Teste

October 1, 2019 | 10:10

TEST / Jeni një femër e sigurt te vetja?

Të mos manipuloheni, por njëkohësisht të dini të dëgjoni dhe të bindni të tjerët: këto janë aftësitë më të rëndësishme komunikuese. Mungesa e këtyre cilësive mund të provokojë shumë bezdi… po ju si ia dilni mbanë? Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të këtij testi…

psikologjia

  1. Nuk ndjen më dashuri për partnerin. Si ia thua?

a. “Ndjenjat e mia kanë ndryshuar.”

b. “Nuk jam njeriu i duhur për ty.”

c. “Ndihem konfuze.”

  1. Gënjeshtrat sipas teje…

a. Janë të nevojshme.

b. Janë njerëzore.

c. Të futin në telashe.

  1. Nëna jote të thotë shpesh se e lë veten pas dore.

a. E pyet se çfarë pret nga ty.

b. I kujton se sa shumë e do.

c. Ndihesh keq dhe hesht.

  1. Partneri nuk të flet, sepse është inatosur…

a. Pret që t’i kalojë inati.

b. I qëndron sa më larg.

c. Vazhdon i flet, edhe pse ai jo.

psikologjia-1

  1. Dëshiron një rritje rroge…

a. I bën lajka shefit.

b. I kërkon me humor rritje rroge.

c. I bën një kërkesë formale.

  1. Një koleg në punë vetëm ankohet:

a. I thua se nuk fiton gjë duke u ankuar.

b. Nuk e dëgjon.

c. I jep të drejtë, që të mos e dëgjosh gjithë ditën.

  1. Yt bir adoleshent nuk i respekton oraret:

a. Sa keq, nuk do të dalë më me shokët.

b. I kërkon me këmbëngulje të respektojë oraret.

c. Ankohesh, por nuk merr masa.

  1. Një shitëse do t’ju shesë një objekt që nuk ju hyn në punë:

a. Nuk e dëgjon fare.

b. I thua që nuk të duhet dhe largohesh.

c. Ndihesh e turpëruar dhe në siklet.

Më shumë A

ASKUSH NUK TË NDAL KUR MENDON SE KE TË DREJTË

Ka vetëm një gjë që vlen: vetëm mendimi që thua ti. Duke u nisur nga kjo gjë sigurisht nuk të mungon guximi për të ecur përpara me idetë që ke. Dhe këtyre ideve u shton edhe aftësitë e shkëlqyera të komunikimit, për t’u shndërruar më pas në një lider mendimesh dhe në disa raste në një manipulues tejet i zotë…

Më shumë B

DI TË MBROSH IDETË E TUA, EDHE PSE JO ME KËMBËNGULJE

Ke idetë e tua mbi gjërat, por je gjithashtu e vetëdijshme që bëhet fjalë vetëm për një nga mënyrat e shumta se si interpretohet realiteti. Je e hapur të dëgjosh dhe e aftë të dialogosh. Kjo gjë ju bën një dëgjuese ideale, por edhe një nga këshillueset më të mira, pasi i lë të tjerëve lirinë dhe hapësirën e duhur, pa u ndërhyrë dhe pa i imponuar idetë dhe mendimet e tua.

Më shumë C

E PASIGURT, DORËZOHESH DHE BINDESH NGA TË TJERËT

“Thembra e Akilit” është mungesa e besimit që ke në vetvete dhe në ato që mendon. Kur ti së pari nuk ke siguri, si mund të arrish të jesh bindëse për të tjerët? Ama, një këshillë e kemi dhe për ty: askush nuk ka të drejtë apo e ka gabim për aq kohë sa këndvështrimet janë të ndryshme për çdo person.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 141

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top