Je një njeri në rrezik varësie nga rrjetet sociale? Zbuloje me testin tonë!
1. Për çfarë e përdor internetin?
a. Për t’u informuar e për të lexuar lajmet
b. Për të marrë dhe për të dërguar e-maile
c. Për të ruajtur kontaktet sociale, për t’u informuar me statuset e miqve të mi
2. Në sa rrjete sociale je regjistruar apo njeh?
a. Një
b. Nga një në pesë
c. Më shumë se pesë
3. Sa shpesh hyn në rrjetet sociale?
a. Rreth çdo dy javë
b. Disa herë në javë
c. Shumë herë gjatë ditës
4. Provon të hysh në llogarinë tënde me shumë këmbëngulje, por nuk ia del dot:
a. Del me mikeshat dhe nuk mendon më për rrjetet sociale deri ditën tjetër
b. Provon më vonë dhe ndërkohë e përdor internetin për të bërë tjetër gjë
c. Nervozohesh për këtë problem dhe ankohesh
5. Je pa kompjuter për një javë:
a. Më në fund pak shkëputje nga puna!
b. Mundohem të gjej një kompjuter, të paktën për të lexuar postën elektronike
c. Tashmë ka internet kudo, kështu që mund të lidhem në çfarëdolloj kohe
6. E ke parë filmin që flet për krijimin e Facebook?
a. Nuk më intereson ky zhanër filmash
b. Ende jo
c. Sigurisht, si mund të mos e shihja!
Më shumë A
Kundër rrjeteve sociale
Për ju, rrjetet sociale janë humbje kohe. Interneti bën pjesë në jetën tuaj vetëm për shkëmbyer e-maile dhe informacione pune. Nuk ju interesojnë asnjë nga rrjetet që janë trendi i kohës dhe i shihni me antipati njerëzit që janë gjithë kohën online, të cilët i konsideroni të varur pas tyre.
Më shumë B
Rrjetet sociale, shpërqendrim i kënaqshëm
I përdor rrjetet sociale në internet për të bërë shumë aktivitete, ndër këto është edhe frekuentimi i disa portaleve ku shpërqendrohesh me kënaqësi. Gjithsesi, nuk janë qendra e jetës suaj.
Më shumë C
Rrjetet sociale, pjesë e pandashme e jetës
Shpërndani në rrjetet sociale shumë nga vetja: mesazhe, foto, ju pëlqen të bisedoni dhe të mbeteni në kontakt me miqtë e internetit, të cilët mund të jenë edhe virtualë. Mundohuni të përdorni mundësinë e madhe sociale të këtyre portaleve për t’u lidhur edhe me jetën reale… vetëm kështu mund ta vlerësosh realisht ekzistencën e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.