A ekziston dashuria e përjetshme? Disa çifte jetojnë bashkë pjesën më të madhe të jetës së tyre: 50, 60, madje edhe 70 vjet. Po ta thellohesh mirë, duket si një çmenduri, por ka shumë njerëz që kur betohen për dashurinë e përjetshme e mbajnë fjalën deri në fund. Po ju, si e përjetoni lidhjen tuaj? A do të jetë një dashuri “deri sa vdekja t’ju ndajë”? Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të testit tonë.
- Çfarë ndjen kur i thua partnerit “të dua”?
a. Një dashuri të sinqertë e prekëse
b. Ëmbëlsi, dashuri
c. Ndonjëherë, asgjë të veçantë, sepse e them për forcë zakoni
- Ke organizuar një suprizë për partnerin:
a. Disa ditë më parë
b. Para disa javësh
c. Nuk e mbaj mend, ka kaluar ca kohë
- E sheh dot veten në krah të partnerit pas dhjetë vjetësh?
a. Sigurisht që po
b. Po, do të doja të ishte kështu
c. Jo, më duket e ardhme shumë e largët
- Si e gjykon partnerin nga këndvështrimi fizik?
a. Shumë bukur
b. Mjaftueshëm në formë, më pëlqen kështu siç është
c. Tmerr, duhet të fillojë urgjent palestrën
- Kur sheh meshkuj të tjerë:
a. Mendoj se partneri im është më mirë
b. Ndonjëherë i hedh sytë dhe vërdallë
c. Më pëlqejnë më shumë se i dashuri
- Kur mendon për jetën në çift ndihesh:
a. E dashuruar dhe e lumtur
b. Ndihem e mbrojtur dhe që më dashuron
c. Në ankth dhe pak e trishtuar
- Fytyra e partnerit është:
a. Unike, e veçantë
b. E bukur, më dhuron kënaqësi kur e shoh
c. Interesante
- Jeta juaj seksuale e përmbledhur në një fjalë: cila është ajo?
a. Ëmbëlsi
b. Pasion
c. Forcë zakoni
- Zakonisht nëse flet për partnerin me shoqet, prindërit apo koleget:
a. Buzëqesh dhe nxjerr në pah aspektet e tij pozitive
b. Flas mirë, pa e ekzagjeruar
c. Shpesh ankohem për të
- Sa të pëlqen të bësh foto apo filmime me partnerin?
a. Shumë, zbuloj tipare e shprehi të reja
b. Mjaftueshëm, më pëlqen t’i shoh në një moment të dytë
c. Jo shumë, nuk bën pjesë tek interesat e mia ky zakon
Më shumë A
DASHURI E PËRJETSHME
Dashuria juaj është e dukshme: je shumë e dashuruar, lë kokën për partnerin dhe nuk i sheh asnjëherë meshkujt e tjerë si të dashur të mundshëm. Ia del ta shohësh historinë tuaj të dashurisë pa asnjë problem edhe pas dhjetë, njëzet vitesh sepse beson shumë. I keni të gjitha gjërat në rregull, në mënyrë që dashuria juaj të zgjasë përjetësisht!
Më shumë B
DASHURI JETËGJATË
Nuk është aspak e lehtë të përcaktohet se sa jetëgjatë do të jetë një lidhje, dhe aq më tepër t’i vihet emri ‘dashuri e përjetshme’ mund të duket guxim i madh, por ti dhe partneri jeni në një sintoni të përsosur me njëri-tjetrin. Mundoheni gjithmonë që të jeni sa më pranë dhe të përballeni me ulje-ngritjet dhe problematikat të kapur dorë për dore, si në jetën e përditshme ashtu edhe në dashuri.
Më shumë C
DASHURI JO JETËGJATË
Të paktën në këtë periudhë dashuria juaj nuk duket shumë e përjetshme: fërkimet, mungesa e interesit, mërzia apo rutina ndikojnë në mënyrë negative në çift dhe e vënë në vështirësi jetëgjatësinë e marrëdhënies. Por mos u dëshpëroni, dashuria mund të forcohet, ama duhet të përkushtoheni fort të dy.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 132
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.