Teste

May 15, 2017 | 12:00

TEST/ Është marrëdhënia e duhur për ju?

Gjithnjë e më shpesh po krijohen situata në çift që për – fundojnë duke lënë në fund një shije të hidhur zhgënjimi. Nuk është e lehtë të parashikoni dhe të kuptoni situatat dhe veçantitë që mund të sjellin një krizë në lidhje. Megjithatë mungesa e predispozitës në jetën në dy mund të ndikojë negativisht në harmoninë e partnerëve. Ky test do t’ju ndihmojë të kuptoni nëse jeni të prirë për të jetuar një lidhje apo nëse preferoni të jeni single.

1

1. Partneri rri shumë gjatë në dush dhe harxhon ujin e ngrohtë. Si reagoni?

a. Asgjë. Tek e fundit çdo njeri ka të drejtë të çlodhet.

b. Ia thua si problem dhe shpreson t ë mbarojë sa më shpejt.

c. Heq prizën e dushit ose mbyll ujin.

 

2. Partneri të pyet nëse e ëma mund të jetojë me ju për dy javë …

a. Pranon edhe pse vendos disa kushte ku gjithkush duhet të respektojë hapësirën e tjetrit.

b. Këmbëngul që shtëpia është e vog ël dhe që preferon të kesh pak privatësi.

c. I thua se për të mirën e çiftit, prindërit duhet të qëndrojnë në shtëpinë e tyre.

 

3. Gjatë një mbrëmjeje me miqtë, partneri ka një sjellje shumë të çlirët…

a. Është faji i karakterit të tij, nuk thua gjë dhe shpreson  që herën tjetër të shkojë  më mirë .

b. I bën të ditur se të jetë në qendër të vëmendjes është mungesë respekti kundrejt teje.

c. Qëndron në heshtje dhe pret që të vijë të kërkojë falje.

 

4. Partneri ka marrë një ftesë për të kaluar fundjavën me miqtë, fundjavë që do jetë shumë e rrëmujshme. Çfarë mendon kur ai është duke të përshëndetur?

a. Do qetësohem dhe unë, por do më marrë malli shumë .

b. Shpresoj t’i rezistojë tundimeve…

c. Mirë, k ështu edhe unë mund të organizoj n ë fundjavë të bukur dhe argëtuese.

 

5. Për të bërë blerjet e javës në supermarket preferon të shkosh:

a. Me partnerin, për të ndarë shpenzimet dhe për të programuar së bashku mbrëmje të këndshme.

b. Vetëm, por nëse partneri preferon mund të shkojmë bashkë pa problem

c. Gjithmonë vetëm që të zgjedh me qetësi produktet që duhen blerë .

 

6. Të ofrojnë një ndryshim në vendin e punës, por duhet të vendosni menjëherë, pa pasur kohë ta diskutoni me partnerin kë të vendim…

a. Nuk merr një vendim nëse më parë nuk ke folur me partnerin në telefon.

b. Merr një vendim duke u munduar ta vësh në dijeni, por nëse nuk lidhesh dot me të, vendos e vetme.

c. Vendos në pavarësi të plotë, pa i marrë mendim.

 

7. Kur një lidhje  përfundon:

a. Kërkon menjëherë të krijosh një lidhje tjetër, pasi është një mënyrë për të mos vuajtur shumë .

b. Pret të kalojë ca kohë, por pastaj kërkon një lidhje të re, me qëllimin për të  rënë në dashuri.

c. Do të kalojë shumë kohë para se të mendosh të lidhesh sërish.

 

8. Cila nga këto situata mendon se të vë më shumë në ankth?

a. Të jesh vetëm në një ishull

b. Të mbetesh vetëm në një ashensor të prishur.

c. Të mbetesh në hapësirë me astronaut të tjerë.

untitled

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top