Çdo mendim pozitiv është një lutje e heshtur që do t’ju ndryshojë jetën. Lutja është një formë meditimi. Një mendim pozitiv është një lutje e heshtur, një mendim negativ, një mallkim i heshtur. Një mendim i vetëm mund ta përmbytë trupin tuaj me stres emocional, ose me lehtësim qetësues.
Mendimet tuaja kanë fuqi të madhe mbi ndjenjat dhe perceptimet tuaja. Kur ne ndihemi të pafuqishëm në një botë armiqësore, ne mundet të paktën të praktikojmë shuarjen e armiqësisë në mendjen tonë.
Mendoni qëllimisht. Mendoni me kujdes. Mendoni me dëshirë. Mendoni pozitivisht. Lutuni për çlirimin tuaj nga mendimet e këqija. Kërkoni falje, faleni veten për gjërat e këqija që keni menduar për veten tuaj. Kërkoni forcë që të mos mallkoni veten dhe të tjerët asnjëherë.
Mendimet tuaja pozitive janë njëkohësisht edhe lutja dhe përgjigja e lutjes tuaj. Çdo mendim pozitiv është streha dhe shenjtërorja juaj, ku në atë moment mendimesh, ju jeni të mbrojtur. Filloni tani me mendime të dashura, pozitive dhe lejoni që këto lutje të heshtura t’iu transformojnë jetën tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.