Teste

November 12, 2016 | 7:00

Test/ Për cilën formë lirie keni nevojë në dashuri

1Koncepti i lirisë në një marrëdhënie dashurie merr një vlerë shumë të rëndësishme. Liria është e pazëvendësueshme dhe si e tillë, duhet respektuar së pari për veten dhe më pas për lirinë e tjetrit, për të siguruar një mirëqenie të dyanshme. Sipas jush, cila gjë është thelbësore për të ruajtur marrëdhënien tuaj? Liria e mendimit, liria për të lëvizur apo liria e ndjenjave? Ky test do të ishte mirë të plotësohej nga të dy partnerët, për të njohur lirinë për të cilën kemi nevojë dhe për atë që partneri ynë ka nevojë.

 

1. Gjëja më e rëndë që partneri juaj mund të bëjë është:

b.Të lexojë ditarin tuaj

a.T’ju ndalojë të shkoni vetëm me pushime me miqtë

c.Kur ju pyet çdo ditë nëse e dashuroni njësoj si ditën e parë

 

2. Kur jeni me pushime, të tjerët ju thonë shpesh:

b.Qetësohu! Nuk rri qoftë dhe 5 minuta pa bërë asgjë!

a.Hiqi syzet e diellit! Nuk ta shohim kurrë fytyrën!

c.Pusho së foluri për gjithë botën! Sa të nevojshme e ke të flasësh për këdo!

 

3. Partneri ju tradhton. Ju do e falnit nëse veprimi i tij do të ishte:

b.Një pasion trupor (instiktiv)

a.Një angazhim i përbashkët

c.Një tërheqje intelektuale (admirim)

 

4. Në dashuri, liria më e domosdoshme është:

b.Të mos bësh gjithçka me tjetrin

a.Të mos i thuash gjithçka tjetrit

c.Të mos e duash gjithmonë çmendurisht tjetrin

 

5. Jeni në një mbrëmje ku partneri juaj po kënaqet shumë, ndërsa ju ndiheni e sforcuar në atë ambient:

b.Dilni jashtë dhe merreni me telefonata

a.Dilni dhe bëni një shëtitje

c.Përpiqeni të zhyteni në ëndrra

 

6. Të respektosh tjetrin, është të pranosh që ai të mos jetë:

b.Gjithmonë dakord

a.Gjithmonë i pranishëm

c.Gjithmonë i dashur

 

7. Partneri ju komunikon se dëshiron të ndërpresë marrëdhënien. Pavarësisht dhimbjes, dinjiteti juaj është:

b.Të mos e detyroni t’ju shpjegojë arsyen

a.Të mos kërkoni ta fajësoni

c.Të mos e detyroni të qëndrojë me forcë me ju

 

8. Në fëmijëri ju ishit:

b.E pavarur (Nuk kam nevojë për përkëdhelje të tepërta)

a.Autonome (Nuk kam frikë nga vetmia)

c.Diskrete (Nuk kam nevojë t’u tregoj gjithçka prindërve)

 

9. Nuk do merreshit kurrë me politikë, sepse:

b.Nuk do të duronit të ishit peng i punës me orë të gjata

a.Nuk do të ishit të zotë të bëheshit pjesë e një partie

c.Nuk do të ishit në gjendje të qeshni edhe me njerëz që nuk i vlerësoni

 

10. Për çfarë ju kritikon partneri:

b.Ti nuk më thua shpesh se sa më do

a.Nuk bëjmë shumë gjëra së bashku

c.Nuk e di se çfarë mendon ti realisht

 

11. Cila është arsyeja që nuk i pëlqeni romanet e dashurisë:

b.E parashikueshme se ç’ndodh në fund

a.Mungesa e veprimit

c.Janë pa kuptim

 

12. Në çift, një nga momentet më pak serioze është:

b.Ndonjëherë të mos flesh së bashku

a.Të kesh opinione politike të ndryshme

c.Të jesh një fundjavë vetëm diku larg

1

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top