Teste

May 8, 2019 | 10:36

TEST / Dini t’i edukoni sa më mirë fëmijët?

Të gjithë prindërit mundohen që t’i rrisin dhe edukojnë sa më mirë fëmijët e tyre. Por asnjëri prej nesh nuk ka lindur prind, ndaj nuk është kaq e thjeshtë. Dhe mos harroni, fëmijët mësojnë shumë më tepër nga veprimet tuaja se sa nga predikimet që mund t’u bëni…

  1. Kur fëmijët sillen keq, inatosesh shumë.

a. Po b. Jo

  1. Ndonjëherë kur i qorton, mund t’i gjuash edhe me shuplakë.

a. Po b. Jo

  1. Të gjesh një kompromis sjell gjithmonë rezultate të mira me fëmijët.

a. Po b. Jo

  1. I kërcënon shpesh fëmijët me “premtime”, që sidoqoftë nuk do t’i bëje kurrë.

a. Po b. Jo

  1. I përgëzon fëmijët kur sillen mirë.

a. Po b. Jo

  1. Kur je me humor të keq, i qorton shumë më tepër kur bëjnë ndonjë gabim.

a. Po b. Jo

  1. Je mjaft e duruar dhe rrallëherë e ngre zërin me ta.

a. Po b. Jo

  1. I dëgjon me vëmendje fëmijët para se t’u bërtasësh e t’i dënosh.

a. Po b. Jo

  1. Kur debaton me njerëz të tjerë, inatosesh shpejt dhe e humbet qetësinë.

a. Po b. Jo

  1. Mes teje dhe partnerit ulërimat e përplasjet e dyerve janë bërë të përditshme.

a. Po b. Jo

  1. Je një nënë shumë e ndjeshme dhe ndonjëherë i përkëdhel më shumë seç duhet fëmijët e tu.

a. Po b. Jo

  1. Ke frikë se po të jesh më tolerante, rrezikon të humbasësh autoritetin.

a. Po b. Jo

  1. Kalon mjaft kohë me fëmijët dhe e bën me kënaqësi këtë gjë.

a. Po b. Jo

  1. Të pëlqen të luash me ta, por edhe të të ndihmojnë me punët e shtëpisë.

a. Po b. Jo

  1. Në krahasim me familjet e tjera, fëmijët e tu të japin më pak shqetësime.

a. Po b. Jo

Më shumë A

Ke një talent të madh për të nxjerrë më të mirën nga fëmijët e tu

Përveç se je një shembull i përsosur dashurie dhe durimi, i edukon fëmijët duke luajtur me ta dhe e di se si të gjesh kompromise së bashku me ta, në vend që të abuzosh me dënimet e qortimet. Komplimente!

Më shumë B

E konsideron mjaft të lodhshme detyrën e prindërimit

Po i rrit mjaft mirë fëmijët dhe ia del shumë mirë të marrësh më të mirën prej tyre, por duke e paguar me një çmim të shtrenjtë: çmimin e dëshpërimit. Me pak më shumë qetësi, çdo gjë do të jetë më e thjeshtë. Mëso se si të jesh një shembull më i mirë, t’i  edukosh fëmijët me dashuri dhe njëkohësisht me vendosmëri.

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 136

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top