Teste

June 8, 2017 | 9:28

TEST/ Cili është truri yt seksual dominant?

Seksologia franceze Catherine Solano këmbëngul që njerëzit nuk kanë vetëm një tru, por tre. Dhe që të tre kanë mundësinë që të ndikojnë në epshin tonë. Por cilin prej truve përdorim më shpesh? Dhe si mund ta arrijmë harmoninë për të jetuar më mirë erosin? Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të testit tonë:

1

“Seksualiteti ynë nuk ka si motor të vetëm vetëdijen tonë, – pohon seksologia franceze Catherine Solano. – Edhe hormonet, – vazhdon ajo, – ndikojnë dëshirën dhe kënaqësinë, por nuk janë edhe aq vendimtare”. Teza, të cilën e ka zhvilluar në librin e saj të fundit “Les trois cerveaux sexuels. Entre pulsion, affection et réflexion: comment vivre sa sexualité” (Tre trutë seksualë. Midis dashurisë, impulsit dhe reflektimit: si të jetojmë seksualitetin, Robert Lafont Édition, www.amazon.it), është që nuk kemi vetëm një tru që ndikon në epshin tonë, por tre madje. Kemi trurin e barkut, të zemrës dhe të kokës. “Falë të tre truve ne jemi të ndërgjegjshëm për ndjenjat dhe dëshirat tona, se pse joshemi nga një person dhe jo nga një tjetër…” Në trurin e parë, atë të barkut, fshihet instinkti, falë të cilit ne dimë që kemi nevoja fizike që duhet të përmbushen. Në të dytin, atë të zemrës, është një lidhje e ngushtë me dëshirën tonë për të qenë të dashuruar, të dëshiruar dhe të zgjedhur. Dhe falë trurit të tretë, atij të kokës, seksualiteti i qenieve njerëzore rritet, kalon vështirësitë dhe rizhvillohet çdo herë. “Një seks i harmonishëm dhe i kënaqshëm kërkon që të tre trutë të jenë në harmoni mes tyre, – konstaton Catherine Solano. – Ideja më e përhapur, ajo që krijon më shumë vuajtje, është që me të arritur moshën madhore, njerëzit mendojnë se seksualiteti i tyre nuk mund të ndryshojë më. Por kjo bindje nuk korrespondon me të vërtetën, sepse gjithnjë kemi në dispozicion hapësirën e duhur për të gjetur gradualisht lumturinë vetjake seksuale”. Atëherë, përse të mos përfitojmë nga energjia e ndjenjave tona, të mbledhim dhe çkodifikojmë ndjenjat tona, të analizojmë faktet dhe të përpunojmë kështu një strategji për të pasur një mirëqenie më të madhe fizike dhe psikologjike? Për Catherine Solano-n kjo është e mundur, por “duhet të mësojmë të përdorim në mënyrën më të mirë kompetencat e tre truve tanë”.

Pyetjet:

1.Jeni në tren. Shikimi të ndalet te një person, i cili ju duket tërheqës. Cili është mendimi i parë që ju vjen në mendje?

a. “Kushedi sesi do të jetë të bësh seks me të?”

b.“Po më çorienton”

c. “Do ta shoh sërish në fantazitë e mia…”

 

2.Sipas jush, çfarë mund ta ftohë dëshirën?

a.Mungesa e imagjinatës

b.Butësia e tepërt

c.Egoizmi

 

3.Cila është foleja ideale e dashurisë për një natë në kërkim të pasionit?

a.Një krevat me tendë, në një kështjellë mesjetare

b.Një suitë në një hotel kalifornian me pesë yje

c.Shumë jastëkë të shpërndarë në një pallat indian

 

4.Arsyeja e tradhtisë që ju do ta “falnit” më lehtë është:

a. Nuk mund t’i rezistohet forcës së një tundimi

b.Dëshira për të marrë hak

c. Dëshira për të plotësuar vetminë afektive

 

5.Partneri juaj fillon t’ju bëjë një masazh në mënyrë seksuale, por nëse nuk do të vazhdonte më tej, si do të reagonit?

a. Tentoni që ta merrni ju iniciativën

b.Do të ishte një eksperiencë eksituese

c. Pak keq, sepse tashmë ishit relaksuar

 

6.Përkëdheljet e partnerit tuaj kanë efektin e një valiumi: ju vënë në gjumë. Si do t’ia thoni këtë?

a. Më mirë të heshtni, mund të ofendohet

b.Mundoheni ta sqaroni

c.Përdorni gjuhën e trupit për t’i bërë të kuptojë që dëshironi të merrni përkëdhelje më energjike

 

7.Nuk bëni dashuri prej më shumë se një muaj: ç’reagim jua provokon këtë sjellje?

a.Pabesueshmëria

b.Indiferenca

c. Kurioziteti

 

8.Cili është sipas jush funksioni kryesor i masturbimit në marrëdhënien në çift?

a. Fantazia për përmbushjen e dëshirës seksuale më pas

b.Të plotësosh mungesën nga partneri

c.Një mënyrë për të pasur kënaqësi

 

9.Ndërrimi i partnerëve mes dy çifteve, sadomazokizmi, ekzibicionizmi… Çfarë ju ngjallin këto fantazi seksuale?

a. Neveri

b.Eksitim

c. Frymëzim

 

10.Prej disa kohësh, dëshira seksuale nuk është më e pranishme në marrëdhënien tuaj:

a.Mungon bashkëpunimi mes jush dhe partnerit

b.Është momenti që të reflektoni të dy bashkë

c. Është fillimi i fundit të marrëdhënies suaj

 

11.Zona juaj erotike sekrete është:

a. Fundi i barkut

b.Qafa

c. Brenda kofshës

 

12.Cili nga këto citate ju përshtatet më shumë:

a. “Erotizëm është t’i japësh trupit sugjerimet e trurit” (Georges Perros)

b.Eksitimi është baza e erotizmit, enigma e tij më e thellë, fjala kyçe e tij (Milan Kundera)

c. Pafajësia është një cilësi shumë eksituese

 

13.Partneri juaj është shumë i shpejtë…

a. Limitohet vetëm tek esencialja

b.Nuk ju vjen aspak keq

c. Nuk i lë hapësirë imagjinatës

 

PROFILI JUAJ

Më shumë A

Zemra

Të ndjeshëm dhe emotivë, nuk arrini ta ndani seksin nga dashuria. I investoni të gjitha energjitë tuaja në konsolidimin e një lidhjeje afektive, e cila me kalimin e kohës bëhet funksionale dhe ekskluzive. Dhe deri sa jeni të dashuruar me partnerin tuaj, nuk bëni asnjë mundim për t’i qëndruar besnik. Drejtoheni gjithnjë nga ndjenjat, romantike dhe të ndjeshme ndaj çdo gjëje që lartëson ndjenjën, me kusht që kënaqësia dhe bashkëpunimi të vazhdojnë të ushqejnë marrëdhënien. Përndryshe, më mirë hiqni dorë nga jeta juaj seksuale. Kjo largësi nuk ju pengon që të jeni seksualë, të ndjeshëm ndaj kontaktit fizik dhe përkëdhelive. Të qenit i vëmendshëm ndaj ndjenjave, ju lejon që të jeni të kuptueshëm, herë pas here, ndaj dëshirave tuaja të vërteta. Por kujdes: mos mbyllni sytë që të evitoni të shihni se dëshira dhe dashuria ndonjëherë është duke kaluar në çastin e pikëllimit.

Për të gjetur ekuilibrin me barkun dhe kokën. Për të vënë në punë trurin e barkut, mundohuni të zbuloni se çfarë ju eksiton realisht: fjalët e partnerit, ambienti ku jeni, një lexim me temë erotike, apo shikimi i imazheve seksi? Me të gjetur motorin që ndez fantazitë tuaja, lëreni veten të udhëhiqeni nga besimi. Ndërsa për të stimuluar trurin e kokës, pyesni veten për idenë që keni për seksualitetin dhe për mangësitë e ndjenjave që kanë lidhje me të kaluarën tuaj: “A jam ndjerë i dashuruar mjaftueshëm në periudhën e fëmijërisë apo të adoleshencës?”, “A është i aftë partneri im të plotësojë të gjitha mangësitë e mia?”.

 

Më shumë përgjigje B

Barku

Jeni instinktivë: për ju nuk ka asgjë më natyrale sesa të jetosh plotësisht seksualitetin. Jeni shumë fizikë, ju pëlqen të shijoni jetën, ja se përse i dëgjoni gjithmonë ndjenjat tuaja që janë vazhdimisht vigjilente dhe të zgjuara. Nëse më pas, personat që janë pranë jush ju thonë se keni aftësinë të çlironi magnetizëm të tipit seksual intensiv, ju nuk habiteni aspak. Jeni të paduruar, impulsivë dhe vetëm mendimi që nuk mund të jetoni plotësisht ndjenjën tuaj, ju vë në ankth.

Ndoshta tek ju ka pak karakter gjahtari: e konsideroni tjetrin një objekt kënaqësie më shumë, sesa partner. Mund t’i jepni fund një marrëdhënieje, menjëherë sapo arrini të kuptoni se ndjenjat tuaja e kanë humbur intensitetin e fillimit. Fjala kyçe që ju udhëheq është: “Nëse nuk ka më dëshirë seksuale, do të thotë që nuk ka më dashuri”. Kjo lloj sjelljeje, që ngjan me një arratisje të paramenduar, mund të fshehë një akth ekzistencial: ndoshta si shumë të tjerë që nuk kanë fort durim, edhe ju gjeni lehtësim në veprim, dhe seksi mund të jetë, sipas rastit, një ankth ose fillimi i një varësie ndaj tij.

Për të gjetur ekuilibrin me kokë dhe zemër. Caktoni një takim për të bërë dashuri së bashku me partnerin. Zgjidhni datën dhe vendin. Të dini se kur do të ndodhë takimi juaj intim, stimulon trurin e kokës. Ndërsa për të vënë në punë trurin e barkut, ngadalësoni ritmin gjatë takimit seksual, duke u fokusuar tek ndjenjat tuaja dhe të partnerit.

 

Më shumë përgjigje C

Koka

Dëshirë apo rrahje zemre? Qëllim apo dëshirë? Emocion apo ndjenjë? Sigurisht, ju e dini se cili është ndryshimi mes këtyre koncepteve, por tek ju këto gjenerojnë rrëmujë mendore… Prirja juaj për të analizuar i lë pak vend afrimit. Jeni plot tru dhe kuriozë, dëshironi të kuptoni, të mësoni dhe të zbuloni së bashku gjëra të reja. Ja se përse ju konsiderojnë një partner seksual të rafinuar dhe seksual, një lloj mësuesi… Jeni të vetëdijshëm se çfarë ju tërheq dhe çfarë ju bën plotësisht indiferent. Ju nuk i bindeni ndjenjave nëse më parë nuk keni vlerësuar të gjitha pasojat e mundshme që mund të keni. Për ju seksualiteti duhet të jetë një vend në të cilin bashkëveprojnë paqësisht kreativiteti dhe dëshira për të eksploruar, ku ndjenjat nuk janë edhe aq të nevojshme.

Për të gjetur një ekuilibër me zemër dhe bark. Falë kapacitetit tuaj të të vëzhguarit, arrini të stimuloni me efikasitet trurin e barkut. Por duke u sjellë në këtë mënyrë, mos ndoshta limitoni fantazitë tuaja? A keni aftësinë që të dini t’i lini partnerit hapësirën e duhur për ta udhëhequr ai lojën seksuale? Me t’u bërë të vetëdijshëm për këto aftësi frenuese, mundohuni lehtësisht t’i largoni ato. Për t’u lidhur me trurin e zemrës, jepini vetes kohën e duhur për të dëgjuar dhe për të kuptuar ndjenjat që ju përkasin kur merrni frymë, kur ecni apo kur vëzhgoni një panoramë.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top