Mirëqenie

May 29, 2017 | 10:01

Tetë kombinime të produkteve që do t’ju ndihmojnë të humbisni peshë

FOTO-6

 Siç të gjithë e dimë, një dietë e balancuar është e rëndësishme kur bëhet fjalë për rënien në peshë dhe përmirësimin e shëndetit të përgjithshëm. Më poshtë do të gjeni disa kombinime të ushqimeve të shëndetshëm dhe të shijshëm njëkohësisht që do t’ju ndihmojnë të hidhni hapin e parë drejt trupit ideal.

1. Vezë dhe perime

FOTO-1
Vezët lehtësojnë absorbimin e karotenes (pigmenti që u jep ngjyrën perimeve) dhe së bashku me perimet e freskëta sigurojnë dyfish përfitim për ata që duan të humbasin kilet e tepërta.

2. Pulë dhe spec kuq djegës

Untitled-2
Speci i kuq djegës është shumë i mirë në djegien e kalorive dhe ndihmon trupin në konvertimin e ushqimeve në energji. Së bashku me mishin e pulës (i pasur me proteina) mund të përgatisni një recetë të shijshme dhe të shëndetshme njëkohësisht shkruan Shendeti.

3. Bishtajore dhe misër

FOT-2

Studimet më të fundit kanë zbuluar se një dietë e pasur me bishtajore (thjerrëza, fasule, bizele) mund të ndihmojë në rënien në peshë. Misri, ndërkohë, përmban një lloj karbohidrati të shëndetshëm, që është i i mirë për zorrët dhe sistemin imunitar, duke jua ndihmuar kështu të mbani një peshë ideale të trupit.

4. Çaj jeshil dhe limon

FOTO-3
Nëse po planifikoni të dobësoheni, çaji jeshil mund të jetë zgjidhja e duhur. Studiuesit kanë zbuluar se çaji jeshil ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe rënien në peshë. Bashkë me limonin do të mund t’i humbni ato kilet e tepërta që ju mundojnë prej kohësh.

5. Salmon dhe shparg

FOTO-4
Salmoni përmban acide yndyrore omega 3, lëndë ushqyese shumë të shëndetshme për organizmin, ndërsa shpargu është i pasur në fibra dhe proteina, që ju mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe ndihmojnë në nxjerrjen jashtë trupit të lëngjeve të tepërta.

6. Bajame dhe kos

FOTO-6
Disa vitamina (si vitamina A, E dhe D) absorbohen më mirë kur konsumohen së bashku me yndyrat. Për shembull, bajamet janë një burim i mirë i kalciumit, antioksiduesve dhe vitaminës E, ndërsa kosi ka në përmbajtje si yndyra ashtu edhe vitaminë D. Një kombinim perfekt!

7. Avokado dhe spinaq

FOTO-7
Si spinaqi ashtu edhe avokado janë të pasur me një sërë vitaminash dhe mineralesh, prandaj përdorimi i tyre së bashku në sallatë do të siguronte përfitimet maksimale në trup. Spinaqi mund të kombinohet edhe me vaj ulliri, ndërsa avokado është më i shëndetshëm kur kombinohet me peshkun, drithërat ose mishin e shpendëve.

8. Peshk ton dhe xhenxhefil

FOTO-8
Peshku ton është i pasur në acide yndyrore omega 3, që parandalon formimin e dhjamit në pjesën abdominale. Ndërsa xhenxhefili përmirëson funksionin e zorrëve dhe parandalon fryrjen e barkut.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top