Si zgjoheni në mëngjes: të lumtur e të buzëqeshur apo me humor jo të mirë? Jeni një njeri që i buzëqesh jetës? Zbulojeni me anë të këtij test. Lexoni pohimet e propozuara më poshtë dhe gjeni profilin tuaj.
- Më pëlqen që t’u bëj komplimenta apo elozhe miqve të mi.
a. Po b. Jo
- E konsideroj veten njeri interesat.
a. Po b. Jo
- Më pëlqen të fantazoj.
a. Po b. Jo
- Do të pëlqente të dobësohesha disa kilogramë.
a. Po b. Jo
- Nuk më pëlqen të luaj më nëse jam duke humbur.
a. Po b. Jo
- Nuk më pëlqen të dëgjoj batuta për veten.
a. Po b. Jo
- Nuk duroj dot që të më dalin përpara në radhë. Gjithmonë debatoj nëse ndodh diçka e tillë.
a. Po b. Jo
- I pranoj kritikat që më bëjnë.
a. Po b. Jo
- Jam një person empatik dhe kujdesem për të tjerët.
a. Po b. Jo
Më shumë A
Pa dyshim jeni një njeri i lumtur që ia dilni të ruani një ekuilibër të mirë mes asaj çfarë dëshironi dhe asaj që keni apo fitoni. Jeni i lumtur në të gjitha rrethanat dhe nëse ka diçka që nuk shkon, e përballoni me ndjenja pozitive. Komplimenta!
Më shumë B
Jeni një njeri që herë pas here jeni i ndërgjegjshëm për bukuritë dhe mirësitë që ju ofron jeta, por nga ana tjetër, keni tendencën t’i shihni gjërat me nervozizëm dhe shpesh kaploheni nga ndjenjat negative. Mund të jeni edhe më të lumtur, nëse mundoheni që t’i konsideroni gjërat me më shumë lehtësi.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 137
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.