Teste

August 17, 2016 | 9:10

TEST/Çfarë u pëlqen meshkujve tek ti?

Dekolteja, buzëqeshja, buzët, këmbët… zakonisht këto janë karakteristikat që meshkujt vërejnë në takimin e parë, por më pas, me kalimin e kohës, zbulojnë diçka që na bën të veçanta për sytë e tyre. Po çfarë është kjo ‘diçka’? Ndonjëherë është e vështirë ta kuptojmë dhe shpenzojmë orë të tëra për ta zbuluar. Epo, për të kuptuar pikën tënde më të fortë ndaj meshkujve, bëj menjëherë këtë test!

1. Shkon për të blerë një çantë. Cilën prej këtyre markave do zgjidhje?

a. Prada

b. Bottega Veneta

c. Diesel

 

2. Mikesha më e mirë martohet pas një muaji. Për festën e beqarisë ke organizuar:

a. Sauna, sushi dhe festë në diskotekë: mbrëmja jote ideale

b. Shëtitje me limuzinë, darkë në një restorant shumë të famshëm: një ditë të paharrueshme

c. Një seancë të plotë te qendra e preferuar estetike, humor pa fund dhe festë: do të argëtoheni pa masë

 

3. Seriali yt i preferuar është:

a. A place in the sun

b. Desperate Housewives

c. Lost

 

4. Të është prishur makina në rrugë. Ç’bën?

a. Telefonon të dashurin që të vijë të të marrë.

b. Vrapon për në punë, edhe pse je vonë tashmë

c. Hipën në autobus që të mos vonohesh në punë

 

5. Si je në shtrat?

a. Spontane dhe krijuese

b. Sensuale dhe e shpërqendruar

c. E ëmbël dhe e kujdesshme

 

6. Nuk duron dot:

a. Të të gënjejë

b. Të tallet në sy të të tjerëve me ty

c. Të të thërresë me emrin e ish-it të vet

 

7. Kur ishe e vogël:

a. Luaje me djemtë

b. Bëje shaka me shoqet

c. Rrije mënjanë vetëm me shoqen e ngushtë

 

8. Sapo ke blerë revistën e preferuar. Lexon menjëherë:

a. Artikujt për modën

b. Artikujt për jetën në çift

c. Plotëson fjalëkryqin në faqen e fundit

 

Më shumë përgjigje A

I bën të ndihen të rëndësishëm

Je plotë gjallëri, argëtuese, interesante dhe ke gjithmonë diçka për të rrëfyer. Ndihesh shumë mirë në prani të njerëzve. Forca jote është besimi në vetvete dhe ambicia e madhe që ke. Nuk heziton të eksperimentosh feminitetin tënd: nuk do të dilje asnjëherë nga shtëpia pa u grimuar dhe gjithmonë e rregullt. U pëlqen meshkujve, sepse u përkëdhel egon. Me ty në krah meshkujt ndihen më të bukur, inteligjentë dhe më të zgjuar sesa të tjerët, sepse kanë arritur të të joshin ty. Megjithatë, meshkujt kanë inat që ti të jesh më e mirë se ata. E pranojnë faktin që je e shoqërueshme, edhe që je plot humor nuk e kanë problem, por me kusht që të mos ndihen inferiorë. Krenari meshkujsh… Ndonjëherë duhet të bësh sikur je një vajzë e pambrojtur. Tregoji mashkullit tënd se ke nevojë për të në përditshmëri, edhe pse, natyrisht, mund t’ia dalësh vetë mbanë pa asnjë problem.

Më shumë përgjigje B

I bën të ndihen të përkëdhelur

Është një sjellje e pavetëdijshme nga ana jote: je plot përkushtim ndaj partnerit dhe nuk i thua asnjëherë “jo”. Ndaj ai përfiton dhe je ti ajo që bën çdo gjë në shtëpi. Megjithatë për ty nuk ka asgjë të keqe. E dëgjon me vëmendje edhe kur ai të flet me orë të tëra për ndeshjen e futbollit të skuadrës së tij të preferuar. I pëlqen sepse, pavetëdijshëm, je si mamaja e tij: gjithmonë e gatshme për ta dëgjuar, siguruar, përkëdhelur… Me ty meshkujt ndihen mirë, sepse i dashuron me pasion pa kërkuar asgjë në këmbim. Problemi është se ky roli prej ‘mamaje’ nuk është shumë seksi. Përkushtimi total, përkujdesjet e tepruara i lodhin shpejt meshkujt. Ata preferojnë që një grua të tregojë se ka karakter të fortë. Bli në dyqan dhe kthehu në shtëpi me një fustan shumë joshës (të cilin e ke blerë që t’i pëlqejë atij sigurisht). Thuaji që nuk ke dëshirë të përgatisësh darkën. Me pak fjalë, tregohu egoiste, sipërfaqësore dhe kapriçoze… Do të shohësh që partneri do të të vlerësojë më shumë.

Më shumë përgjigje C

I nxit meshkujt

Nuk rri një çast në vend, je plot gjallëri. Ke personalitet të fortë dhe meshkujt nuk përfitojnë dot prej teje, përkundrazi. Sigurisht që përpiqesh të krijosh përshtypje të mirë tek ata, por nuk e bën qëllimisht. Qesh me lehtësi, flet shumë dhe thua atë çka mendon, edhe kur flet për mamanë e tij. U pëlqen meshkujve, sepse me ty nuk mërziten kurrë. Nuk ka asnjë rrezik se mos bien në monotoni: i nxit dhe me ty asgjë nuk është e sigurt. Ke një personalitet që përshtatesh dhe di si të sillesh me të gjithë. Nëse partneri të kërkon ta shoqërosh në një mbrëmje ku nuk njeh askënd, e bën sepse e di që je e shoqërueshme dhe nuk do të mërzitesh. Megjithatë, të jesh gjithmonë kaq e shkathët, ndonjëherë e bezdis partnerin, pasi nuk arrin të të ndjekë dhe ndihet i lodhur. Kujdes të mos e ekzagjerosh: pothuajse të gjithë meshkujt thonë se preferojnë vajzat me look të thjeshtë, por pak delikatesë dhe feminitet nuk bën dëm. Dekolteja, buzëqeshja, buzët, këmbët… zakonisht këto janë karakteristikat që meshkujt vërejnë në takimin e parë, por më pas, me kalimin e kohës, zbulojnë diçka që na bën të veçanta për sytë e tyre. Po çfarë është kjo ‘diçka’? Ndonjëherë është e vështirë ta kuptojmë dhe shpenzojmë orë të tëra për ta zbuluar. Epo, për të kuptuar pikën tënde më të fortë ndaj meshkujve, bëj menjëherë këtë test!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top