Jeta është siç e bën. Pavarësisht gjithçkaje, ke për t’i prishur gjërat ndonjëherë, është një e vërtetë universale. Por pjesa e mirë është se e vendos vetë se si do të ngatërrohesh. Vajzat do të jenë shoqet e tua ose gjithsesi do të sillen në këtë mënyrë. Por thjesht kujto, disa vijnë e disa ikin. Ata që qëndrojnë me ty pavarësisht gjithçkaje, janë miqtë e tu të vërtetë. Mos i lër të ikin. Dhe kujto, motrat janë mikeshat më të mira në botë! Sa për të dashurit, edhe ato vijnë e ikin. Dhe zemër, e urrej ta them, por shumica prej tyre, në fakt pak a shumë të gjithë do të ta thyejnë zemrën. Por ti nuk mund të dorëzohesh sepse në qoftë se e bën, nuk do e gjesh kurrë shpirtin tënd binjak. S’do ta gjesh kurrë atë që të bën të ndjehesh e plotë dhe që bën çdo gjë për ty. Vetëm se dështove një herë, nuk do të thotë se do të dështosh gjithmonë. Vazhdo përpiqu, shtrëngohu fort dhe gjithmonë ki besim tek vetja jote, sepse në qoftë se nuk e ke ti, kush do ta ketë tjetër e dashur? Kështu që mbaje kokën lart, mbaje mjekrën lart dhe ç’është më e rëndësishmja, vazhdo të qeshësh, sepse jeta është diçka e bukur dhe ka shumë për të buzëqeshur!
― Marilyn Monroe
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.