Jeni të aftë të krijoni një marrëdhënie të shëndoshë miqësie, që me kohën të jetë edhe e fortë, edhe e sinqertë dhe sa më jetëgjatë? Apo nuk besoni në miqësi dhe ndoshta i përdorni miqtë për interesin tuaj, pa bërë asnjë sakrificë për ta? Duke iu përgjigjur me sinqeritet pyetjeve të testit do të zbuloni se çfarë roli zë miqësia në shkallën e vlerave dhe do të kuptoni se si ju shohin miqtë tuaj…
- Një mik ka tradhtuar besimin tuaj:
a. Inatosem dhe nuk i flas më
b. I kërkoj shpjegime dhe vlerësoj nëse duhet t’i jap edhe një mundësi tjetër
c. E fal: miqësia është e shenjtë
- Do të ishit të gatshëm të hiqnit dorë nga një gjë e rëndësishme për të ndihmuar një mik që është në vështirësi?
a. Varet, më parë duhet të vlerësoj nëse më intereson
b. Po, por do të gjeja një mënyrë për të mos dëmtuar veten
c. Po, gjithmonë
- Ke me miqtë të njëjtin nivel besueshmërie, apo ke edhe marrëdhënie preferenciale?
a. Është e njëjta gjë me të gjithë, sepse nuk u jap asnjëherë konfidenca shumë personale
b. Kam një mik/e të veçantë, por edhe me të tjerët ruaj një marrëdhënie të shkëlqyer
c. Flas vetëm me mikeshën time më të mirë
- Pushimet ideale për ju janë:
a. Me partnerin
b. Me miqtë
c. Të gjithë bashkë
- Merr vesh që mikesha juaj është e dashuruar me të njëjtin djalë që ju intereson edhe ju:
a. Pa i dhënë asnjë shpjegim, nuk dal më me të
b. Takohem dhe bisedoj me të për të sqaruar situatën
c. Tërhiqem dhe i lë rrugën e lirë
- A është një ndër kënaqësitë e jetës të kalosh një pasdite duke folur me një mikeshë?
a. Ndonjëherë
b. Pothuajse gjithmonë
c. Po, pa asnjë dyshim
- Mendon se partneri duhet të jetë një person, të cilit mund t’i besosh si një miku?
a. Jo
b. Varet nga situatat
c. Sigurisht, po
- Shoqja e ngushtë të shkruan se ka nevojë për ndihmë. Si sillesh?
a. I nis një mesazh duke i thënë se do ta ndihmoj sapo të më krijohet mundësia
b. E telefonoj për të marrë vesh si është
c. Shkoj menjëherë ta ndihmoj
- A je një njeri që beson verbërisht tek të tjerët?
a. Jo, nuk kam besim
b. Po, por gjithsesi tregoj gjithmonë kujdes
c. Po, deri në atë pikë sa dukem naive
- Mendon se zhgënjimet ndihmojnë të jesh më realiste për sa i përket miqësisë?
a. Po, nuk ka miqësi të përjetshme apo perfekte
b. Po, edhe pse mund të lëndojnë, zhgënjimet e ndihmojnë një miqësi të rritet e forcohet
c. Po, por nuk i duhet dhënë shumë rëndësi zhgënjimeve
- A të gjykojnë miqtë si njeri i besueshëm?
a. Nuk e di se çfarë mendojnë për mua
b. Po, jam shpesh personi që dëgjon problemet e tyre
c. Po, mes nesh nuk ka sekrete
PROFILET
Më shumë A
Nuk shfaqni interes për miqësinë
Miqësia nuk është një gjë që qëndron në majë të gjërave të rëndësishme të jetës suaj. Jeni skeptikë dhe nuk krijoni iluzione. Pa dyshim që keni miq e mikesha, megjithatë nuk e lini asnjëherë veten në një marrëdhënie të plotë afërsie e besimi. Çdo gjë mes jush është sipërfaqësore dhe e ftohtë. Ndoshta një zhgënjim i madh ju ka bindur të mos e hapni zemrën kurrë plotësisht me dikë tjetër që nuk është partneri juaj.
Më shumë B
Jeni selektivë
Kujdeseni për miqësitë, që shpesh përfaqësojnë një mbështetje kur gjërat e jetës suaj bëhen të vështira apo të pakënaqshme për t’u përballuar. Jepni dhe merrni dashuri dhe ju konsiderojnë si një person me të cilin është e lehtë të flasësh. Veç kësaj preferoni t’i dëgjoni të tjerët dhe më pas të jepni këshilla, në vend që të flisni vetëm për veten. Por jeni selektivë: vetëm ata që kanë cilësi të caktuara mund të jenë pjesë të këtij rrethi kaq të veçantë miqësie.
Më shumë C
Jeni besnikë në miqësi
Për ju miqësia ka një vlerë thelbësore dhe shkruhet gjithmonë me gërma të mëdha. Është e rëndësishme dhe e bukur po aq sa dashuria, në mos edhe më shumë. Ndiheni të gjallë dhe të pranuar vetëm në brendësi të grupit tuaj miqësor. Do të bënit gjithçka për një mik të vyer, dhe kjo është e dukshme. Por kujdes: të jeni të dashuruar me miqtë, mund t’ju privojë nga pavarësia afektive dhe mund t’jua turbullojë gjykimin që mund të keni për të tjerët.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 134
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.