Teste

February 19, 2019 | 13:55

Test / Gjëja e parë që patë zbulon sekretet e nënndërgjegjes tuaj

Nënndërgjegjja jonë ka shumë sekrete dhe di shumë më tepër rreth nesh. Pa marrë parasysh se si ne përpiqemi, ne nuk mund t’i kontrollojmë mendimet e pandërgjegjshme.

Artistja izraelite Noma Bar dëshiron të përjetojë hapësirë negative në veprat e saj. Kjo është një teknikë në të cilën sfondi i imazhit krijon një imazh tjetër të veçantë. Për këtë arsye, psikologët përdorin veprat e Noma Bar në aktivitetet e tyre diagnostikuese. Me ndihmën e ilustrimeve të tilla, ju mund të shikoni në nënndërgjegjen e një personi dhe të mësoni shumë detaje rreth karakterit të tij.

Çfarë shihni në foto? Në vetëm 1 minutë do të mësoni më shumë për veten tuaj! Çfarë patë të parën? 

Nëse keni parë…

Një pulë:

Nëse gjëja e parë që patë ishte një pulë, kjo do të thotë që truri juaj është i fokusuar në detaje të vogla. Ju mund të shihni çdo detaj, por shpesh nuk mund ta përqendroni tërë pamjen. Nga natyra, ju jeni të përsosur  gjithmonë të gatshëm për të përmirësuar gjithçka. Njerëz si ju janë shkencëtarë të mirë!

Një vajzë me buzë të kuqe:

Nëse gjëja e parë që keni parë është profili i një vajze me buzë të kuqe, atëherë kjo tregon vendosmërinë tuaj. Ju jeni maksimalistë dhe nuk jeni mësuar me kufizime. Megjithatë, shpesh nuk keni durim të mjaftueshëm për të realizuar planet tuaja. Pasi të humbni interesin për një aktivitet, shkoni menjëherë te tjetri. Njerëz si ju janë matematikanë të mirë.

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top