Liri dhe pavarësi. Në ditët e sotme, mjetet e komunikimit i bëjnë një apologji pavarësisë. Megjithatë, a jeni të afta të jetoni të pavarura? Apo, në të kundërt, keni nevojë për një tjetër gjykim para se të merrni një vendim? Për ta mësuar, përgjigjuni pyetjeve të testit tonë pa u ndikuar…
- Ju shpohet goma e makinës dhe mbeteni në mes të rrugës:
a. Merrni babain në telefon
b. Kërkoni ndihmë
c. E ndryshoni vetë gomën e makinës
- Kur ishin të vegjël, dëshironit të bëheshit:
a. Postiere
b. Zjarrëfikëse
c. Stiliste
- Periudha më e gjatë që keni qenë vetëm:
a. 15 ditë
b. 6 muaj
c. 2 vjet
- Për ju vetmia do të thotë:
a. Ankth
b. Rastësi
c. Normalitet
- Një mikeshë që duhej t’ju shoqëronte në kinema, ka ndryshuar mendje në momentin e fundit:
a. Kërkoni në kontaktet e telefonit për të gjetur dikë tjetër që t’ju shoqërojë
b. Jeni shumë e zhgënjyer, por megjithatë shkoni në kinema, sepse tashmë e keni blerë biletën dhe ju shkojnë lekët dëm
c. Shkoni vetëm pa asnjë problem
- Pushimet tuaja të adhshme:
a. Me familjen
b. Prenotoni një udhëtim
c. Shkoni vetëm në një vend pa shumë njerëz
- Libri që mbani mbi komodinë:
a. Libër me përralla
b. Tri muskëtjerët
c. Gra të vogla
- Partneri është nisur për një udhëtim pune dhe ju ka premtuar se do t’ju telefononte në mbrëmje:
a. Kaloni gjithë natën me telefonin në dorë, që të siguroheni se do ta dëgjoni kur të bjerë zilja
b. Sa mirë! Është dita ideale që ta kaloni mbrëmjen para televizorit duke parë filmin e preferuar
c. Shkoni në kinema dhe aktivizoni sekretarinë telefonike
- Loja juaj e preferuar është:
a. Loja me letra
b. Shahu
c. Monopoli
- Shprehja që përshkruan më mirë gjendjen tuaj psikologjike:
a. Çfarë do të bëjmë?
b. Unë vlej!
c. Mos mendo, por vepro!
Më shumë A
Asnjëherë vetëm
Mbështeteni vazhdimisht tek të tjerët. Edhe ato herë kur keni marrë një vendim vetë, janë aq të rralla sa mund të numërohen me gishtat e një dore. E keni të pamundur që të merrni një vendim, pa kërkuar mendimin e dikujt. Mjaft u mbështetët te njerëzit që ju rrethojnë! Përpiquni të gjeni origjinën e kësaj mungese besimi te vetja. Ndoshta nuk ia keni dalë të shkëputeni krejtësisht nga prindërit? Mos ndoshta keni frikë të merrni përsipër përgjegjësitë tuaja? Sido që të jetë, duhet të reagoni. Mundohuni që t’i jepni vlerë vetes dhe t’i merrni vendimet tuaja në pavarësi të plotë. Nëse nuk dini se nga t’ia nisni, mundohuni për shembull të shkoni për pushime jashtë vendit vetëm…
Më shumë B
E pavarur, por jo edhe aq
Shkëlqyeshëm, dini të jeni të pavarura pa qenë të vetmuara. E dini se mund të mbështeteni te familja, miqtë dhe kolegët. Po ashtu, nuk keni asnjë problem të dëgjoni këshillat apo sugjerimet e të tjerëve. Megjithatë vendimin final duhet ta merrni ju, pa e lënë veten të ndikohet nga të tjerët. Keni besim vetëm te vetja juaj, por dini të delegoni dhe të dëgjoni të tjerët. Mos ndryshoni asgjë!
Më shumë C
Ujk vetmitar
Jeni realisht të pavarura. Të mësuara të mbështeteni vetëm te vetja, rrallëherë mendoni të kërkoni mendimin e të tjerëve. Në të vërtetë, sjellja juaj ju lejon të përballoni të gjitha situatat dhe t’ia dilni mbanë pa shumë probleme. Megjithatë, kjo sjellje ju përball me rrezikun se mund të mbylleni në një vetmi mbytëse, duke qenë se të keni të bëni me miqtë do të thotë edhe të dëgjoni, të kërkoni këshilla dhe të dini të mbështeteni ndonjëherë tek të tjerët. Në të vërtetë, në nivel profesional, duhet të dini se puna në skuadër nuk ju lejon të komandoni të tjerët. Ruani pavarësinë tuaj, por mësoni edhe të jeni më të shoqërueshëm, në mënyrë që të mos përfundoni krejtësisht të izoluar nga bota!
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.