Teste

May 7, 2016 | 11:20

Test/ Si e fajësoni partnerin tuaj

Në çift është gjithmonë partneri tjetër që na shqetëson… na sjell bezdi të vogla, kritika të pafundme… Ka mënyra të ndryshme për ta transformuar partnerin në fajtorin ideal të çiftit. Për të zbuluar rolin tuaj kur vini në faj partnerin, kryeni këtë test.

1. Fëmija juaj ka marrë një notë të keqe në shkollë, mendoni:

a.Nëse do të kisha pasur më shumë autoritet, ai do dilte me rezultate më të mira

b.Kur mendoj për kohën që kam shpenzuar me të…

c.Nuk e vras mendjen për detyrat e tij dhe ja rezultatet

 

2. Partneri juaj pi cigare në shtëpi:

a.Bën përpjekje që ta ndërpresësh: i bën keq për shëndetin

b.I thua se nëse nuk mendon për veten, të paktën mendo për ne të tjerët

c.Nuk ke më as dëshirë ta përqafosh

 

3. Jeni në restorant dhe partneri juaj po e shijon shumë pjatën, i thua:

a.Kur gatuaj unë, nuk ke kaq oreks!

b.Nuk e sheh që po ha shumë?

c.Sa mirë, po më inkurajon për gatimet e mia…

 

4. Në makinë me partnerin keni një konflikt për shkak të një aksidenti të mundshëm, i drejtoheni:

a.Ti nuk i respekton kurrë rregullat!

b.Desh vdiqa…

c.Mos akuzo të tjerët, ti kalove me të kuqe!

 

5. Merrni vesh se ai/ajo ju tradhton:

a.Jeni shumë e/i lënduar, nuk do t’i besosh më kurrë

b.E keqja është se të gjithë e dinin…

c.Ti më ishe betuar se duhej të kisha besim te ty

 

6. Keni disa javë që nuk keni marrëdhënie intime:

a.Nëse nuk ka më dëshirë, do të thotë se nuk të do si më parë

b.Mendon se dukeni si një çift pleqsh

c.Pyet veten nëse ai duhet të konsultohet

 

7. Prindërit e tij/saj dëshirojnë të kalojnë pushimet me ju:

a.Në moshën tënde, të kalosh pushimet me prindërit, nuk është normale

b.Duke qenë me prindërit e tu, nuk shihemi kurrë me të mitë

c.Në fakt, ti preferon të jesh më shumë me prindërit sesa me mua!

 

8. Ai/ajo punon shumë:

a.Të paktën paguhesh mirë

b.Je i/e sigurt që je i/e mirorganizuar?

c.Duhet të flasësh me vajzën tënde, kam përshtypjen se i mungon

 

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top