Teste

October 6, 2017 | 11:55

TEST/ Keni fuqinë të merrni vendime?

Shpesh, të ndodhur në situata të ndryshme të jetës stepemi për të marrë vendime. Por qëndrimi në vend numëro nuk na çon gjëkundi, duhet të veprojmë për të zhbllokuar situatën. Dini të vendosni në momentin e duhur dhe me të gjithë energjinë e nevojshme për t’ia dalë mbanë? Me pak fjalë, a jeni nje femër e vendosur?

vendime

1. Kur ndjeni nevojën për të reaguar me shpejtësi:

a. Reagon pa bërë shumë pyetje.

b. I jep vetes kohën për të reflektuar.

c. Ndihesh e bllokuar, i urren këto situata.

 

2. Kur ju detyrojnë të shkoni në një drejtim të caktuar:

a. Refuzon, shpesh për parime.

b. Analizon gjithçka që të propozohet.

c. Ke tendencën të pranosh dhe lejon t’ju udhëheqin

 

3. Kur ndjeni se jeni në një pikë të vdekur:

a. E merr sitatën me filozofi.

b. Vihesh në punë për të zgjidhur këtë situatë.

c. Medon se nuk do të zgjasë për shumë kohë.  Në të kundërt do të fillosh të ndryshosh gjërat.

 

4. Kur keni mundësinë për të zgjedhur:

a. Je n ë humor të mrekullueshëm. Të pëlqen që të bësh zgjedhje.

b. Shpesh heziton, për të qenë e sigurt se po bën zgjedhjen e duhur.

c. Studion situatën në mënyrë që të bësh zgjedhjen më të mirë .

 

5. Kur gjithçka duket se po shkon në drejtimin e duhur:

a. E pranon dhe vazhdon në atë drejtim.

b. Ke dyshimet e tua: mund të ndodhë ndonjë e papritur.

c. I trembesh më të keqes, nuk të duket normale.

 

6. Kur dikush po vendos në vendin tuaj:

a. Nuk je fare e kënaqur dhe mundohesh të ndryshosh gjërat në favorin tënd.

b. Pranon, sepse në fund të fundit nuk mund të bësh asgjë .

c. Mundohesh të gjesh mënyrën për të thënë fjalën tënde.

 

7. Kur një zgjedhje është e vështirë:

a. Heziton gjat ë dhe nuk ia del gjithmonë të bësh zgjedhjen tënde.

b. Përfundon të zgjedhësh atë që duket më mirë apo më pak e keqe.

c. Vendos për diçka e më pas sheh se çfarë ndodh.

 

8. Kur nuk mund të bësh zgjedhjen tënde:

a. Imponon këndvështrimin tënd: nuk ka nevojë të zgjedhësh ti.

b. Lejon që situata të ecë si të ecë.

c. Mundohesh të zgjidhësh pengesat në mënyrë që të mos zgjedhësh.

 

PROFILI JUAJ:

untitled

Përgatiti Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top