Teste

April 11, 2017 | 9:05

TEST/ Dashuroni pa kushte?

Në dashuri është e nevojshme të ecni të dy në të njëjtën udhë, duke bërë edhe ndonjë sakrificë të vogël. Jeni gati t’i qëndroni gjithë natën pranë e t’i dilni mbanë frikërave që keni? Përgjigjuni pyetjeve të këtij testi për të kuptuar nëse dashuria juaj është ajo sublimja, dashuria pa kushte…

1

 

1. Edhe pse të udhëtoni me avion nuk ju pëlqen, partneri ka organizuar këtë verë një pushim me disa orë udhëtim. Si e përballon këtë gjë?

a. Bombardohesh me ilaçe dhe nisesh në udhëtim.

b. I propozon udhëtim me makinë, i cili ju pëlqen shumë.

 

2. Partneri është shumë i çrregullt. Është dhe një çikë i papjekur, përveç se është shumë i lidhur pas së ëmës...

a. Janë deifekte, të cilat me shumë zor i përtyp.

b. Një çikë e marr me humor, një çikë mundohem ta ndryshoj e korrigjoj.

 

3. Partneri ka temperaturë gjatë natës. Çfarë bën?

a. I qëndroj pranë gjithë natës.

b. Shkoj të fle në divan, pasi të nesërmen do shkoj në punë…

 

4. Të ka thënë shumë herë se nuk i pëlqen që je dembele:

a. Fakti është se jam gjithmonë pak e lodhur dhe e stresuar dhe më pëlqen të qëndroj në shtëpi.

b. E di këtë gjë dhe po mundohem të jem më aktive.

 

5. S’të pëlqen fare kinemaja, ndërsa partneri e ka pasion të madh. Ka prerë një biletë për të parë një film që sapo ka dalë. Si përgjigjesh?

a. “Epo mirë, por të paktën, më thuaj se për çfarë bën fjalë filmi”.

b. “I dashur, nuk të kujtohet se kishim lënë diçka tjetër për sot? Nuk mund të shkojmë sot në kinema”.

 

6. Nuk të pëlqen që ai do të shkojë me pushime me shokun e tij…

a. Të shkojë ku të dojë. Herët a vonë do ma paguajë këtë gjë!

b. Do vijë dita kur do t’i them që kjo gjë nuk më ka pëlqyer fare.

 

7. Je e lodhur dhe dëshiron të rrish në qetësi. Por partneri dëshiron të të tregojë se si e ka kaluar ditën:

a. E dëgjon, por pa ndonjë vëmendje të veçantë.

b. Ia bën të qartë se nuk ke dëshirë të dëgjosh.

 

8. Të ka tradhtuar e ta tregon tradhtinë e tij mes lotësh e faljesh…

a. Me kohën besoj se do ta fal. Besoj…

b. Është një gjë që nuk do ta pranoj kurrë.

 

9. Kur dilni me miqtë, partneri ka vesin e keq që të tall para të gjithëve:

a. Ç’të them? Është tipi i tij, por nuk e ka me të keq…

b. Nuk më pëlqen dhe ia kam thënë njëqind herë.

 

10. Një herë partneri të ka lënduar shumë dhe sa herë e kujton ndihesh keq:

a. Po, por thellë-thellë, jam dhe unë fajtore.

b. Po, është një nga gjërat e shumta që i mbaj vëth në vesh.

 

11. Partnerit nuk i pëlqen që të takohesh me një shoqe të vjetër të shkollës:

a. Po, por mua më duhet ta takoj gjithsesi mamanë e tij.

b. Nuk më pëlqen të ndërhyj në këto marrëdhënie.

 

Profili Juaj

Më shumë A | BËNI Gjithçka për dashurinë

Për dashurinë jep e bën shumë dhe keni pjekurinë dhe ndjeshmërinë e duhur për ta menaxhuar mrekullisht marrëdhënien. Megjithatë, nuk duhet të hiqni dorë nga vetja dhe personaliteti juaj.

Më shumë B | Jep mjaftueshëm, pa mohuar veten

Për dashurinë jeni në gjendje të bëni mjaftueshëm edhe pse nuk jeni ende aq e pjekur dhe e dashuruar sa të kuptoni e pranoni realisht nevojat e dëshriat e partnerit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top