Besoni se keni zgjedhur ndërmarrjen dhe profesionin që bën për ju, apo nuk jeni të kënaqur dhe ndjeni se mund të synoni role të tjera, madje edhe një profesion tjetër? Ky test i thjeshtë do t’ju ndihmojnë të zbuloni synimet tuaja reale, duke ju dhënë treguesit e nevojshëm për të shfrytëzuar sa më mirë mundësitë dhe rastet në punë.
- Si mendoni se ju konsiderojnë në zyrë?
a. Nëse kam një gjë në kokë e çoj deri në fund, edhe duke shkelur shumë veta me këmbë.
b. Mendoj se kam një farë ndikimi te kolegët e tjerë.
c. Bëj punën time dhe nuk ndikohem nga çka mund të mendojnë të tjerët për mua.
- Ç’marrëdhënie keni me stresin e punës?
a. Sillem si të jem në fushëbetejë
b. Pi një kafe që të rimarr energjitë
c. Pse më japin vetëm mua punët më stresuese?
- Si e vlerësoni përqasjen tuaj ndaj “detyrës” në zyrë?
a. Sa më shumë punë, aq më pak lodhem.
b. Çdo gjë duhet të planifikohet dhe organizohet.
c. Të jesh nazeli është një virtyt.
- Dini të jeni një Lider në një grup pune?
a. Kur filloj një gjë ia dal që t’i përfshij edhe të tjerët.
b. Di t’i shpërndaj me sukses urdhrat që marr.
c. U jap të tjerëve udhëzimet që të fillojnë punën e më pas përfshihem edhe vetë.
- Si mendoni se manovroni ndaj grackave e bërrylave në punë?
a. Rrallëherë ndodh që të më kapin të papërgatitur apo të më mashtrojnë.
b. Kolegët janë tigra, që presin vetëm momentin e duhur për të më fundosur.
c. Gjëja thelbësore është që të shkoj mirë me të gjithë.
- Cila nga këto fjalë mendoni se i shkon më shumë punës suaj?
a. Rrezik
b. Rezultat
c. Siguri
- Në një grup punë keni të bëni me bashkëpunëtorë dhe të huaj. Si silleni?
a. Unë jam me shprehjen: “Bëje mirë, bëje vetë!”
b. U lë të tjerëve të bëjnë një pjesë pune, të cilën nuk do ta bëja unë mirë.
c. Bashkimi bën fuqinë.
- Ç’do të thotë për ju të ktheheni nga punë në mbrëmje vonë?
a. Koha është një variabël i pavarur.
b. Koha është një armik.
c. Më në fund u ktheva në shtëpi!
- Çfarë mendoni për kohën e lirë?
a. Nuk kam fare kohë të lirë.
b. Në kohën e lirë argëtohem po aq sa edhe në punë.
c. Koha e lirë është thelbësore dhe nuk duhet cenuar.
- Çfarë ju kushtëzon që të keni një punë që ju bën të lumtur?
a. Kolegët.
b. Eprori.
c. Situata psikologjike në të cilën ndodhem.
- Në jetë është mirë të mendoni:
a. Për të nesërmen.
b. Për përditshmërinë.
c. Për të dyja.
- Ju çojnë në një zyrë ku kryesojnë protagonistët dhe arrivistët. Çfarë mendoni?
a. Nëse do të grindemi, nuk do të jem unë ajo që do të tërhiqem e dorëzohem.
b. Do të mundohem të gjej një mënyrë për të bashkëpunuar.
c. Nuk ka asnjë problem, pasi do të bëj punën time.
- Jeta e zyrës parashikon edhe respektimin e disa rregullave…
a. Rregullat duhen respektuar gjithmonë.
b. Rregullat janë bërë që të ndryshohen apo edhe shkelen.
c. Rregullat duhen respektuar vetëm nëse janë realisht të nevojshme.
PROFILET
Më shumë A | Organizativ
Jeni një njeri që ka një instinkt të mirë dhe aftësi të ndjeshme organizative. Veç kësaj menaxhoni mjaft mirë jetë tuaj dhe për pasojë edhe të të tjerëve, por ndoshta nuk keni aftësi të dukshme të brilante për të komanduar. Në punë u jepni shpesh këshilla dhe mbështetje kolegëve, duke kërkuar të njëjtën gjë edhe nga ata. Keni aftësinë që të merrni situatat në dorë, por vetëm në momentet e vështirësisë e të nevojës.
Më shumë B | Lider
Jeni një njeri të cilit i pëlqen të udhëheqë e të japë urdhra. Ju pëlqen të ofroni mbështetje dhe të jeni në qendër të vëmendjes, aq shumë, sa në një grup pune jeni (ose mund të jeni) një pikë referimi. Karakteristikat tuaja ju lejojnë edhe të qetësoni tensionet mes bashkëpunëtorëve. Nëse lidershipi juaj do të shoqërohej nga një disponibilitet social dhe mirëkuptim i nevojshëm, mund të jeni një lider karizmatik. Në rast të kundërt, do të jeni antipatik dhe mund të keni pasoja negative që lidhen me autoritetin e tepërt.
Më shumë C | I rezervuar
Nuk jeni fare personi që i pëlqen t’u imponohet të tjerëve dhe t’i urdhërojë ata. Për këtë arsye nuk jeni i prerë për poste dhe role komandimi apo koordinimi. Në punë mbijetoni dhe të njëjtën gjë u lejoni edhe kolegëve të bëjnë. Shumë rrallë propozoni dhe shprehni idetë e mendimet tuaja, edhe pse ju duken të vlefshme, duke pranuar kështu gjithmonë mendimet e kolegëve. Ndoshta nënvlerësoni shumë aftësitë tuaja.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 133
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.