Teste

June 27, 2019 | 9:25

TEST / Do të jeni miq apo të dashur?

Jeni miq apo të dashuruar? U ndodh të gjithëve të kenë miq, me të cilët kuptojnë se janë në një zonë gri: friendzone. Gjithçka është e mundur në këtë zonë dhe kufijtë e miqësisë janë të ndryshueshëm. Doni të zbuloni nëse mes jush do të jetë dashuri apo do të mbeteni miq? Përgjigjuni pyetjeve të testit tonë dhe gjeni profilin që ju korrespondon.

  1. Teksa përgatitesh për të dalë me një grup miqsh dhe aty është edhe AI që të pëlqen, pyet veten:

a. A do t’i pëlqej sonte?

b. Kur do ta filloj dietën?

  1. Sa herë që nga chat i zakonshëm të vjen nga ai një mesazh në privat, ti:

a. Ke një çast drithërime në zemër, kur lexon emrin e tij në privat.

b. Nuk të pëlqen kjo gjë, sepse të mbingarkohet celulari nga mesazhet.

  1. Çfarë të pëlqen më shumë prej tij?

a. Mënyra se si të sheh.

b. Mënyra se si të flet.

  1. Nëse ai fillon të dalë me dikë, ti:

a. Do të isha xheloze në çdo rast. Sidoqoftë ai është miku im!

b. Duhet t’i jap bekimin tim.

  1. Në një darkë të dy bashkë, a mund të rezistoni pa u prekur (pa përqafime, duar që preken, puthje në faqe)?

a. Nuk rrimë dot pa u prekur, por as nuk i japim rëndësi.

b. Ndodh shpesh të mos prekemi gjatë një mbrëmjeje, por sidoqoftë bëjmë humor me njëri-tjetrin.

  1. Ke parë ëndërr sikur ke bërë dashuri me të?

a. Po, por ndoshta ishte një makth.

b. Jo, nuk kam parë asnjëherë një ëndërr të tillë.

  1. Të ka ndodhur të imagjinosh se si mund të jeni si çift?

a. Po, më ndodh herë pas here, por më vjen për të qeshur

b. Në mënyrë shumë sipërfaqësore, ideja më bezdis.

  1. Ikën disa ditë për punë. Ti:

a. E qorton që të ndërrojë sjellje.

b. Nuk të prish punë: edhe ti ke shumë gjëra për të bërë

  1. Nëse shoqja jote të thotë se ai i pëlqen shumë?

a. I kthej mendjen, pasi nuk i shoh të përshtatshëm për njëri-tjetrin…

b. E inkurajoj, do i bëjë mirë të dyve një ndryshim.

  1. Me ty ai është:

a. Shumë i kujdesshëm.

b. Mbrojtës, me rol atëror.

  1. Nëse gjatë një mbrëmjeje ti e injoron, ai:

a. Vjen gjithmonë dhe të ngacmon me shaka.

b. Të qorton me dashuri.

Më shumë A | Do të jetë dashuri!

Mes jush ka shkëndija e dashuri! Nëse shikimet tuaja të heshtura, batutat me gjysmë kuptimi dhe buzëqeshjet ‘dashakeqe’ nuk kanë shpërthyer ende, duhet të prisni vetëm pak. Jeni të destinuar që të jetoni, herët a vonë, një dashuri të madhe, falë fuqisë së pasionit!

Më shumë B | Jeni miq!

Edhe pse marrëdhënia që keni me njëri-tjetrin i bën të tjerët t’ju kenë zili, lidhja juaj nuk do të marrë asnjëherë udhë. Vlerësimi, dashuria dhe mënyra se si luani dhe provokoni njëri-tjetrin është më shumë vëllazërore, dhe të dy jeni të tërhequr nga njëri-tjetri. Kujdes të mos lidheni për forcë zakoni dhe mos harroni: miqësia është dhurata më e çmuar që mund të ekzistojë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 138

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top