Zbuloni nivelin tuaj të sinqeritetit duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme!
1. Çfarë përfaqëson gënjeshtra për ju?
a. Një krim
b. Rrugëdalje
c. Një zakon
2. Sinqeriteti është sinonim i:
a. Ndershmërisë
b. Detyrës
c. Budallallëkut
3. Çfarë është e vërteta për ju?
a. Domosdoshmëri
b. Diçka spontane
c. Vuajtje
4. E prekni ndonjëherë hundën kur jeni vetëm?
a. Ç’është kjo pyetje?
b. Jo
c. Shpesh
5. Çfarë ju bezdis më shumë?
a. Një gënjeshtër për diçka shumë të rëndësishme
b. Gënjeshtra në përgjithësi
c. Gënjeshtrat që bëhen pa asnjë arsye
6. Jeni dakord me gënjeshtat e thëna me qëllim të mirë?
a. Absolutisht jo
b. Varet nga rasti
c. Po, mund të shërbejnë
7. Si silleni kur kuptoni se ju kanë gënjyer?
a. Ju vjen shumë keq
b. Mundoheni të zbuloni pse ju kanë gënjyer
c. Asgjë, jeni mësuar që t’ju gënjejnë
8. Çfarë bëni kur të tjerët kuptojnë se i keni gënjyer?
a. Kërkoni falje
b. Shpjegoni arsyet se përse keni gënjyer
c. Mohoni gjithçka
9. Kur ju kërkojnë të ruani një sekret…
a. Mbani premtimin
b. Ua tregoni vetëm njerëzve të besuar
c. Ua tregoni të gjithëve pa përmendur emra.
PROFILET
Më shumë përgjigje A | I/E sinqerte ..
Nuk ka shumë për të thënë për personalitetin tuaj. Jeni një njeri i kristaltë, i ndershëm dhe i sinqertë me të gjithë. Motoja juaj është “Gjithmonë duhet thënë e vërteta” sepse për ju është jetësore të thoni haptas të vërtetën, madje është më e rëndësishme se sa pasojat negative që mund të mbartë ajo. Sjellja juaj është e pagabueshme, por mundohuni të jeni më pak të ashpër ndaj njerëzve që sillen ndryshe. Jo të gjithë mund të jenë të sinqertë si ju dhe megjithatë meritojnë më tepër respekt.
Më shumë përgjigje B | Oportunist/e
Jeni strateg i lindur dhe vështirë të gaboni kur bëni zgjedhjet tuaja në jetë. Keni aftësi të mëdha vëzhgimi, që jë lejojnë të kuptoni natyrën e njerëzve dhe për rrjedhojë silleni sipas secilit prej tyre. Për ju nuk ka rëndësi të thoni gjithmonë të vërtetën: në marrëdhënie me të tjerët në fakt, nuk mungojnë gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat e vogla. Në përditshmëri vini një lloj maske për të kënaqur njerëzit dhe për të qenë i mirëpritur prej tyre, por herë pas here duhet të shpreheni ashtu si mendoni se është më e mira, duke përmbushur pritshmëritë tuaja.
Më shumë përgjigje C | Gënjeshtar/e
Gënjeshtrat duket se janë virtyti juaj: thoni aq shumë dhe janë të besueshme. Ndonjëherë i bëni me qëllimin e mirë dhe herë të tjera jo. Keni tendencën ta ndryshoni shpesh realitetin, duke kërkuar situata të reja dhe ndërhyni në mënyrë alternative teksa tregoni se si ndodhin gjërat. Njerëzit që ju njohin, nuk e kanë të qartë pozicionin tuaj dhe shpesh ju besojnë. Duhet të mundoheni të përmbaheni pa i vënë të afërmit dhe miqtë tuaj në lojë, pasi shpesh e ndjejnë veten të tallur prej jush.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.