Teste

November 1, 2019 | 9:17

TEST / Sa rëndësi kanë miqtë tuaj?

Ekziston një fije shumë e hollë dhe e brishtë ndërmjet dëshirës për të qenë një mike e mirë dhe nevojës së dëshpëruar për miq. Po ti cilës kategorie i përket, atyre që shijojnë shoqërinë, apo je ndër ata persona që je e varur prej tyre? Përgjigju pyetjeve të këtij testi për ta kuptuar…

  1. Je në një festë me miken tënde, e cila largohet për në tualet. Çfarë bën?

a. Prezantohesh me të pranishmit e tjerë dhe bisedon me ta

b. Vendos të shkosh dhe ti në tualet

c. Merr një pije dhe argëtohesh duke parë se si të shohin të pranishmit e tjerë në festë

  1. I ke nisur një mesazh mikes tënde një ditë më parë dhe ajo ende nuk të ka kthyer përgjigje. Çfarë bën?

a. Mendon se është e zënë dhe nuk e vret mendjen

b. Nuk duhej t’i shkruaje ti e para

c. Nuk e vret mendjen dhe i nis një mesazh ku e pyet nëse ka ndonjë problem

  1. Po vishesh për në takimin e parë dhe mikeshat e tua vijnë në shtëpi. Çfarë bën?

a. Provon çdo fustan dhe i pyet se çfarë mendojnë për veshjen tënde

b. Vajzat as që e kanë idenë se po shkon në takim me një djalë, deri në momentin kur ti del nga dera e shtëpisë

c. U tregon se çfarë ke vendosur të veshësh dhe i falënderon për fjalët e mira që të thonë

  1. Je gati duke pranuar një ofertë shumë të mirë pune, por mikesha jote mendon se duhet të presësh për një ofertë tjetër. Si vepron?

a. E pranon punën menjëherë. Nuk ke nevojë që miqtë të të thonë se çfarë të bësh

b. Ndryshon mendje – ajo të njeh më mirë

c. Mendon për shqetësimet që ajo ka, por më bën si di vetë

  1. Mikja jote më e mirë sapo ka zënë një të dashur, që do të thotë se ka ardhur koha që:

a. Të marrësh jastëkun dhe që qash pasi jeta jote tashmë ka marrë fund

b. Të dalësh me miq të tjerë dhe të forcosh marrëdhënien me ta

c. Të gjesh një pasion të ri. Gjithmonë ke dashur të mësosh gjëra të reja.

Pasi t’u përgjigjeni pyetjeve të testit, mblidhni pikët dhe gjeni profilin që ju përket.

 

Nga 8 deri në 10 pikë

Miqtë janë shumë të rëndësishëm për ty – ndoshta më tepër nga sa duhet. Ke nevojë për siguri vazhdimisht, por kjo gjë mund t’i largojë njerëzit. “Nevoja e vazhdueshme realisht që mund ta lodhë një mik apo mike, pavarësisht se sa shumë të do ai/ajo”, thotë Marla Paul autore e librit “Krizat e miqësisë: të gjesh miq kur nuk je më fëmijë. Rifitoni qetësinë duke u marrë me argëtime të tjera jashtë marrëdhënies suaj miqësore. Mundohuni të mos i testoni miqtë tuaj duke i pyetur në çdo kohë nëse po ndodh diçka apo jo dhe nëse kanë nevojë për ty, pasi nuk je dhe aq ndihmë me sjelljen tënde.

Nga 4 deri në 7 pikë

I zgjedh vetë momentet kur duhet gjesh mbështetje tek të tjerët dhe kjo është një gjë shumë e mirë, thotë Robert F Bornstein, autor i librit “Pavarësi e shëndetshme”. Nga ana tjetër, je gjithmonë i pranishëm kur miqtë e tu kanë nevojë për ty. “Kjo është një lloj pavarësie e shkëlqyer”, – thotë Margaret Clark, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin Yale. Më e mira nga të gjitha është se ndihesh e lirë për të bërë aventura të reja jashtë grupit të përhershëm të miqve – dhe ja se çfarë do të thotë të ndihesh e sigurt.

Nga 0 deri në 3 pikë

I vlerëson më së mirë hapësirat e tua dhe zor se varesh nga të tjerët. Kjo lloj vetmie është për t’u vlerësuar, por sipas Clark vjen pasi ju shpesh e evitoni ndihmën e të tjerëve. Kur miqtë mundohen t’ju ndihmojnë dhe ju këmbëngulni se ia dilni vetë mbanë, ata mund të mendojnë se ju doni t’i evitoni. Për aq kohë sa të mbështetesh te njerëzit që i konsideron të afërt është e shëndetshme, është mirë të hapeni. Do të kuptoni se të gjitha problemet që keni do të bëhen më të lehta për t’u përballuar.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 142

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top