Teste

June 9, 2020 | 8:18

Test / Si i organizoni pushimet verore?

Ka nga ata që shkojnë me pushime për të treguar statusin social të cilit i përkasin dhe ka të tjerë që udhëtojnë sepse u pëlqen aventura dhe argëtimi po ti, çfarë tipi je? Zbuloje duke iu përgjigjur pyetjeve të këtij testi

  1. Çfarë bën kur duhet të organizosh një udhëtim?

a. Shkoj nëpër agjenci udhëtimi dhe marr një tufë me broshura për t’u informuar

b. Gjej një destinacion ku nuk kam shkuar më parë

c. Bisedoj me miqtë për të marrë ndonjë sugjerim prej tyre

  1. Në ç’mënyrë nisesh me pushime?

a. Përshëndetem me miqtë dhe të afërmit

b. Iki pa takuar askënd

c. Organizoj një festë me të gjithë

  1. Ke shkuar në një vend ekzotik shumë larg ku ushqimi është shumë i çuditshëm për ty. Çfarë bën?

a. Shijoj ushqimin

b. Nëse është ushqim që e kanë miliona njerëz, pse të mos e provoj dhe unë

c. Shijoj ushqime të tjera me të cilat jam mësuar

  1. Zakonisht gjatë udhëtimit flet për udhëtimin e vitit të kaluar?

a. Nuk e kam zakon, por edhe mund të ndodhë

b. Është gjithmonë dikush tjetër që e hap këtë bisedë

c. Është e pashmangshme, pasi bëj krahasimet me vendet ku kam qenë me parë

  1. Do ishe i gatshëm të zgjasje edhe një javë tjetër pushimet duke hequr dorë nga një hotel luksoz për një hotel më të thjeshtë?

a. Menjëherë

b. Nuk më interesojnë hotelet, më intereson qyteti, ambienti përreth

c. Përgjigjja e parë është “po”, por nëse hoteli do të ishte shumë i keq, e di që do të thosha “jo”

  1. Kujt i dërgon kartolina apo mesazhe përshëndetëse?

a. Njerëzve që u nis gjithmonë

b. Atyre që dua unë, por jo të gjithëve

c. Të gjithëve

  1. U keni bërë ndonjëherë fotografi njerëzve që nuk kanë dashur?

a. Po dhe në shumicën e rasteve me zor

b. Edhe më ka ndodhur, por i kam fotografuar pa mendje

c. Zakonisht më bëjnë mua fotografi

  1. Krijon miqësi me njerëzit që takon kur je me pushime?

a. Po, edhe pse e di që pas pushimeve secili vazhdon rrugën e tij

b. Vetëm me vendasit

c. Udhëtimet bëhen edhe për të krijuar njohje të reja

  1. Çfarë bëni në mbrëmje?

a. Programoj ditën tjetër

b. Shoh yjet

c. Argëtohem pa masë

  1. Cilat pushime konsideroni si të këqija?

a. Të gjitha ditët me shi

b. Të mos kesh kohë për të pushuar, por të kalosh ditët vetëm udhëtim me makinë

c. Të më vjedhin aparatin fotografik

  1. Si janë për ty pushimet e mrekullueshme?

a. Të kesh dëshirë për t’u kthyer sërish

b. Të kesh një pafundësi gjërash për të parë dhe shijuar

c. Të mos sëmuresh asnjëherë

  1. Çantë udhëtimesh apo valixhe?

a. Duhen të dyja

b. Çantë e madhe dhe e bollshme

c. Valixhe me rrota që të mos lodhem për ta mbajtur

  1. Çfarë mendoni për ata njerëz që preferojnë të pushojnë në një vilë të qetë dhe pa asnjë lloj argëtimi?

a. Çojnë dëm gjysmën e jetës së tyre mbyllur në shtëpi

b. Çojnë dëm gjithë jetën e tyre

c. Humbin kohën kot

  1. Çfarë dhuratash u sjell miqve?

a. Skulptura të qytetit

b. Punime artizanale të vendasve

c. Gjithçka që më zë syri dhe më pëlqen

  1. Kur fillon të mendosh për udhëtimin e ardhshëm?

a. Kur vjen sërish sezoni

b. Gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi

c. Zakonisht kur marr përshtypjet e të tjerëve

Më shumë A

PUSHIMET JANË FESTË

Edhe për njerëzit që janë me ty pushimet janë të bukura. Nuk hap asnjëherë probleme, por edhe kur ndodhesh në vështirësi, je në gjendje t’i zgjidhësh menjëherë apo edhe të pranosh ndryshime të momentit të fundit që nuk të pëlqejnë. Kureshtia është një nga tiparet që të karakterizon, por di të ndalësh gjithsesi. Zakonisht merr me vete një tufë me harta, por asnjëherë nuk i hap për t’i parë ato. Dëgjon, beson, madje dhe lumturohesh kur duhet të kthehesh nga pushimet, pasi ke një arsye shumë të mirë për të treguar se çfarë ke parë. Dhe kthehesh nga pushimet me përshtypjet më të mira, me ndjesi të bukura dhe miqësi të reja.

Më shumë B

PUSHIMET JANË MISTERI YT

Je nga ata tipa që nisesh me pushime me mendimin fiks që nuk do ta ekzagjerosh në asgjë. Por ndonjëherë del nga rregullat, sa për të harruar pjesën e kaluar të vitit. Të pëlqen të dalësh vetëm, nuk do shoqëri dhe interesohesh vetëm për të parë gjëra të reja por nuk entuziazmohesh pothuajse asnjëherë. Të pëlqen të tregosh ç’ke parë dhe gjithashtu të pëlqen edhe të heshtësh. Ndonjëherë bën fotografi vetëm e vetëm që të kujtohesh se ku ke qenë, kur e ke shkrepur atë fotografi dhe me kë ke qenë.

Më shumë C

PUSHONI VETËM PËR T’U DUKUR

Për të ndenjur me miqtë bën gjithçka. Të entuziazmojnë peizazhet dhe shëtitjet. Nuk heq dorë nga kërcimet, nga alpinizmi, nga garat me kuaj, ndaj në çdo udhëtim je i pajisur me gjithçka. Je gjithmonë i pari në radhë, në autobus, në makinë, në shëtitje, kudo. Miqtë të thonë se e ekzagjeron tej mase dhe ky është burim të qeshurash pa fund.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top