Ka nga ata që shkojnë me pushime për të treguar statusin social të cilit i përkasin, siç ka edhe të tjerë që udhëtojnë sepse u pëlqen aventura dhe argëtimi. Po ju, çfarë tipi jeni? Zbulojeni duke iu përgjigjur pyetjeve të këtij testi:
1. Çfarë bëni kur duhet të organizoni një udhëtim?
a) Shkoj nëpër agjenci udhëtimi dhe marr një tufë me broshura për t’u informuar
b) Gjej një destinacion ku nuk kam shkuar më parë
c) Bisedoj me miqtë për të marrë ndonjë sugjerim prej tyre
2. Në ç’mënyrë niseni me pushime?
a) Përshëndetem me miqtë dhe të afërmit
b) Iki pa takuar askënd
c) Organizoj një festë me të gjithë
3. Keni shkuar në një vend ekzotik, ku ushqimi është shumë i çuditshëm për ju. Çfarë bëni?
a) Shijoj ushqimin
b) Nëse është ushqim që e hanë miliona njerëz, pse të mos e provoj edhe unë
c) Shijoj ushqime të tjera me të cilat jam mësuar
4. Zakonisht gjatë udhëtimit a flitni për udhëtimin e vitit të kaluar?
a) Nuk e kam zakon, por edhe mund të ndodhë
b) Unë jo, por është gjithmonë dikush që e hap këtë bisedë
c) Është e pashmangshme, pasi bëj krahasimet me vendet ku kam qenë me parë
5. Do ishit i gatshëm t’i zgjasnit edhe një javë tjetër pushimet duke hequr dorë nga një hotel luksoz për një hotel më të thjeshtë?
a) Menjëherë
b) Nuk më interesojnë hotelet, më intereson qyteti, ambienti përreth
c) Përgjigjja e parë është “po”, por nëse hoteli do të ishte shumë i keq, e di që do thosha “jo”
6. Kujt i dërgoni kartolina apo mesazhe përshëndetëse?
a) Njerëzve që u nis gjithmonë
b) Atyre që dua unë, por jo të gjithëve
c) Të gjithëve
7. U keni bërë ndonjëherë fotografi njerëzve që nuk kanë dashur?
a) Po, dhe në shumicën e rasteve me zor
b) Edhe më ka ndodhur, por i kam fotografuar pa mendje
c) Zakonisht më bëjnë mua fotografi
8. Krijoni miqësi me njerëzit që takoni kur jeni me pushime?
a) Po, edhe pse e di që pas pushimeve secili vazhdon rrugën e tij
b) Vetëm me vendasit
c) Udhëtimet bëhen edhe për të krijuar njohje të reja
9. Çfarë bëni në mbrëmje?
a) Programoj ditën tjetër
b) Shoh yjet
c) Argëtohem pa masë
10. Cilat pushime konsideroni si të këqija?
a) Të gjitha ditët me shi
b) Të mos kesh kohë për të pushuar, por t’i kalosh ditët vetëm në udhëtim me makinë
c) Të më vjedhin aparatin fotografik
11. Si janë për ju pushimet e mrekullueshme?
a) Të kesh dëshirë për t’u kthyer sërish
b) Të kesh një pafundësi gjërash për të parë dhe shijuar
c) Të mos sëmuresh asnjëherë
12. Çantë udhëtimesh apo valixhe?
a) Duhen të dyja
b) Çantë e madhe dhe e bollshme
c) Valixhe me rrota që të mos lodhem për ta mbajtur
13. Çfarë mendoni për ata njerëz që preferojnë të pushojnë në një vilë të qetë dhe pa asnjë lloj argëtimi?
a) Çojnë dëm gjysmën e jetës së tyre mbyllur në shtëpi
b) Çojnë dëm gjithë jetën e tyre
c) Humbin kohën kot
14. Çfarë dhuratash u sillni miqve?
a) Skulptura të qytetit
b) Punime artizanale të vendasve
c) Gjithçka që më zë syri dhe më pëlqen
15. Kur filloni të mendoni për udhëtimin e ardhshëm?
a) Kur vjen sërish sezoni
b) Gjatë rrugës së kthimit për në shtëpi
c) Zakonisht kur marr përshtypjet e të tjerëve
Rezultati i testit
Më shumë përgjigje A
Udhëtimet janë festë
Edhe për njerëzit që janë me ju, udhëtimet janë të bukura. Nuk hapni asnjëherë probleme, por edhe kur ndodheni në vështirësi, jeni në gjendje t’i zgjidhni menjëherë apo edhe të pranoni ndryshime të momentit të fundit që nuk ju pëlqejnë. Kureshtja është një nga tiparet që ju karakterizon, por dini të ndaleni gjithsesi. Zakonisht merrni me vete një tufë me harta, por asnjëherë nuk i hapni për t’i parë ato. Dëgjoni, besoni, madje edhe lumturoheni kur duhet të ktheheni nga pushimet, pasi keni një arsye shumë të mirë për të treguar se çfarë keni parë. Dhe ktheheni nga pushimet me përshtypjet më të mira, me ndjesi të bukura dhe miqësi të reja.
Më shumë përgjigje B
Udhëtimet janë misteri yt
Jeni nga ata tipa që niseni me pushime me mendimin fiks që nuk do ta ekzagjeroni në asgjë. Por ndonjëherë dilni nga rregullat, sa për të harruar pjesën e kaluar të vitit. Ju pëlqen të dilni vetëm, nuk doni shoqëri dhe interesoheni vetëm për të parë gjëra të reja, por nuk entuziazmoheni pothuajse asnjëherë. Ju pëlqen të tregoni ç’keni parë dhe gjithashtu ju pëlqen edhe të heshtni. Ndonjëherë bëni fotografi vetëm e vetëm që të kujtoheni se ku keni qenë, kur e keni shkrepur atë fotografi dhe me kë keni qenë.
Më shumë përgjigje C
Udhëtoni vetëm për t’u dukur
Për të ndenjur me miqtë bëni gjithçka. Ju entuziazmojnë peizazhet dhe shëtitjet. Nuk hiqni dorë nga kërcimet, nga alpinizmi, nga garat me kuaj, ndaj në çdo udhëtim jeni i pajisur me gjithçka. Jeni gjithmonë i pari në radhë, në autobus, në makinë, në shëtitje, kudo. Miqtë ju thonë se e ekzagjeroni tej mase dhe ky është burim të qeshurash pa fund.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.