Thënie

September 27, 2019 | 8:00

THËNIE / Mendimet

Sami Frashëri ka qenë ideologu kryesor i lëvizjes kombëtare shqiptare, dijetar, shkrimtar dhe publicist. Ai ishte zotërues i disa gjuhëve të huaja si turqisht, italisht, frëngjisht, latinisht, greqishtes së re dhe të vjetër, arabisht dhe persisht. Sami Frasheri drejtoi disa nga revistat e para në gjuhën shqipe “Drita” dhe pastaj “Dituria” (Stamboll 1884-1885) ku shkroi një varg artikujsh. Hartoi librat “Abetare e gjuhës shqipe” (1886), “Shkronjtore e gjuhës shqipe” (gramatika) dhe “Dheshkronje” (Gjeografia 1888). Ai ka shkruar “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet” botuar më 1889 në Bukuresht. 

Një komb që nuk është në gjendje të dallojë lirinë nga robëria, është një fëmijë që ka nevojë të vazhdojë në shkollën foshnjore“.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top