Teste

December 27, 2019 | 8:20

TEST / Ku do t’i kaloni festat e fundvitit?

Festat e fundvitit po afrohen dhe bashkë me to edhe dëshira për të kaluar kohë me familjen, mes gëzimit, stresit dhe surprizave të pakëndshme. Zbuloni se si do të jenë ditët e pushimit gjatë festave të fundvitit!

  1. Ti dhe partneri yt gjatë festave:

a. Më në fund do të jemi vetëm!

b. Do të jemi me fëmijët.

c. Do të jemi me të afërmit dhe miqtë.

  1. “Krishtlindjet me prindërit, Vitin e Ri…”

a. Me këdo që ka dëshirë të argëtohet!

b. Me miqtë!

c. Me prindërit!

  1. Për fëmijët e tu Viti i Ri është:

a. Një festë.

b. Stres: të afërm, fishekzjarre, fytyra të panjohura.

c. Diçka që nuk e kuptojnë shumë, por i argëton.

  1. Zakonisht në Vitin e Ri:

a. Je e lumtur.

b. Je duke përgatitur gjithçka për darkën.

c. Je jashtë shtetit.

  1. Cila është një dëshirë e jotja për Vitin e Ri?

a. Të kaloj një mbrëmje të qetë me familjen.

b. Të argëtohem pas shumë kohësh.

c. Të argëtoj fëmijët e mi.

  1. Viti i Ri mbi të gjitha për ty do të thotë:

a. Të qëndroj mes njerëzve.

b. Të qëndroj me familjen.

c. Ta gdhij gjithë natën duke festuar.

  1. Ajo që bën zakonisht në fundjavë ngjason me natën e Vitit të Ri?

a. Jo, fare!

b. Ndonjëherë, kur fëmijët kanë dëshirë.

c. Në njëfarë kuptimi, po.

  1. Është ora 3 pasdite e datës 31 dhjetor. Çfarë je duke bërë?

a. Jam duke shëtitur nëpër rrugët e një qyteti të panjohur.

b. Po studioj një recetë të vështirë për në darkë.

c. Po luaj me fëmijët, pas pak do fillojmë gatimet!

  1. Viti i Ri i kaluar ishte më i ngjashëm me:

a. Një festë normale.

b. Një festë gjithë hare.

c. Një mbrëmje e qetë me miqtë.

  1. Si do t’i përshkruaje miqtë e zemrës?

a. Janë pak, por të mirë.

b. Shumë të dashur me fëmijët.

c. Shumë argëtues.

Më shumë A

ME MIQTË, JASHTË SHTËPISË

Të paktën një herë ju pëlqen të festoni e ta kaloni larg familjes, apo jo? E atëherë, sidomos nëse fëmijët tuaj janë pak më të rritur, mund t’ia lejoni vetes dhe partnerit, që të festoni me miqtë jashtë, në ndonjë restorant të këndshëm me muzikë.

Më shumë B

NË QENDËR TË QYTETIT

Për Vitin e Ri, përparësia kryesore është festa. Në të gjitha qytetet, edhe në ato më të largëtat, mbrëmja e Vitit të Ri organizohet bukur. Edhe nëse nuk do të jeni në praninë e miqve, do të kaloni gëzuar në qendër të qytetit me shumë njerëz të tjerë!

Më shumë C

JASHTË SHTETI

Ju preferoni që natën e ndërrimit të viteve ta kaloni jashtë shtetit. Nëse jeni prindër pak sportivë apo nëse e keni zakon të udhëtoni, do ta kaloni edhe këtë vit bashkë me fëmijët jashtë. Ndoshta nuk mund të festoni deri në orën katër të mëngjesit, por do të jetë një përvojë e veçantë dhe shumë interesante për të gjithë familjen!

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 138

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top