Teste

June 24, 2016 | 8:19

TEST/ Si përballeni me problemet?

Disa persona zgjedhin të kapin demin për brirësh, të tjerë u vijnë rrotull pengesave, e të tjerë akoma tërhiqen që në vështirësinë e parë. Testi ynë do t’ju mundësojë të kuptoni më mirë sjelljen tuaj përballë vështirësive dhe do t’ju ofrojë këshilla për të vepruar me prakticitet.

1. Shoqja jote më e mirë është mërzitur dhe nuk të telefonon më. Ti:

a. Pret që të të marrë ajo e para

b. I shkon në shtëpi me një tufë me lule

c. Ndikohet shpejt, nuk është faji yt që është mërzitur

 

2. Po ndërroni shtëpi. Makina e shokut që duhet të të ndihmonte për të lëvizur rrobat sapo është përplasur:

a. Do ta rregullojë ose do marrë makinën e ndonjë shoku

b. Merr një makinë me qira për t’u siguruar

c. Oh, jo! Kisha organizuar gjithçka deri detaje

 

3. Dëshiron t’i kërkosh eprorit rritje rrogë. Drejtori të kalon pranë e të buzëqesh. Mendon:

a. Do t’i shkoj në zyrë në momentin e duhur

b. O tani, o kurrë! Është rasti që po prisja

c. Ndoshta buzëqesh, sepse e ka menduar edhe ai për të më rritur rrogën

 

4. Udhëtimi që duhet të bësh për punë rrezikon të anulohet. Ndërkohë pret telefonatën e eprorit tënd. Çfarë bën?

a. Del nëpër dyqane për të bërë blerjet e fundit para se të nisesh

b. Telefonon të gjitha agjencitë e udhëtimit për të gjetur një biletë

c. Stresohesh dhe shpreson që të gjejnë një zgjidhje

 

5. Sipas teje, për të zgjidhur një problem duhet:

a. Të marrësh këshilla nga njerëzit e duhur

b. Të kesh ide

c. Të udhëhiqesh nga optimizmi

 

6. Gjatë festës së ditëlindjes familjarët e tu fillojnë të grinden. Ti:

a. Vazhdon të festosh me miqtë

b. Ngre zërin për t’i detyruar të pushojnë

c. Je e trishtuar: kishte nevojë për pak qetësi

 

7. Shtëpia që kishte marrë për pushime nuk është ashtu siç e prisje. Ti:

a. Përshtatesh. Në fund të fundit do ta përdorësh vetëm për gjumë

b. I telefonon pronarit, duke i kërkuar të gjejë një shtëpi tjetër sa më parë

c. Je kaq e zhgënjyer sa dëshiron të kthehesh në shtëpi

 

8. Kolegia jote të paralajmëron: në mbledhjen tjetër nuk do të tolerohen gabimet…

a. Ditën e mbledhjes nuk ndihesh mirë dhe rri në shtëpi…

b. Përgatitesh që të bësh figurë sa më të mirë

c. Gjatë mbledhjes ndihesh keq kur të gjithë i kanë sytë vetëm tek ti

 

9. Fqinjët e tu bëjnë zhurmë deri natën vonë. Ti:

a. Zhvendosesh sa më shpejt

b. Organizon një mbledhje me fqinjët e tjerë

c. Përshtatesh me oraret e tyre

 

10. Partnerit i pëlqen të joshë edhe femra të tjera dhe ti këtë gjë nuk e duron. Në një festë fillon të flirtojë me një tjetër:

a. Kërcen gjatë gjithë mbrëmjes për të harruar

b. E fton të kërcejë

c. Të vjen për të qarë dhe gjatë gjithë mbrëmjes qëndron e ulur në një cep

 

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top