Teste

January 13, 2020 | 8:22

TEST / Sa e lumtur jeni?

Shumë shpesh ndodh të trishtohemi përballë një rezultati zhgënjyes. Por, a është realizimi i të gjitha dëshirave tona termometri i lumturisë apo është një sjellje mendore? Të kemi dhe të dëshirojmë gjithnjë e më shumë si materialisht, ashtu edhe në ndjenja, përfaqëson një terren “shterpë” ku mund të kultivojmë një jetë me pakënaqësi e trishtim. E kështu mund të qeshim në momente të bukura, si dhe në ato më të errëta, duke pranuar se jeta është një rrugëtim momentesh të gëzueshme dhe të dhimbshme.

Kemi përzgjedhur një test, i cili ju tregon sesi është gjendja juaj shpirtërore. Përgjigjuni pyetjeve dhe zgjidhni profilin që ju korrespondon.

  1. Takon ish-partnerin me të dashurën në krah…

a. Të kap malli për të kaluarën

b. I ke pak zili

c. Je e kënaqur për ata të dy

  1. Të organizojnë një festë surprizë…

a. Është një gjest dashurie dhe miqësie

b. Mbetesh e shtangur

c. Mallëngjehesh dhe vihesh në siklet

  1. Cila nga këto thënie ju pëlqen më shumë?

a. Çdo ndarje është një humbje

b. Në fillim puna, pastaj kënaqësia

c. Jo të gjitha të këqijat vijnë për keq

  1. Një provim ku ishit përpjekur shumë, nuk shkon mirë…

a. I bën vetes një dhuratë për t’u ngushëlluar

b. Të kap mërzia dhe mbyllesh në shtëpi

c. Merresh me diçka tjetër dhe pas disa ditësh studion më shumë

  1. Mendon për ngjarjet e së shkuarës?

a. Çdo ditë

b. Herë pas here

c. Rrallë

  1. Më në fund, një dëshirë e juaja e madhe bëhet realitet…

a. Je e kënaqur, por sa do të zgjasë?

b. Mendon menjëherë për një objektiv të ri

c. Je e kënaqur dhe plot energji

  1. Bie shi, sheh nga dritarja dhe mendon…

a. Kur do të dalë dielli?

b. Sa keq që nuk dal dot

c. Pas shiut del dielli, që do të ngrohë bimët…

Më shumë A

JENI NË KËRKIM TË LUMTURISË…

Për ju lumturia është diçka që duhet ta ndiqni nga pas, që kushton shumë mund e sforco. Lumturia ka gjithmonë një çmim për t’u paguar. Për këtë arsye shpesh jeni pa besim dhe të përfshirë nga trishtimi. Nuk e shihni se gjithçka që kërkoni është brenda jush?!

Më shumë B

LUMTURIA, NJË NDJENJË QË IKËN SHUMË SHPEJT

Për ju lumturia ekziston, por zgjat pak. Është një oaz në shkretëtirë, të cilën herë pas here ia del ta kesh: në këto çaste ndjen kënaqësi, por pak çaste janë e mbarojnë shpejt. Është njësoj sikur lumturia të sjellë spërkatje ngjyrash në një jetë bardhë e zi.

Më shumë C

RREZATONI LUMTURI

Ju po që dini të jetoni me sjelljen e duhur: në jetën tuaj gëzimi dhe dhimbja bashkëjetojnë në mënyrë harmonike. Sekreti juaj? Nuk jeni të fiksuar pambarimisht që të kërkoni lumturinë, dhe as përpiqeni të kapeni fort pas saj kur ajo ikën. Është e vetmja mënyrë që ajo të rikthehet sërish.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top