Testi i “PISA” është testi kryesor ndërkombëtar për edukimin fillor dhe të mesëm. Ai dëshmon që Shqipëria është nivele të ulëta në arsim. Vendi ynë lë pas vetëm 19 shtete për cilësinë, barazinë dhe efikasitetin e sistemeve shkollore. Nxënësit shqiptar janë poshtë nivelit mesatar të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për sa i përket performancës së tyre në shkenca, lexim dhe matematikë. Megjithatë ka një përmirësim të ndjeshëm të nivelit, krahasuar me vitin 2006.
Testi “PISA 2015” është fokusuar në shkencë, lexim, matematikë dhe zgjidhjen bashkëpunuese të problemeve, si fusha minore të vlerësimit.
Përafërsisht 540.000 nxënës kanë marrë pjesë në testim, duke i përfaqësuar rreth 29 milionë nxënës të moshës 15-vjeçare nga shkollat e 72 vendeve pjesëmarrëse.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.