Teste

August 31, 2016 | 5:30

TEST/A keni varësi nga miqtë?

Ekziston një fije shumë e hollë dhe e brishtë ndërmjet dëshirës për të qenë një mike e mirë dhe nevojës së dëshpëruar për miq. Po ju cilës kategorie i përkisni, atyre që shijojnë shoqërinë, apo jeni ndër ata persona që jeni e varur prej tyre? Përgjigjuni pyetjeve të këtij testi për ta kuptuar…

 

1. Jeni në festë me miken tuaj, e cila ikën në tualet. Çfarë bëni?

a. Prezantoheni me të pranishmit e tjerë dhe bisedoni me ta

b. Vendosni të shkoni edhe ju në tualet

c. Merrni një pije dhe argëtoheni duke parë se si ju shohin të pranishmit e tjerë në festë

 

2. I keni nisur një mesazh mikes suaj një ditë më parë dhe ajo ende nuk ju ka kthyer përgjigje. Çfarë bëni?

a. Mendoni se është e zënë dhe nuk e vret mendjen

b. Nuk duhej t’i shkruanit ju e para

c. I nisni një mesazh, ku e pyesni nëse ka ndonjë problem

 

3. Po visheni për një takim. Shoqet e tua vijnë në shtëpi. Çfarë bëni?

a. Provoni çdo fustan dhe i pyesni se çfarë mendojnë për veshjen tuaj

b. Ato nuk e kanë idenë se do takohesh me një djalë,deri në çastin kur del nga dera e shtëpisë

c. U tregoni se çfarë keni vendosur të vishni dhe i falënderoni për fjalët e mira që ju thonë

 

4. Keni një ofertë pune, por mikja juaj mendon se duhet të prisni. Si veproni?

a. E pranoni punën menjëherë pa hezituar

b. Ndryshoni mendje – ajo ju njeh më mirë

c. Mendoni për shqetësimet që ajo ka, por bëni si dini vetë

 

5. Mikja juaj më e mirë sapo ka zënë një të dashur, që do të thotë se ka ardhur koha që:

a. Të merrni jastëkun dhe të qani pasi jeta juaj tashmë ka marrë fund

b. Të dilni me miq të tjerë dhe të forconi marrëdhënien me ta

c. Të gjeni një pasion të ri. Gjithmonë keni dashur të mësoni gjëra të reja

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top