Teste

February 27, 2017 | 12:24

TEST/ Sa dyshues jeni në dashuri?

Jeni një person që dyshoni gjithnjë te partneri, apo i besoni verbërisht. Zbulojeni se cilit tip i përkitni duke iu përgjigjur pyetjeve të testit tonë!

1

 

1. Partneri juaj harron celularin në shtëpi. Çfarë bëni?

A. Nuk e vë re fare
B. Shoh se kush i ka nisur mesazhet e fundit, por nuk i hap
C. Lexoj dhe kontrolloj gjithçka

2. Një femër komenton fotot e partnerit tuaj në Facebook. Ç’bëni?

A. Inatosem shumë, cila është kjo?!
B. Interesohem të zbuloj se cila është
C. Do të jetë ndonjë mikeshë e tij

3. Partneri juaj nuk ju përgjigjet në telefon:

A. Me kë është? Çfarë është duke bërë? O Zot, çfarë ankthi!
B. Edhe pse mund të ketë ndonjë punë, telefonin duhet ta hapë
C. Do të më telefonojë kur të shohë se e kam marrë

4. Merrni vesh se i fejuari i shoqes suaj shoqërohet me një tjetër…

A. E dija, s’duhet të kesh besim te meshkujt
B. Para se t’ia them shoqes sime, duhet të kem prova
C. Nuk u jap fare rëndësi thashethemeve

5. Filmat që ju pëlqejnë më tepër janë:

A. Filmat me spiunazh                                                                                                                                               B. Filmat romantikë
C. Komeditë

6. Nëse do të kishit një superfuqi, do ta përdornit për:

A. Do doja të isha e padukshme që të shoh gjithçka që ndodh në shtëpinë e të tjerëve
B. Do të doja të kthehesha pas në kohë
C. Do të doja të mos sëmuresha kurrë

7. Ç’raport keni me besimin?

A. Nuk kam besim tek askush
B. U besoj të gjithëve, deri në rast të kundërt
C. Besoj shumë

8. Zbuloni se i dashuri juaj mban foto vajzash të tjera në celular:

A. I bëj një sherr të madh
B. Bëj sikur nuk ka ndodhur gjë, por inatosem shumë
C. Nuk ka problem, sepse mund të jenë mikeshat e tij

9. Në dashuri…

A. Fiton kush bën prepotentin
B. Duhet të ketë sinqeritet
C. Fiton ai që jepet tërësisht

10. A do ta tradhtonit partnerin?

A. Nëse më tradhton, po
B. Kurrë nuk i dihet jetës
C. Absolutisht jo

 

PROFILI JUAJ

Më shumë A
Shumë dyshues

Nuk keni besim tek askush. Mendoni se të gjithë duan t’ju hedhin hi syve. Në dashuri ia dilni mbanë më së miri të jeni një spiune e mirëfilltë dhe kjo gjë sjell pakënaqësi si për ju, ashtu edhe për partnerin. Por, kujdes, nëse vazhdoni të bëni spiunen orë e çast, rrezikoni të mbeteni vetëm.

Më shumë B
Dyshues sa duhet

Përgjithësisht ju jeni një njeri që besoni tek të tjerët dhe gjithmonë keni tendencën që të mos gërmoni në jetën e atyre që ju rrethojnë. Besoni te partneri në masën e duhur, megjithatë, kur ndjeni se diçka në shkon, jeni në gjendje ta kuptoni. Vazhdoni kështu dhe mos ndryshoni asgjë.

Më shumë C                                                                                                                                                       Aspak dyshues

Mendoni se të gjithë njerëzit që ju rrethojnë janë të ndershëm e të sinqertë dhe besoni tek të gjithë.
Mbi të gjitha nuk e kuptoni kur të tjerët jua kanë me të pabesë. Edhe në marrëdhënie me partnerin
keni të njëjtën sjellje. Prandaj, hapni sytë, sepse jo të gjithë njerëzit janë të mirë si ju!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top