Teste

June 11, 2019 | 10:58

TEST / Si është marrëdhënia juaj?

Çdo çift ka një ndjenjë ekuilibri, secila vlerëson lumturinë në çift sipas parametrave thjesht personalë. Pak rëndësi ka mënyra për ta arritur lumturinë. Ajo që ka rëndësi është që secili nga partnerët të ndihen mirë së bashku. Si e jetoni lidhjen tuaj? Ju kënaq plotësisht apo mendoni se ka ende shumë rrugë për të qenë të lumtur? Përgjigjuni pyetjeve të testit dhe zbuloni nivelin e lumturisë bashkëshortore.

  1. Për ju ka më shumë rëndësi pasioni apo bashkëveprimi e mirëkuptimi?

a. Pasioni

b. Të dyja

c. Bashkëveprimi e mirëkuptimi

  1. Sa rëndësi ka dialogu për ju?

a. Është thelbësor

b. Ka shumë rëndësi

c. Pothuajse fare, dialogojmë pak

  1. Keni miq të përbashkët?

a. Jo, unë kam miqtë e mi, ai të vetët

b. Po, miq të vjetër

c. Disa po, të tjerët jo

  1. Jeni të gatshëm të pranoni ndryshime të mundshme të partnerit?

a. Varet nga ndryshimet

b. Sigurisht, ndryshojmë vazhdimisht

c. Absolutisht jo

  1. Dashuroheni si në fillim të lidhjes?

a. Sigurisht

b. Dashurohemi ende shumë, por në mënyrë të ndryshme nga fillimi

c. Jo

  1. A keni shije të njëjta në çdo gjë?

a. Jo, jemi shumë të ndryshëm

b. Po, pothuajse në gjithçka

c. Kemi interesa të përbashkëta, por dhe të ndryshme

  1. Sa rëndësi ka për ju sinqeriteti?

a. Besojmë të dy se sinqeriteti është thelbësor

b. Ka shumë rëndësi, por ndonjëherë është më mirë të heshtësh

c. Nuk ka fare rëndësi

  1. A jeni gjithë kohës me njëri-tjetrin?

a. Gjithmonë

b. Absolutisht, jo

c. Jo, por më pëlqen të kalojmë shumë kohë së bashku

  1. Çifti juaj ka rëndësi më shumë se çdo gjë tjetër?

a. Po

b. Jo

c. Ka shumë rëndësi, por ka edhe gjëra të tjera

  1. Sa jeni xhelozë për njëri-tjetrin?

a. Shumë

b. Nuk jemi xhelozë

c. Jemi xhelozë aq sa duhet

Më shumë A | Jeni në një marrëdhënie të trishtë

Mungesa e lumturisë mbretëron sovrane në çiftin tuaj. Më shumë se sa dashuroheni, duket se e toleroni njëri-tjetrin. Një marrëdhënie në harmoni ka nevojë për bashkëpunim, pasion, mirëkuptim dhe empati, por mes jush nuk ekziston asgjë e tillë. A jeni të sigurt se jeni bërë për njëri-tjetrin?

Më shumë B | Një marrëdhënie deri diku e lumtur

Çifti juaj është i lumtur, por keni ende shumë për të mësuar! Lidhja juaj ka tendencën të jetë e bashkuar: thoni gjithçka, bëni çdo gjë bashkë, nuk mund të jetoni pa njëri-tjetrin. Por kujdes të mos e ekzagjeroni. Për të qenë me të vërtetë të lumtur është e rëndësishme të ruani njëfarë pavarësie nga partneri.

Më shumë C | Një marrëdhënie e lumtur

Jeni një çift i lumtur dhe i ekuilibruar. Keni kuptuar se për të qenë mirë së bashku, është e nevojshme të gjeni hapësira për veten. Besoni në vlerën e sinqeritetit, por nëse është e nevojshme dini dhe të heshtni! Dashuria juaj ka baza të forta e të qëndrueshme dhe pa dyshim është e destinuar të jetojë gjatë.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 137

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top