Ky është një test i marrë nga libri “Më shumë rezultate në më pak kohë”, i cili ju ndihmon të përmirësoni aktivitetet profesionale. Ne ju sugjerojmë që t’i kushtoni pesë minuta reflektimit se si e administroni kohën, duke iu përgjigjur pyetjeve të këtij testi.
Shprehni mendimin tuaj për sa i përket pohimeve të mëposhtme, duke përdorur mundësitë e mëposhtme:
1 = Aspak dakord
2 = Jo edhe aq dakord;
3 = As po, as po
4 = Dakord
5 = Shumë dakord
- Kam sasinë e duhur të kohës së lirë.
- Ia dal të mbaj nën kontroll gjërat e papritura dhe ndërprerjet.
- Jam i/e përpiktë dhe rrallëherë vonohem.
- Jam i vetëdijshëm se të jem njeri disponibël nuk do të thotë se duhet të them gjithmonë PO. Ia dal të them edhe JO.
- Kam një vizion të qartë për objektivat që dua të arrij.
- I fokusoj sforcot në aktivitetet parësore të punës sime.
- Nuk mësoj asnjëherë dhe përfundoj duke debatuar.
- Përgjegjësi i parë për arritjen e objektivave që i caktoj vetes jam unë.
- Nuk lejoj asnjëherë që bashkëbiseduesit të më humbasin kohën kot.
- Puna që bëj më pëlqen dhe më kënaq.
- Kam një bllok ku mbaj nën kontroll mbarëvajtjen e objektivave të mia.
- Jam një njeri që di të marr vendime.
- Ia dal të mbaj në rregull ambientin e punës dhe mjetet që përdor.
- Rrallë më ndodh të ndihem i lodhur dhe i stërmunduar për shkak të punës.
- Vështirësitë dhe problemet nuk më mposhtin. Më shtyjnë të jap më të mirën.
- Kam një ekuilibër të duhur mes kohës që i kushtoj planifikimit dhe asaj që i kushtoj veprimit.
- Ia dal pothuajse gjithmonë të arrij objektivat që i caktoj vetes.
- Nuk e lë punën të më grumbullohet, por e përfundoj atë.
- Kam një listë ku shkruaj dhe mbaj nën kontroll përparësitë e mia.
- Ia dal të kufizoj kohën që kaloj në telefonata dhe nëpër takime.
- Mendoj se është e domosdoshme t’i kushtoj kohë planifikimit.
- Aktualisht, jam i kënaqur për mënyrën se si punoj.
- Jam vazhdimisht në kërkim të ideve të reja.
- E di se rezultatet e një viti punë janë produkt i rezultateve të çdo dite të vetme pune.
- Pothuajse asnjëherë nuk më ndodh të bëj punë, që mund të bëhen nga të tjerët.
- Jam i aftë të përdor sintezat në lexim, në të folur e në të shkruar.
- Pothuajse gjithmonë i respektoj punët dhe afatet që marr përsipër.
- Jam i vetëdijshëm se sa kohë i kushtoj çdo aktiviteti në punën time.
- E kam gjithmonë parasysh ndryshimin mes rëndësisë dhe urgjencës në atë që bëj.
- Mbledhjet e takimet me njerëz të tjerë i përfundoj në kohën e parashikuar.
Tani që keni përfunduar plotësimin e testit, mblidhni pikët për çdo përgjigje dhe lexoni profilin tuaj.
Nga 30 deri në 70 pikë
Ka mundësi të mira që të përmirësoni efektshmërinë tuaj në punë. Merrni të paktën një ditë për të analizuar mënyrat aktuale se si punoni dhe për të caktuar të paktën tri ndryshime, të cilat duhet të filloni menjëherë t’i vini në veprim.
Nga 71 deri në 110 pikë
Duke bërë edhe disa ndryshime të vogla të rëndësishme, do ta keni të mundur të fitoni një përmirësim të dukshëm në performancën tuaj në punë.
Nga 111 deri në 150 pikë
Jeni në rrugën e duhur për ta përdorur në mënyrë sa më të mirë kohën. Vazhdoni të punoni në detaje të vogla për të përsosur më shumë mënyrën se si punoni. Njësoj si atletët, të cilët nuk lodhen asnjëherë duke u stërvitur që të fitojnë edhe një sekondë më shumë në garë. Mund të duket pak, por është ai sekond vendimtar që i bën të arrijnë të parët në vijën e finishit.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 122
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.