrime për t´i shprehur partnerit ndjenjat tona të dashurisë. Nëse nuk ndiheni mirë me sjelljen e partnerit tuaj, ka mundësi që ai/ajo e shpreh dashurinë me një gjuhë tjetër nga e juaja, me fjalë dhe gjeste që nuk kanë një domethënie për ju. Disa njerëz ndihen të dashuruar dhe janë të ndjeshëm nga dhuratat që marrin, disa të tjerë nga kujtimet e momenteve të ndara së bashku… Cila është gjuha juaj e dashurisë? Zbulojeni këtë dilemë duke iu përgjigjur testit të mëposhtëm.”
1. Mark Twain ka thënë: “Një kompliment i bukur më bën të jetoj përjetësisht“.
a.Është e vërtetë.
b.Ok, nëse shoqërohet dhe me një përkëdheli, puthje.
c.Nëse shoqërohet me një ftesë konkrete apo dhuratë.
d.Fjalët s’kanë rëndësi. Më bukur një takim kokë më kokë.
2. Jeni e trishtuar dhe dëshironi që partneri juaj:
a.T’ju ofrojë një fundjavë surprizë.
b.T’ju thotë: “E di që e ke të vështirë, por kam besim te kuraja jote”
c.Të vijë më herët nga puna për të qëndruar me ty.
d.T’ju përqafojë, që ta harroni mërzitjen
3 Në përgjithësi nuk duroni tek partneri:
a.Kur flet gjithnjë për punën dhe gjëra materiale (problemet që ka ose shpenzimet)
b.Kur nuk ju dhuron asgjë.
c.Kur s’ju përqafon kur lëviz në shtëpi.
d.Kur ju kritikon për gjërat që bëni.
4. Kur bëtë pazarin, harruat të blinit diçka. Prisni që partneri të thotë:
a.Shkoj unë, boll me punë sot, mjaft je lodhur.
b.Shkojmë bashkë, me këtë rast darkojmë jashtë.
c.Shkojmë… edhe në dyqanin me rroba që më ke folur.
d.S’ka problem, eja këtu që të mund të çlodhesh pak.
5. Partneri ju thotë se nuk do të jetë për darkë në shtëpi:
a.Improvizoni një darkë me miqtë.
b.Ju ka rezervuar një trajtim te estetistja që të mos e ndjeni mungesën e tij.
c.Përfitoni nga mungesa e tij dhe bëni një dush relaksues.
d.Vlerësoni që ai gjeti kohën të diskutojë me ju për këtë gjë.
6. Jeni e pakënaqur me koleget e punës.
a.Flisni me partnerin.
b.Jeni e prekur sepse ai: Ju dëgjon pa ju pyetur… Ju dëgjon duke ju përkëdhelur.
c.Ju mbështet, duke ju dhënë forcë e besim.
d.E lë zilen e celularit të bjerë vetëm për t’ju dëgjuar deri në fund.
7. Ju arritët me sukses një sipërmarrje të rëndësishme në punë. Sapo ia komunikoni partnerit tuaj, ai…
a.Ju përgëzon në prani të kolegëve.
b.Ju ofron një ikje romantike.
c.Ju vjen në punë e ju fton për një darkë.
d.Ju përqafon gjatë gjithë ditës.
8 .Ka disa ditë që partneri juaj është i ftohtë me ju mbrëmjeve:
a.Nuk ka problem, ai nuk harron tju thotë: Të dua.
b.Pyesni veten nëse ai ju do akoma.
c.Nuk ka rëndësi, keni moment të tjera intime së bashku.
d.Nuk ka rëndësi, ai është gjithomonë i vëmendshëm me ju.
9. Duhet të zgjidhni një pikturë që simbolizon dashurinë. Ajo përfaqëson:
a.Një dhuratë në formë zemre me një fjongo të bukur.
b.Dy duar të kryqëzuara.
c.Buzë në formë zemre.
d.Dy silueta që mbahen nga shpatullat e njëri-tjetrit.
10. Manifestoni dashurinë në mënyrë spontane:
a.Duke gjetur kohë për një moment special së bashku.
b.Duke organizuar diçka që i pëlqen edhe partnerit.
c.Duke u përqafuar.
d.Duke e komplimentuar.
11. Ditëlindja e partnerit tuaj po afron:
a.Bëni shoping, përpiqeni të gjeni diçka që atij i pëlqen.
b.Blini vajëra esencialë për t´i ofruar një masazh surprizë.
c.Organizoni një festë surprizë me miq.
d.I dërgoni një e-mail apo një sms romantik.
12.Mbaruat me sukses një specializim të vështirë dhe prisni që partneri:
a.T’ju përgëzojë.
b.Të ndryshojë programin e tij për të kaluar kohën bashkë.
c.T’ju ftojë në një restorant që ju e pëlqeni.
d.T’ju mbulojë me të puthura.
13. Ndiheni keq kur partneri nuk:
a.Ka një gjest të ngrohtë.
b.Përdor fjalë të bukura.
c.Ka një moment special për ju.
d.Një dhuratë për t’ju dhuruar
14. Të inkurajosh tjetrin, është:
a.Ta nxisësh që të realizojë dëshirën.
b.Ta ndihmosh me gjëra konkrete.
c.Të kalosh kohë me të.
d.Të mos hezitosh që t’i ofrosh mbështetje
15. Ndjeni se jeni më romantike në marrëdhënie me partnerin kur ai:
a.Ju bën dhurata romantike.
b.Eshtë i vëmendshëm në çdo gjë që i thoni.
c.Ju pëshpërit në vesh se ju adhuron.
d.Ju mban dorën në të tijën.
16. Kolegët ju bëjnë një surprizë në punë. Jeni e emocionuar sepse:
a.Të gjithë janë në festë për t’ju kënaqur.
b.Të gjithë kanë shkruar urime në një kartolinë për ty.
c.Ata kanë ardhur më herët në zyrë për të bërë këtë surprizë.
d.Ju kanë bërë një pikturë dhuratë me dedikime e foto ndër vite.
17. Për përvjetorin e martesës së miqve blini:
a.Një abazhur të cilin ata e pëlqenin.
b.Një objekt që doni ta personalizoni.
c.Një pupë dyshe, për çiftin.
d.Një kornizë me ngjyra, ku mund të shkruhen dedikime.
18. Jeni e nervozuar, djali juaj ka ftuar dy shokë në shtëpi, por ata:
a.Nuk falënderuan për pritjen.
b.Nuk erdhën t’ju përshëndesin.
c.S’erdhën me dhuratë në shenjë falënderimi.
d.Nuk erdhën të shkëmbenin dy fjalë me ju.
19. Një nga kujtimet më të bukura në çift për ju është kur partneri:
a.Në një restorant ju deklaroi dashurinë që ka për ju.
b.Ju bëri surprizë një mbrëmje romantike në një hotel si kështjellë.
c.Ju erdhi papritur në zyre dhe ju rrëmbeu me të puthura.
d.Ju ofroi ditën e beqarisë në ajër… Me parashutë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.